Sekretari socialist tallet me Bashën: Duro Luli, duro deri më 2021! Të paskan kapur keq dhimbjet e...!

30 Tetor 2019, 13:13Politika TEMA

Alfred Peza, sekretar për marrëdhëniet me Mediat në Partinë Socialiste, ka reaguar men jëherë pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha i cili kërkoi me insistim zgjedhje të parakohëshme.

Duke iu drejtuar në mënyrë ironike Bashës që të durojë dhe pak, meqë e paskan kapur dhimbjet e pushtetit, sekretari socialist thotë se ka kohë deri në qershor 2021 tëe përgatitet.

Postimi i plotë i Pezës:

Duro Luli, duro…!

Lulin e paskan kapur keq dhimbjet e pushtetit. E dëgjuat se çfarë tha?

“Kështu nuk mund të vazhdohet më, kjo situatë është e padurueshme.”

Duro Luli, duro!

Ke kohë deri në qershor 2021 për zgjedhjet e radhës. Deri atëherë ke punë me opozitarët që u premtove se do i sillje në pushtet, brenda pak orësh e ditësh.

Kaluan muaj e po mbushet një vit dhe sot i ke lënë të gjithë, jo vetëm pa pushtet, por edhe pa punë.

Ndaj dikush duhet ti kujtojë Lulit vargjet nga “Balada” e Lasgush Poradecit nga vëllimi “Vallja e yjeve”:

“Fryn veriu në Mal të Thatë,

Thotë vasha lele ngriva.

Duro, vashë, të durojmë

Si duron mali dëborën.

Në të shtënça, moj, në dorë,

Do të ngroh si top dëborë…”

1 komente në “Sekretari socialist tallet me Bashën: Duro Luli, duro deri më 2021! Të paskan kapur keq dhimbjet e…!”

  1. On says:

    O Fredi nuk je shembull I mire per tu ndjekur….ata gjyqtaret qe po rrezon vetingu ne shumice rastesh jane si ty….evazioniste….besoj ke degjuar qe rrezikohen te ardhurat, investimet e cdo gje….prej evazionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje