Rovena Zekaj, studentja e universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, rrëfen për “Shekulli”-n momentet tronditëse, me të cilat u përball pak ditë më parë, nga tre agresorë, të cilët tentuan ta përdhunonin. Ajo bën të ditur, se personi i cili ka arritur të identifikojë dhe më pas të ngrejë padi për të, Olsi Çanga, është lënë i lirë nga Gjykata e Elbasanit për shkak të mungesës së provave.
Ky vendim e ka tronditur edhe më shumë të renë, teksa deklaron se jeta e saj është në rrezik, duke u shprehur më tej, se do të kërkojë mbrojtje nga policia.
“Asgjë nuk ka mbaruar, pasi bërë denoncimin, madje edhe sot (dje) kanë ardhur mbi 20 thirrje me privat. Janë meshkuj, zëra të ndryshëm të cilët më thonë ‘tërhiq padinë që ke bërë, pasi do të vrasim nëse nuk e bën’”, thotë ajo.
Studentja më tej tregon se personi që tentoi ta përdhunonte, ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk e kishte parë asnjëherë më parë. “Nuk e di nëse këto kërcënime me vijnë nga ai person, pasi unë nuk e njoh atë. Ishte hera e parë që e shija atë ditë, kur tentoi të më përdhunonte. Kurrë nuk më ka përndjekur dhe asnjëherë nuk kanë qenë te provokuar nga ana ime. Di të them që ai ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike kur bëri atë tentativë”, rrëfeu e reja.
Tentativa
Në këtë intervistë, 22-vjeçaria tregon se si tre të rinjtë, ku njeri prej tyre i identifikuar tashmë, 36-vjeçari Olsi Çanga, tentuan t’a përdhunonin.”Nuk kam më as fuqi ta rikujtoi. Ka qenë e tmerrshme. Isha rrugës duke u kthyer për në shtëpi, disi larg universitetit. Në një makinë, tip “Golf”, ishin tre persona të cilët zbritën nga makina.
Si fillim ata filluan të flisnin dhe shanin me fjalë të pista, por nuk mendova se e kishin me mua. Më pas kuptova që diçka nuk po shkonte dhe për këtë arsye, nuk u ndala në rrugicën që të çon në banesën time, por diku tjetër për të humbur gjurmët. Ata vazhduan sërish, shanin dhe më kërconin, aty u binda që çdo gjë ishte drejtim meje” tregon ajo.
Ky do të ishte vetëm fillimi i një ngjarjeje, e cila i ka ndryshuar jetën tashmë Rovenës, duke u gdhendur përjetë në kujtesën e saj. “Nuk do ta harroj kurrë atë momente”, tregon ajo mes lotësh. “Sapo kalova rrugën, njeri prej tyre pas pemëve të rrugicës ku po kaloja më kapi nga fyti dhe më rrëzoi në tokë. Po bërtisja, po dridhesha, nuk e dija se çfarë do të ndodhte me mua.
Më hipi sipër dhe nisi të më prekte turpin. Ishte e neveritshme, nuk kisha forcë ta përballoja. Fatmirësisht veshur kisha një bluzë trupore, e cila ishte e lidhur dhe ai nuk pati mundësi të ma hiqte. Tentoi të ma shqyente bluzën dhe nisi të më zbërthente pantallonat, nuk mundem, ufff është e tmerrshme…” (Qan).” Nuk doja të më zotëronte, nuk mund ta bënte, në ato momente, po bërtisja me aq sa kisha fuqi, një dritë makine kaloi aty pranë dhe ai u largua”, deklaron e tronditur ajo.
Shteti duhet te xjerre mejiher Ligje te reja ,
e mbrojtje te Femres Shqiptare ,vetem ligji
mban ne distance dhuneen e kafshet e dala nga pylli
dhe jetojne sot mes Njerezve ,duke kafshuar jeten Qytetare cdo dite !
(ku jane reagimet e Shoqerise Qytetare ne mbrojtje te Femres nga kafshet ne Xhiro?-
nqs nuk reagohet -gjithcka do perseritet ,madje me dhunshem se me pare )
Pse vetem te femres ??? Ligji duhet ashpersuar aq shume dhe fiks saqe mos te ket gjyqtar e prokuror te bej tolerime.. armbajtje pa leje 40 vjet burg… perdhunin / dhunimi 100 vjet burg… e keshtu me radhe … parkim i gabuat dhe shkelje e rregullave te qarkullimit … 20 vjet burg
Nje vend ku prokurori ha derke me kriminele dhe kryeprokurorja nuk shqetesohet eshte ti besh shurren. C mund te presesh pastaj nga polici qe e di se personi qe akuzohet per perdhunim ka shok te ngushte e drekon me filan prokuror apo gjykates…
sikur ti kapte policia keta plera dhe ti varte me litar ne mes te qytetit dhe ti linte aty nje jave resht …ti shifte i math dhe i vogel..dhe te kuptojn se cdo te thote te prekesh nje vanjze…
Ku jane keto OJQ-rat e OJF-rat qe marrin fonde per te mbrojtur femrat dhe kategorite e tjera te kercenuara? Nuk organizonin dot nje proteste para gjykates? Shoqeri e kalbur deri ne palce, e korruptuar deri ne qelize. Shqiperia nuk behet sepse shumica e shqiptareve jane ose njerez te keqinj te korruptuar deri ne ndergjegje, ose injorante qe nuk e dine se cdo te thote te jetosh ne shoqeri te qyteteruar.
Mos valle mungonte ligji qe lihet i lire perdhunuesi dhe bashkepuntoret e tij ?
Cfare gjykate eshte ajo qe toleron keta persona te eger qe rrezikojne jeten dhe personalitetin e vajzes studente ?
Po te ishte motra apo vajza e gjyqtarit qe firmosi lirimin, ky do te ishte vendimi qe do te merrte ky gjyqtar ?
Palo gjykates !
Vajza ka marre mesazhe kercenuese, te cilat duhet te ishin identifikuar nga Policia apo Prokuroria, por qe edhe mund te identifikohen, rendesi ka detyrimi ligjor per te kryer investigimin e kercenuesit dhe ndalimin e tij. Nga theniet e vajzes kuptohet qe si Policia ashtu edhe Prokuroria nuk po bejne detyren : qe me mesazhin e pare kercenues Ato duhej ta kishin ndaluar autorin .
Ne kete situate, ku mashtruesit dhe kriminelet jane prezente ne Media – sikur shpetimtare te shqiptareve, priten te ringjallen te tjere sikur therrijat qe presin krijimin e kushteve per tu ngjallur.
Keto gjera ndodhin vetem ne vende islamike, dhe ne evrope ne te gjitha rastet nga emigrant islamik
Mjerte shqiptaret qe kane ngele pa shtet.