Gazeta TemA ka mësuar se policia ka gjetur makinën e autorëve që bënë atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndojit.
Sipas burimeve të TemA-s, policia ka gjetur automjetin e autorëve, tip Benz, ngjyrë grip, me targa shqiptare, port ë fallsifikuara, në fshatin Shkafanë, në Ishëm.
Autorët nga nxitimi nuk e kanë djegur atë.
Në makinë, burimet bënë me dije se janë gjetur edhe dy automatikë AK47 dhe dy maska, çka tregon se autorët e atentatit kanë qenë dy.
Policia bëri me dije për gazetën TemA, se për momentin nuk ka emra konkretë për autorët e krimit, ndryshe nga sa është aluduar në media, dhe për pasojë, nuk dihen as motivet.
Lidhur me personin që shoqëronte prokurorin Ndoji, burime të policisë bëjnë me dije se ai njihej edhe me emrin Rumi Muharremi.
Ai ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet dhe është evidentuar si person me precedent kriminalë për trafik droge dhe pastrim parash.(TemA)
Hera e pare qe pas nje atentati apo nje grabitje gjendet nje makine e pa djegur dhe me arme e maska mbrenda
Hemmmm…
Me kujton provat materieale qe tregonte televizori ne shtepine e haklajve
Ku pastaj u mor vesh sesi ishin montuar dhe nga kush
Diversion apo budallej?
Nje zhurme per ca plera, ku plera te tjere pseudoanaliste ferkojne barkun se demek kjo eshte politike. Hesape te palara.