SHËNIM: “Syri i Kaltër”, ose tallje me një pasuri publike për klientë anonimë

30 Tetor 2019, 21:43Ekonomia TEMA

Ish- kabinat e vjetra tek “Syri i Kaltër” janë rinxjerrë në një ankand të dyshimtë dhe jo transparent nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas kërkesës së shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”, një shoqëri e falimentuar, e mbetur si rudiment, e cila nuk ka më asnjë pronë në zotërim.

“Syri i Kaltër” është një nga pasuritë natyrore më atraktive në Jug të Shqipërisë, shumë i vizituar nga turistët gjatë sezonit veror.

Vitin e kaluar, Administata e Zonave të Mbrojtura, prishi dy investimet që gjendeshin aty, lokalin e ngritur prej 20 vitesh pranë kabinave që po nxirren në ankand, dhe një lokal më të ri në hyrje të zonës, që po ashtu kishte kontratë qiraje nga Ministria e Mjedisit.

Të dy lokalet e shërbimit u prishën me brutalitet, duke u thënë pronarëve se Banka Botërore ka një plan për një investim 1.7 milionë euro dhe se lokalet do nxirren nga zona e “Syrit të Kaltër”.

Në fakt, nuk ndodhi asgjë, përveç prishjes.

Sivjet “Syri i Kaltër” ishte një gërmadhë dhe rrezikoi dhe jetën e disa turistëve nga rrëzimi i disa gurëve.

Tani befas del që nuk ka pasur asnjë plan të Bankës Botërore, por dikush i ka vënë syrin të spostojë dy investitorët që ishin, dhe të bëhet zot aty.

Siç shikohet qartë, Ministria e Financave ka përfunduar në kohë rekord procedurat për dhënien me qira të këtyre ambienteve.

Sipas dokumenteve, qeveria ka vendosur “dhënien me qira të pasurisë shtetërore me numër 652/1 vol. 4, faqe 15, zk. 2758, me emërtimin ‘Kabina Druri, 5 copë’, me sipërfaqe totale 470 m2, nga të cilat 220 m2 nën objekt dhe 250 m2 sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër, Delvinë, në administrim të shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”.

I pyetur nga gazeta TemA, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, tha se nuk është në dijeni të këtij ankandi dhe se mund të jetë një nga ato anomalitë e funksionimit të institucioneve.

Një javë më parë zoti Klosi ngriti alarmin për situatën tek “Syri i Kaltër” dhe theksoi se duhet ndërhyrje urgjente për ta kthyer zonën në një vend të sigurtë pë turizëm.

Duket se dikush tjetër po kujdeset, të bëhet pronar me 600 euro në muaj.

8 komente në “SHËNIM: “Syri i Kaltër”, ose tallje me një pasuri publike për klientë anonimë”

  1. Ti vjedh une vjedh,kush eshte hajduti says:

    Te gjithe ketu jane bere KCK e rames.
    Vidh e plackit kush te mundi.
    Shqiperia eshte ber si gjysma e gjelit

  2. Zigur Qarri says:

    Qeveria e “rilindjes”me ne krye drogaxhiun Edvin Escobar D’Rama,eshte nje bande gangsterash,qe synim kryesore ka,favorizimin e rrethit
    te tyre dhe vjedhjen e pronave publike per tu pasuruar vete,duke perdorur pushttetin ne dëm te Shtetit dhe shqiptareve te ndershem.

  3. Enea says:

    Ca po i ben Rama ketij vendi nuk ia ka bere as pushtuesi. Do dale nje burre kombi qe ta rrase ne burg ate, bashke me Bashen, Berishen, Meten, Veliajn me shoke. Atehere do na linde ndonje shprese per te jetu ne kete vend. Po nuk ka doli nje lider dhe nje grup drejtuesish qe e duan kete vend me zemer, ky vend do marre fund.

  4. Loran says:

    Kshu esht kur ve nje guzhinjere ne krye te mistris se financave

  5. N.VJOSA says:

    M a r r e z i !…
    M a k u t e r i…!
    Cdo gje mund te ndodhe, kur ne krye ke ministra kokedhjame!…
    Syri Kalter eshte nje pasuri mbarekombetare!
    Me atraktivja,
    me e bukura,
    me e shtenjta pasuri natyrore qe ka Shqiperia ne Jugun e saj!
    Them me e shtrenjta,
    sepser atje eshte
    F L O R I R I
    I
    B A R D H E….njer lume i tere me uje te pijshem!…( mendoni per nje moment kur shtete te tera ne jug te Europes, nga ngrohja globale, po kercenohen me mungesen e ujit te pijshem… cfare vlere do te marrin ne te ardhmen e afert pasuri te tilla natyrore…!)
    Tentoi para ca kohesh Nano Kurva, Nano Pijaneci,
    tja shiste Italise Syrin e Kalter,
    per te zgjidhur krizen e ujit te pijshem ne Italine e Jugut,
    ne kembim te ndertimit te ndonje rruge apo te ndonje investimi tjeter…por u terhoq sepse reagimi i shqiptareve do te ishte spektakolar dhe ata hapur thane se ne i veme dinamitin dhe Syrin e Kalter nuk ua shesim italianve!…
    Tentuan perseri italianet te ndertonin fabrika me ujrat e pijshme austriake ne Zonen e Alpeve dhe protesta e austriakve ishte e prere:
    Ujin e pijshem ,
    FLORIRIN TONE TE BARDHE ,
    e perpunojme vet
    dhe e shesim vet dhe nuk ua leme italianve….!
    Syri Kalter dhe e gjithe zona rreth tij duhet te shpallet PARK KOMBETAR, sic bejne edhe vendet e tjera me keto pasuri kombetare,
    te cilat as nuk mund te shiten as nuk mund te blihen…,
    por ti gezojne vet shqiptaret nepermjet shtetit te tyre, si pasuri shteterore….
    Cdo dite e me shume po me mbushet mendja se Rama ka disa ministra p r i m i t i v,
    pa horizont,
    qe shohin deri tek hunda e tyre…
    ose akoma me keq duane te vjedhin hapur , ne mes te dites…
    (Lere me pastaj te diskutosh dhenien me qira per 600 Euro ne muaj te ketyre ambienteve… (600 Euro kushton nje dhome ne zonat turistike…)
    Ne shqiptaret qe jetojme jashte Shqiperise u themi te huajve te vizitojne Shqiperine…
    (dhe Syrin e Kalter ua paraqitim si atraksionin nr. 1…)
    Dhe vertet, nje burim te tille me uje te pijshem, do ta kish enderrr cdo shtet europian per ta perdorur…Para ca kohesh anglezet, kam degjuar se kerkonin te merrnin me koncension Butrintin dhe Ksamilin dhe ta kthenin me investime hotelesh nje Honkong apo Makao ter dyte…!
    Kujdes me pasurit kombetare, se njerez primitiv apo te korruptuar, duane ta shesin Shqiperine
    dhe Syte e kaltra te saj,
    qe kane mbijetuar ne jete te jeteve !
    Ato duhet te mbijetojne ne shekuj per brezat e ardhshem…
    Nje turp i madh,
    ne se keto qe shkruan Gazeta jane te verteta….!

  6. N.VJOSA says:

    M a r r e z i !…
    M a k u t e r i…!
    Cdo gje mund te ndodhe, kur ne krye ke ministra kokedhjame!…
    Syri Kalter eshte nje pasuri mbarekombetare!
    Me atraktivja,
    me e bukura,
    me e shtrenjta pasuri natyrore qe ka Shqiperia ne Jugun e saj!
    Them me e shtrenjta,
    sepser atje eshte
    F L O R I R I
    I
    B A R D H E….njer lume i tere me uje te pijshem!…( mendoni per nje moment kur shtete te tera ne jug te Europes, nga ngrohja globale, po kercenohen me mungesen e ujit te pijshem… cfare vlere do te marrin ne te ardhmen e afert pasuri te tilla natyrore…!)
    Tentoi para ca kohesh Nano Kurva, Nano Pijaneci,
    tja shiste Italise Syrin e Kalter,
    per te zgjidhur krizen e ujit te pijshem ne Italine e Jugut,
    ne kembim te ndertimit te ndonje rruge apo te ndonje investimi tjeter…por u terhoq sepse reagimi i shqiptareve do te ishte spektakolar dhe ata hapur thane se ne i veme dinamitin dhe Syrin e Kalter nuk ua shesim italianve!…
    Tentuan perseri italianet te ndertonin fabrika me ujrat e pijshme austriake ne Zonen e Alpeve dhe protesta e austriakve ishte e prere:
    Ujin e pijshem ,
    FLORIRIN TONE TE BARDHE ,
    e perpunojme vet
    dhe e shesim vet dhe nuk ua leme italianve….!
    Syri Kalter dhe e gjithe zona rreth tij duhet te shpallet PARK KOMBETAR, sic bejne edhe vendet e tjera me keto pasuri kombetare,
    te cilat as nuk mund te shiten as nuk mund te blihen…,
    por ti gezojne vet shqiptaret nepermjet shtetit te tyre, si pasuri shteterore….
    Cdo dite e me shume po me mbushet mendja se Rama ka disa ministra p r i m i t i v,
    pa horizont,
    qe shohin deri tek hunda e tyre…
    ose akoma me keq duane te vjedhin hapur , ne mes te dites…
    (Lere me pastaj te diskutosh dhenien me qira per 600 Euro ne muaj te ketyre ambienteve… (600 Euro kushton nje dhome ne zonat turistike…)
    Ne shqiptaret qe jetojme jashte Shqiperise u themi te huajve te vizitojne Shqiperine…
    (dhe Syrin e Kalter ua paraqitim si atraksionin nr. 1…)
    Dhe vertet, nje burim te tille me uje te pijshem, do ta kish enderrr cdo shtet europian per ta perdorur…Para ca kohesh anglezet, kam degjuar se kerkonin te merrnin me koncension Butrintin dhe Ksamilin dhe ta kthenin me investime hotelesh nje Honkong apo Makao ter dyte…!
    Kujdes me pasurit kombetare, se njerez primitiv apo te korruptuar, duane ta shesin Shqiperine
    dhe Syte e kaltra te saj,
    qe kane mbijetuar ne jete te jeteve !
    Ato duhet te mbijetojne ne shekuj per brezat e ardhshem…
    Nje turp i madh,
    ne se keto qe shkruan Gazeta jane te verteta….!

  7. Muco says:

    Ja edhe rilindja kurve.

  8. gjelkokoshi says:

    vlera prej 600 euro eshte nje shifer shume e larte i lumte me ne fund ministrise se financave qe ja ariti ta vere ne perdorim kete zone te rrendesishme turistike, me 600 euro ne muaj jo vetem qe do ndertohet nje rruge me 4 korsi si rruga e kombit, por do teperojne edhe rreth 1.700,000 dollare ne emuaj per te ndihmuar banoret e zones

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje