KQZ i hoqi mandatin Agim Kajmakut, Rama: Institucionet janë institucione

1 Nëntor 2019, 11:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Teksa u pyet nga gazetarët për vendimin e KQZ , Rama tha ‘Institucionet janë institucione”, pa dashur të japë më shumë komente.

KQZ me vendim unanim shpalli sot të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Anëtarët e KQZ pasi morën në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, vendosën që Agim Kajmaku nuk duhet të jetë më në krye të Bashkisë së Vorës, pasi ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

Sipas KQZ, Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi, duke theksuar se ai ka shkelur ligjin e dekrminalzimit.  (TemA)

4 komente në “KQZ i hoqi mandatin Agim Kajmakut, Rama: Institucionet janë institucione”

  1. Edi mos u vone ,BEJ ATE QE BEJNE BURRAT E NDERSHEM? says:

    E mor Rama-zon u bere turpi i ketij vendi te bukur, po ky ke perfaqson ? Nuk ke te tjere per te ofruar ne jete shtet , MOS U BE QESHARAK IK DHE JAP DOREHEQJE SI BURRAT SE U BERE TURPI I BOTES!!

    1. Afrim says:

      Nqs Denar Biba edhe mendon sic flet, eshte vertet mbreselenes!
      Respekte z.Biba! Te ruajte Zoti!

    2. Bureto says:

      Të japë dorëheqjen Rama për Kajmakun e Vorës?! Mirë, ja po ia kërkoj edhe unë.
      Megjithëatë, nëse morali politik e kërkon (gjë që në Shqipëri nuk ka ndodhur ndonjëherë), Edi Rama duhet ta japë dorëheqjen, por vetëm pasi Ilir Meta do të vrasë veten (siç ka premtuar), dhe Basha të shkojë në burg për dosjen e rrugës së Kombit, ku iu krijua sipas KLSh dhe Prokurorisë së Shtetit, buxhetit një dëm, me vlerë mbi 230 mln $, si dhe sidomos, për vrasjet e 4 të pafajshmëve në Bulevard në 21 Janar 2011. Kështu shpëton dhe Shqipëria e shqiptarët nga këta të tre që janë aktivë në politikë, aktualisht në krye të saj, mbasi lista e mëkatarëve është më e gjatë.

  2. Doni me per Belulin.. says:

    Sa kryebashkiake duhet te shkarkohen nga dekriminalizimi qe PS-ja ta kuptoje se krimi po drejton partine? Sa here duhet te deshtojne negociatat per BE-ne, qe populli dhe partia te kuptoje se me Ramen nuk mund te ecet me tej? Arroganca dhe paaftesia, krimi dhe hajdutlleku jane ulur kembekryq ne qeverine, parlamentin dhe shtetin shqiptar. Prandaj, karagjozi i kryeministrise nuk ka moralin dhe as staturen e doreheqjes. Ai duhet shkulur me gjithe rrenje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje