Shkupi refuzon ftesën ruse për anëtarësim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik

30 Tetor 2019, 17:10Rajoni TEMA

Maqedonia Veriore nuk është ftuar të anëtarësohet në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU), tha sot në Shkup kryeministri Zoran Zaev.

“Ndoshta ka një lloj mur mbrojtës rreth kësaj qeverie, kështu që ne as nuk e morëm atë thirrje. Dhe kjo as nuk na vjen në mendje”,tha Zaev.

“Nuk ka një ftesë të tillë, dhe shpresoj se nuk do të vijë,” tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse një ftesë për anëtarësim në EAEU kishte arritur pas fillimit të bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Nga Shqipëria ende nuk ka një përgjigjie për ftesën ruse.

Ftesa u bë verbalisht nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian në Verona, Itali të Premten.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE”, theksoi diplomati rus.
Chizhov tha, “Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë” vënë në akull “nga Brukseli “mund të kenë më shumë benefite në EEU”.

Ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në EUU vjen vetëm disa ditë pas një vendimi negativ nga Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë Bjellorusia është i vetmi vend evropian që po merr pjesë në EEU.

3 komente në “Shkupi refuzon ftesën ruse për anëtarësim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik”

  1. Like floriri says:

    As nuk diskutohet qendrimi i Shqiperise per kete grupim ekonomik. Me nje JO te madhe do te jete. Me habit gazeta shekulli e cila ka marre ne interviste nje “antishqiptare” e cila nuk do te doje kurre te hyme ne europe. Mir ne paskemi gjithe kete krize qe sipas saj e pranon edhe presidenti Meta, por pse nuk ja dhte Maqedonise se veriut nese ecen me kete kut mase. Nacionaliste te ndyra te Le Penit. Pjella e keqe e europes se re.

  2. Kuq e zi says:

    Serbia sapo e firmosi javen qe shkoi me kryeministrin medmedev
    Tani maqedonia dhe shqiperia sapo firmosi renien e doganave me serbine
    Pra zoti zaev dhe zoti rama a nuk eshte e njejta gje sikur te kishit firmosur me rusine?
    Ne maqedoni e dime qe opozita eshte filoruse po ne shqiperi?

  3. Zengjeli nga Vëndreshë e parë. says:

    Kryeministri maqedonas thotë se nuk ka një ftesë për pjesmrrje në EEU, Tema thotë se “Shkupi refuzon ftesën…” Tema ka filluar të lëshjë pordhë të mëdha, jashtë mundësisë së bythës që ka. Pasi e ka bindur vehten se është ajo që përcakton orientimin politikë të qeverisë shqiptare, tani po i tregon edhe maqedonisë veriore se çfarë qëndrimi të mbaj. O Mero, është nja njëmijë herë më perëndimor se ty kryeministri maqedonas, nuk ka ngelur që një dhiar nga fshatrat e Tepelenës ti thotë se ç’duhet të bëjë. Ndaj vëri thëmbrën bythës dhe shtriji këmbët sa ke jorganin, atë bëj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje