Dëshmia e Arjan Ndojit: Mund të më vrisnin edhe para shtëpisë, s’isha unë shënjestra

2 Nëntor 2019, 09:11Kronika TEMA

Një ditë pas atentatit me armë zjarri teksa ecte me makinë drejt Tiranës, ‘News24’ zbardh dëshminë e prokurorit Arjan Ndoj, i cili mbeti i plagosur bashkë me shoferin dhe mikun e tij.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi e një tjetër dhe janë ulur në restorant. Më pas u nisëm drejt Tiranës”, ka deklaruar Ndoj për grupin hetimor të çështjes.

News 24 raporton se prokurori kishte shkuar i vetëm në lokal dhe më pas ai e kishte ftuar në tavolinë për të drekuar së bashku.

Pasi kanë ngrënë drekën, ata janë nisur drejt Tiranës, ndërsa mjeti i tij ishte me xhama të zinj pas.

News 24 raporton se prokurori ka refuzuar kategorikisht që të lidhë atentatin për shkak të detyrës së tij.

Para grupit hetimor Ndoj mësohet të ketë mohuar faktin se ka qenë shënjestër e sulmit.

“Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk ka arsyeje që të më sulmonin në autostradë”, ka pohuar prokurori.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kam ndonjë të dyshuar. Nuk besoj që atentati ka të bëjë me mua”, tha ai.

8 komente në “Dëshmia e Arjan Ndojit: Mund të më vrisnin edhe para shtëpisë, s’isha unë shënjestra”

  1. Tropo says:

    I mbeti muti ne goje sales dhe lsi…

  2. edmond says:

    sherim te shpejte! Do te vrisnin para shtepise po ta kishe shtepine ne….autostrade!

  3. EJ says:

    Po ore po ,
    Nëse të qëllojnë para shtëpisë nuk kanë nga tja mbathin se ty të mbron mafia që kontrollon Durrësin 24 orë.
    Edhe aty në autostradë mafia ishte duke të mbrojtur , madje e kishe brenda në makinë, po çe do se sa del nga foleja ‘Durrës’ nuk ka Zot të të mbrojë.
    Në spital të Durrësit ju çuan se aty jeni të sigurtë.

  4. niki says:

    Ky ” prokuror” me zgjuarsine e nje adoleshenti thote, qe nuk e kishin me mua,por harron se ishte i shoqeruar me mafiozin dhe duhet te pergjigjet . Perse nje punonjes drejtesie shoqerohet me KRIMINELET? Pastaj mos te harrojme se Rama ngaqe foli per personazhin e mesiperm ,duke mos iu hapur asnje rruge e provuar per ta shkarkuar nga detyra dhe marre pushtetin ,mafia Berisha, Meta (per mua si qytetar ) gjeten nje menyre per ta akuzuar .Por zoti pervec ,BE -se dhe Amerikes eshte ne keto momente me Shqiperine dhe po i jep nje dore si ky atentat, ku te dy personazhet ,krimineli dhe prokurori te mbijetojne dhedo te duhet te deshmojne per “miqesine” e tyre.

  5. Ilir says:

    Hapni petet e lakrorit “GJIRI I LALESIT”. ATY Jane te gjitha shpjegimet, nga atentatoret qe Jane sherbetoret me te vegjel dhe te fundit ne liste, tek perfituesit me te medhenj qe Jane dhe me te frikesuarit. Edhe ky… mender prokurori, nuk eshte vecse nje sherbetor I PADRINOVE, qe pardje patì nje takim me Kreun e VETTING – ut. Plumbat e kallashit dje, i drejtohen pikerisht ketij… Paloprokurorit. Nese mbetej I vdekur, mire per PADRINOT. Nese jo, I sherben si mesazh… MBYLL GOJEN… ne te zhdukim. Ndaj dhe ky, I trembur, nxiton te thote se… NUK ISHIN PER MUA… kerkon te depistoje hetimet, e mbi te gjitha t’u thote PADRINOVE qe… Ska lidhje me mua… Ska lidhje me ju. Takimi me Kreun nderkombetar te vettingut I ketij katundaroprokurorit, ka trembur katundaroPadrinot.

  6. bureto says:

    Më mirë që s’të vranë, se më keq do ishin turbulluar ujrat edhe kështu të qelbura, nga hienat e politikës. Si ti, ashtu dhe dy bashkudhëtarët e tu të gjallë na duheni më shumë.
    Nuk e kishin me ty! Ja po të besojmë, po ti mor, me nder prokuror, ç’doje në makinë me dy persona me precedentë kriminalë?! A të pyetën kolegët? Ç’përgjigje u dhe? Ëëë…?!

  7. ilir says:

    Po kuptohet shum qarte!
    Shinjester nuk ishte asnjeri nga te plagosurit vec e vec.Shinjester ishte fakti qe duhej fiksuar qe ata ndodheshin bashke!
    Kaq mjafton qe nje drejtesi e drejte te hetoj dhe cmontoj krimin qe prokurori mbron!

  8. neri says:

    O pler, me plera rri. Sa ka ne drejtesi si puna jote?, plot, keshtu qe, ate qe mbjell ate do korresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje