VIDEO tronditëse: Rrëshqitje masive dheu, humb jetën babai dhe tre fëmijët e tij

2 Nëntor 2019, 14:47Lifestyle TEMA

Francisco Mujia Lux dhe tre fëmijët e tij, kanë humbur jetën, pasi shtëpia e tyre u shemb nga një rrëshqitje masive e dheut.

Trupat e tyre janë nxjerrë pas disa kohë kërkimesh, pasi në atë zonë të Guatemalës që ndodhet në kufi me Meksikën, pothuajse gjithçka ishte shembur.

Në momentin e rrëshqitjes së papritur, nëna dhe një prej fëmijëve ishin jashtë shtëpisë, duke shpëtuar kështu të palënduar.

Raportohet se rrëshqitja është shkaktuar nga shirat e vazhdueshëm të ditëve të fundit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje