Të padëshiruarit e Contes: 5 futbollistë nuk luajnë as edhe kur ka 4 ndeshje në 9 ditë!

31 Tetor 2019, 22:30Sport TEMA

“Katër ndeshje në nëntë ditë janë shumë. Nuk e di nëse një skuadër tjetër i ka luajtur kaq shumë. Dhe nuk ka mbaruar ende turi i forcës”.

Antonio Conte është ankuar për kalendarin e ngjeshur dhe faktin se mungojnë rezervat, por nëse i hedh një sy skuadrës zikaltër këtë sezon dhe sheh organikën, duke lënë mënjanë dëmtimet, janë 5 lojtarë që edhe në këto ndeshje që janë luajtur shumë pranë njëra-tjetrës, kanë qëndruar në stol ose janë hedhur në fushë sa për të mbajtur ritmin e fundit të ndeshjes.

Në total janë tre futbollistë që nuk janë aktivizuar asnjë minutë në 4 ndeshjet e fundit (Ranocchia, Valero, Dimarco) dhe dy futbollistë që kanë luajtur në total 30 minuta (Valentino Lazaro 17 minuta dhe Matteo Politano 13 minuta). Lazaro, deri tani, ka luajtur 17 minuta në Serie A dhe 40 minuta në Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje