Raporti për terrorizmin, SHBA: Irani planifikoi sulme, përgëzojmë Shqipërinë që largoi ambasadorin. Vlerësojmë Vettingun, gati SPAK e BKH

1 Nëntor 2019, 20:44Kronika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vendeve për Terrorizmin, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në raport vlerësohet se Shqipëria vazhdoi mbështetjen e saj të fortë ndërkombëtare.

DASH thekson se kërcënimi i terrorizmit në Shqipëri vjen nga të kthyerit nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet për të radikalizuar rininë shqiptare.

SHBA-ja thotë se Irani kishte planifikuar sulm terrorist në Shqipëri, por Tirana zyrtare dëboi dy zyrtarë, mes tyre ambasadorin.

“Në dhjetor, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin në Shqipëri në përgjigje të një komploti të sponsorizuar nga Irani për të kryer një sulm terrorist në Shqipëri”, nënvizon raporti.

Më pas raporti ndalet te zbatimi i reformës në drejtësi, ku nënvizon se “reforma kushtetuese dhe ligjore për gjyqësorin janë duke u zhvilluar, duke filluar nga verifikimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsion, aftësitë dhe lidhjet me krimin e organizuar. Pritet që të ngrihet SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit”.

Njëherësh dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar raportin në faqen zyrtare duke përgëzuar Shqipërinë për përpjekjet.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgëzon Shqipërinë për përpjekjet e shtuara në forcimin e sigurisë kufitare, ndalimin e suksesshëm të terroristëve të njohur apo të dyshuar, si dhe për hapat drejt përmbushjes së plotë të rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të përmirësuar kontrollin e pasagjerëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë ajrore”, thuhet ne postin e ambasades se SHBA ne Tirane.

1 komente në “Raporti për terrorizmin, SHBA: Irani planifikoi sulme, përgëzojmë Shqipërinë që largoi ambasadorin. Vlerësojmë Vettingun, gati SPAK e BKH”

  1. trimi says:

    Ja, prokurori Ndoj i lidhur me krimin e organizuar nuk priti gjykimin e vetingut! Dhe krimi organizuar ka nje baze: partia demokratike me Sali Berishen dhe Ilir Meten. Lexoni historine e krimieve qe nga 1992. Hiqi qafe keta dhe do shikosh se ku do perfundojne ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje