Halloween i frikshëm në Kaliforni, masakra e dytë në 48 orë: 4 të vdekur

1 Nëntor 2019, 21:50Kronika TEMA

Halloween vërtetë i frikshëm në Kaliforni, që përjeton masakrën e dytë në pak ditë.

Policia e qytezës së Orinda, në verilindje të San Franciscos, ka njoftuar që si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri kanë humbur jetën të paktën 4 persona, me shumë të tjerë që janë të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës kaliforniane, në një apartament që ishte marrë me qira në Airbnb për të organizuar një festë për Halloween.

Vetëm dy ditë më parë, në Long Beach të Kalifornisë, të shtënat me armë në një festë Halloween-i kishin shkaktuar 3 viktima dhe 9 të plagosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje