FOTO-REPORTAZH: Stadiumi i ri Kombëtar, detajet e fundit përpara hapjes së madhe

2 Nëntor 2019, 15:59Sport TEMA
FOTO-REPORTAZH: Stadiumi i ri Kombëtar, detajet e fundit përpara

Stadiumi i ri Kombëtar është drejt përfundimit, ndërsa pritet të inagurohet në ndeshjen me Francën më datë 17 nëntor. Punonjësit janë duke u dhënë formë detajeve të fundit, përpara inaugurimit.

Ashtu siç shihet nga pamjet që sjell fotoreporteri i ATSH-së, punimet janë drejt fundit dhe gjithçka do jetë në perfeksion për ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020.

Stadiumi i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit ka një kapacitet 22.000 vende me të gjitha tribunat e mbuluara.

Impianti i ri modern është investimi më i madh i kryer në futbollin shqiptar dhe tashmë futbolli shqiptar ka një shtëpi të re me të cilën do të përfaqësohet denjësisht në kompeticionet e rëndësishme sportive.

Stadiumi i ri është projektuar si një teatër romak ose grek, me tri pjesë për publikun dhe një skenë që është tribuna VIP.

Elementi historik është ai që mbizotëron. Gjithë stadiumi ka elementin e kolonave që simbolizon stilin e viteve ’30, element ky i lidhur ngushtë me periudhën historike. Janë mbi 3 mijë kolona që rrethojnë Arenën Kombëtare mbi të cilat janë gdhendur motive të veshjeve shqiptare.

Stadiumi i ri i projektuar për 22 mijë vende është dorë e një prej arkitektëve më në zë të kohës, njëkohësisht profesor në Fakultetin e Arkitekturës të Xhenoas, Marco Casamonti.

Së bashku me ekipin e tij ai ka bërë një punë të rëndësishme për katalogimin e pjesëve historike, pastrimin dhe rivendosjen e tyre, pjesë të cilat përbëjnë fasadën kryesore, vepër e famshme e Gerardio Bosio.

Zanafilla e stadiumit kombëtar ka nisur në gusht të vitit 1939, projektuar me 15 mijë vende dhe ka përfunduar në vitin 1946 me emërtimin “Qemal Stafa”, emër të cilin e mbajti deri qershor të vitit 2016.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar, se ndeshja testuese e Stadiumi të Ri Kombëtar, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë “Vllaznia”-“Apolonia”, e vlefshme për kampionatin e futbollit të femrave.

8 komente në “FOTO-REPORTAZH: Stadiumi i ri Kombëtar, detajet e fundit përpara hapjes së madhe”

  1. Detari says:

    Si do e pastrojne siperfaqen nga pluhuri i tiranes mbas nje muaji?

    1. Fatos says:

      Ta pastrojnë njëherë nga pluhuri i ndërtimeve pastaj nga ai i Tiranës. Ja ishalla bie shi. Gjithmonë.

  2. Tifozi says:

    Fantastik, bravo, shpresojme te jete me fat per kombetaren

  3. Problemi eshte se kemi stadium,por nuk kemi futboll says:

    Problemi ne i madh eshte se a do te mirmbajme apo do e shkatrrojne cecenet…
    Luli ka premtuar se do prishen te gjitha kullat….

  4. nord.al says:

    A mund te ma sqaroje ndokush se perse quhet stadium kombetar dhe jo nderkombetar?

  5. Daku says:

    Ne vitin e larget 1939 kur Tirana ishte nje fshat i madh j ndertua stadiumi me 15000 vende.Sot kur Tirana po shkon 1000000 ndertohet stadiumi me 22 000 vende dhe pa piste.Por …… me markete hotel e ku di une se cdo te behet tjeter.Kesaj i thone PPP Edi .

  6. lagja_brrakes says:

    Ptuuuu qender bisnesi legenash e i injoantesh. Zgerdhihuni ju vipa leshi qe keni ngal aty e merni ca putana per reklame e e kane p me gjize dhe inagurojeni

  7. H says:

    Shqiptarët kanë një prirje të mrekullueshme për të shkatrruar gjithshka prekin. E vetmja gjë që janë mjeshtra , kur shkatërrojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje