Arkimend Lushaj (Stresi): Në burg ia kalova mirë, bëra shumë shokë. Ma futi shteti, por burgu të bën njeri

31 Tetor 2019, 09:41Lifestyle TEMA
Arkimend Lushaj (Stresi): Në burg ia kalova mirë, bëra shumë

Një eksperiencë ndryshe, jo e vështirë, e quan Stresi 8 muajt e kaluara në burg. I ftuar në emisionin “Glamour Zone” të Ester Bylykut transmetuar mbrëmjen e djeshme në RTV Ora, Stresi tregon si kaloi ditët në burg, rregullat pas hekurave. Tani po punon për albumin e tij dhe së shpejti do të nxjerrë këngën “U bë kohë që sjemi parë”

Pjesë nga biseda

Glamour Zone: Kur dole nga burgu ke publikuar gjysmë albumi.. kur të doli koha?

Stresi: Nga burgu dola më 15 qershor. Më 19 jam aktivizuar direkt. Disa këngë i kam menduar atje. Isha i etur shumë të hyja në studio dhe të realizoja ato që kisha në mend. Në total janë 11 këngë.

Glamour Zone: Ke kaluar dhe periudhën e vështirë…

Stresi: Nuk ishte periudhë e vështirë ishte eksperiencë tjetër. Ishte hera e parë që bija në burg në Shqipëri dhe rri kaq gjatë në burg, 8 muaj.

Glamour Zone: Cfarë eksperience?

Stresi: Ishte eksperiencë tjetër, krejt ndryshe, por jo e vështirë. Ishte e vështirë për ata që ia bëjnë vetes të vështirë.

Glamour Zone: Si ia kalove se e merr me kaq sportivitet?

Stresi: Shumë mirë. Kishim aktivitetet në dhomat tona .. u bëmë bashkë me bashkëvuajësit. Kisha dhe njerëz të njohur, sepse kështu funksionojnë burgjet në Shqipëri, vjen dikush një mik të merr nga jashtë. Shiko ma sistemo se është miku im.

Atje ka një rregull më të fortë se ne jashtë. Fjala e dhënë është fjalë e dhënë. Pikë zbatohet. Nuk ka shans që të shkelet. Është një botë tjetër atje.

Glamour Zone: Për cfarë e jepni fjalën?

Stresi: E japim fjalën për besnikëri. Gjëja më e rëndësishme në burg është të kalosh mirë me të gjithë e nuk ke problem. Sepse kur vazhdon të kesh probleme nuk është mirë.

Glamour Zone: Bëre miq të vërtetë?

Stresi: Patjetër, nëpër burgje ka djem më të mirë sesa jashtë. Atje janë djem që kanë reflektuar. Dinë gabimet, janë të rrahur me jetën dhe janë të penduar. Unë i përshëndes gjithmonë ata.

Glamour Zone: A dole me mend të tjera?

Stresi: Dola me një mendim që në Shqipëri shteti të manipulon siç do vetë. Sepse unë aty nuk isha për armëmbajtje pa leje por për armëlënie. Prokuroria më ka akuzuar dhe më ka hequr akuzat dhe 8 muaj burg pa afat, tani mund të dalësh nga burgu. Kjo cështje është zgjidhur një herë e mirë. Mbylla dënimin që më caktoi shteti dhe kaq.

4 komente në “Arkimend Lushaj (Stresi): Në burg ia kalova mirë, bëra shumë shokë. Ma futi shteti, por burgu të bën njeri”

  1. goni says:

    Qenka kenaqur djalka ne burg ,paska bere dhe aktivitete ne dhoma , tani mund te bashkpunosh shume mire me Gaz Bardhin.

  2. I pagabueshmi says:

    Seriozisht e ka Tema?! Deri ketu arrin nje media on line deri me tani prestigjoze?! Nese vazhdoni keshtu do humbi pozicionin e liderit! Cfare modeli po promovoni me lajmin ne fjale?????

    1. pjeter says:

      Me te vertet, ka disa kohe qe po konstatoj edhe une, qe po hasin shume ne VESHTIRESI te perditesojne lajmet,dhe marrin ke gjejne,nuk besoj se kan rrjedhur per nje heresh,.Ose ndoshta jane dhjamosur aq shume sa,eshte me mire te informosh lexusit e temes me opinionin e Arkimend Lushajn, pa levizur e gjetur lajme me inters publik.Ata mund te thone qe eshte personazh publik,por media kane mundesi ti zgjedhin kush eshte me i dobishem.Nuk me duket te jete burgaxhiu Stresi.

  3. Genti says:

    Meqe qenka kaq i kenaqur le te futet prap po kesaj rradhe bashke me trapin qe e ka baba.
    Nga ferra nuk del ndonjehere trendafil por vetem ferre me e eger.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje