Dramë në Premierligë: Liverpooli dhe Man City fitojnë me përmbysje

2 Nëntor 2019, 18:13Sport TEMA

Java e 11-të e Premierligës solli ndeshje dhe momente emocionuese për tifozët e futbollit, pasi dy skuadrat kryesuese Liverpooli dhe Manchester City arritën të fitojnë me përmbysje ndeshjet e tyre duke konfirmuar rivalitetin e fortë në garën për titull, ndërsasa Arsenali u ndal në barazim.

 Liverpooli e siguroi fitoren e dhjetë në Premierligë në ndeshjen e sotshme kundër Aston Villas, duke mbajtur epërsinë në kreun e tabelës së Premierligës ndaj Manchester Cityt në shtatë pikës.

“The Reds” e dominoi plotësisht ndeshjen sa i përket rasteve të krijuara dhe mbajtjes së topit, mirëpo golin e fitores e gjeti Mahmoud Trezeguet i Aston Villës në minutën e 11-të të ndeshjes.

Pas kësaj, Aston Villa arriti t’i rezistojë presionit të Liverpoolit për një kohë të gjatë, mirëpo Andreë  Robertson  dhe Sadio Mane shënuan dy gola dramatikë në fund të ndeshjes për t’i dhënë fitoren Liverpoolit në momentet e fundit.

Ndeshja nuk kaloi pa incidente kontroverse, pasi një gol i anuluar i Roberto Firminos shkaktoi shumë pakënaqësi.

Fitores së Liverpoolit iu përgjigj me fitore edhe Pep Guardiola, skuadra e së cilit siguroi fitore me rezultat 2-1 kundër Southamptonit në Etihad.

Southamptoni kaloi fillimisht në epërsi në këtë ndeshje në minutën e 13-të të ndeshjes, mirëpo Sergio Aguero dhe Kyle Ëalker shënuan nga një gol për ta përmbysur rezultatin

Me këtë pikë të fituar, Manchester City radhitet në vendin e dytë me 25 pikë të fituara, shtatë më pak sesa Liverpooli i Jurgen Kloppit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje