Nga Dashnor Kaloçi
Memorie.al publikon dokumentet sekrete të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, ku hidhet dritë mbi përpjekjet e qeverisë komuniste shqiptare në vitet 1952-’53, për të bërë të mundur ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca.
Letra e plotë e Tiranës zyrtare e nënshkruar nga zv/ministri i Jashtëm i asaj kohe, Mihal Prifti dhe akuzat e hedhura ndaj ish-kreut të Legalistëve shqiptarë, i cili në atë kohe jetonte si azilant politik në Francë. Si dhe raporti për Behar Shtyllën lidhur me avokatin e famshëm francez, Zhuvenel dhe dy dëshmitarët që duhet të dërgoheshin nga Tirana për të dëshmuar kundër kreut të Legalistëve shqiptarë në mërgim…
Me anë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Drejtësisë, të bëjmë të gjitha përpjekjet tona dhe demarshet e duhura pranë qeverisë franceze, në mënyrë që ajo të na dorzojë sa më parë kriminelin e luftës, Abaz Kupin”. Kështu u shpreh në mes të tjerash, në fund të fjalës së tij në një prej mbledhjeve të Byrosë Politike të janarit të vitit 1952, kryeministri i qeverisë shqiptare dhe njëkohësisht Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha, i cili atë porosi të prerë e dha menjëherë porsa zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Mihal Prifti, përfundoi raportin “Mbi veprimtarinë e emigracionit reaksionar shqiptar në vende të ndryshme të botës”, që ishte dhe pika kryesore e rendit të ditës të asaj mbledhjeje.
Po cilat ishin hapat që ndërmori qeveria shqiptare e asaj kohe për ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca në Shqipëri dhe çfarë lëvizjesh diplomatike bëri ajo për të zbatuar atë vendim të Byrosë Politike? Për të gjitha këto bëhet fjalë në një numër të madh dokumentesh arkivore që mbajnë siglën “Tepër sekret”, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1952-1953, kohë në të cilën filluan përpjekjet e para të qeverisë shqiptare për të bërë të mundur ekstradimin e kreut të Lëvizjes së Legalitetit, Abaz Kupi, nga Franca në Shqipëri. Këto dokumente, një pjesë prej të cilave po i publikojmë në këtë shkrim, për gati gjysmë shekulli me radhë janë ruajtur në fondet sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit Shqiptar.
Kërkesën e parë për ekstradimin e kundërshtarëve të saj politikë ose të atyre që u quajtën “Kriminelë të luftës”, qeveria komuniste e Enver Hoxhës e kishte bërë që me mbarimin e luftës, në fundin e vitit 1944 kur ajo kishte ardhur në pushtet. Në fillim të listës së gjatë prej më shumë se 300 emrash, që Tirana zyrtare ua dërgonte në atë kohë disa shteteve Perendimore ku ishin strehuar emigrantët politikë shqiptarë, të arratisur nga vendi, figuronte emri i mbretit Ahmet Zogu dhe pas tij, i dyti në listë, vinte Abaz Kupi.
Ndonëse qeveritë e vendeve të ndryshme Perëndimore nuk iu përgjigjën asnjëherë pozitivisht qeverisë së Tiranës, dhe nuk ekstraduan asnjë nga personat që figuronin në atë listë të gjatë, ajo kërkesë vazhdoi të qëndronte në fuqi për vite me radhë. Nisur nga përgjigjet negative që i vinin për atë problem, dhe duke e parë të pamundur kërkesën e saj për sjelljen në Shqipëri të të gjithë personave që figuronin në atë listë, në fillimin e viteve ’50-të qeveria komuniste e Tiranës ndryshoi taktikë dhe mendoi që atë gjë ta kërkonte me nota proteste vetëm për disa persona të veçantë, duke e filluar atë me Abaz Kupin.
Pas porosisë së prerë të Enver Hoxhës dhe vendimit të Byrosë Politike të janarit të vitit 1952, që qeveria shqiptare të bënte të gjitha përpjekjet e duhura për të bërë të mundur ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca në Shqipëri, Ministria e Punëve të Jashtme nisi dhe procedurat e para për zbatimin e atij vendimi. Siç shihet dhe nga dokumentet arkivore, përpara se Ministria e Jashtme në Tiranë të niste procedurat e saj për ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca në Shqipëri, ajo fillimisht i tatoi pulsin qeverisë franceze, duke parë sesi do reagonte ajo për atë problem.
Kështu, me anë të njerëzve të shërbimeve sekrete të Zbulimit Shqiptar (Sigurimi i Shtetit), që vepronin të kamufluar nën petkun e diplomatëve në përfaqësitë tona të akredituara kryesisht në Romë e Paris, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u lidh me avokatin francez Zhuvenel, i cili botoi në gazetën “Humanite” (organ i Partisë Komuniste Franceze) një numër artikujsh kundër eksponentëve kryesorë të mërgatës politike shqiptare në Perëndim, duke i cilësuar ata si kriminelë lufte. Por pas këtyre artikujve që shënuan dhe hapin e parë të përpjekjeve të Tiranës zyrtare mbi çështjen e ekstradimit të Abaz Kupit, ngjarjet nuk rrodhën ashtu sikurse i kishte menduar qeveria shqiptare, pasi dolën të tjera probleme.
Pas artikujve të avokatit francez Zhuvenel, kreu i legalistëve shqiptarë në Perëndim, Abaz Kupi, i cili ishte dhe një nga personat më të anatemuar në shkrimet e gazetës “Humanite”, u indinjua pa masë. Ndaj akuzave të bëra në adresë të tij, ai nuk qëndroi duarkryq, por pajtoi një avokat tjetër francez dhe paditi për shpifje Zhuvenelin, duke e hedhur atë në gjyq.
Pas kësaj, Ministria e Jashtme në Tiranë, nëpërmjet zëvendësministrit Mihal Prifti (në atë kohë ministër i Jashtëm ishte vetë Enver Hoxha), me anë të disa telegrameve i kërkonte legatës shqiptare në Paris që ajo ta mbante në korrent vazhdimisht për problemin që kishte dalë dhe ta njoftonte për kohën kur do të fillonte gjyqi ndaj avokatit francez Zhuvenel.
Po kështu, në ato telegrame Mihal Prifti i bënte me dije ambasadorit Behar Shtylla se qeveria shqiptare kishte vendosur të dërgonte në Paris dy dëshmitarë, Riza Sulon e Xhavit Qesen (Xhavit Qesja, funksionar i lartë i KQ të PPSH-së në atë kohë, kishte dhe lidhje krushqie me Kupin), për të dëshmuar kundër Abaz Kupit dhe për të mbrojtur avokatin francez Zhuvenel.
Kjo gjë konfirmohet edhe në një nga telegramet e ambasadorit shqiptar të asaj kohe të akredituar në Paris, Behar Shtylla (në atë kohë quhej Ministër fuqiplotë), të dërguar në adresë të Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Në atë telegram, që mban datën 14 janar 1952, midis të tjerash thuhet: “Bisedova me Nordmanin. Gjyqi do filloj me 4 shkurt, veç në rast se kundërshtarët kërkojën atë ditë, gjyqi mund të vendosë të shtyjë. Simbas tij, amerikanëvet nuk iu intereson të bëhet ky gjyq, edhe ne nuk kemi fitim të bëhet. Mendoj se Xhavit Qesja mjafton, por edhe të dy po të vijnë, mirë është. Vëndet miqë dërgojnë shahitë. Unë mendoj të vijë Xhaviti vetë. Ndërhymë për vizat në Ministrinë e Punëve të Jashtëme. Çështja e Arif Sulos ka ditë, legata frenge aty është, ka njoftuar të jap vizën”. Behari.
Pas njoftimeve të legatës shqiptare të Parisit, për fillimin e gjyqit ndaj avokatit francez Zhuvenel, Tirana zyrtare nuk u mjaftua vetëm me idenë e dërgimit në Paris të Xhavit Qeses, i cili do dëshmonte në gjyq kundër Abaz Kupit. Por, për t’i ardhur sadopak në ndihmë avokatit francez, qeveria shqiptare mendoi që atë gjyq ta shfrytëzonte dhe për të deklaruar publikisht vendimin e saj për të kërkuar ekstradimin e Kupit nga Franca. Kjo gjë shihet më së miri dhe konfirmohet edhe nga një telegram i zëvendësministrit Prifti, dërguar ambasadorit Behar Shtylla në Paris. Në atë telegram, ku në fillim të tij thuhet “Tepër Sekret. Të shkruhet vetëm me dorë dhe me shkrim të pastër”, titullari i Ministrisë së Jashtme ka shkruar: “Këshillohuni me avokatët e Zhuvenelit dhe me miqtë e tij dhe na njoftoni urgjentisht nëse ata e shikojnë opportune që të kërkojmë që tani nga Qeveria Franceze, dorzimin e Abaz Kupit si kriminel lufte me qenë se ka dekllaruar qëndrimin në Francë. Simbas informtatave që ka kjo Ministri, ay qëndron më të shumtën e kohës në Itali ku zhvillon aktivitetin e tij. Na njoftoni nëse tani me rastin e afrimit të hapjes së gjyqit, ndodhet në Francë apo gjetkë. Stop. Mihal”.(firma)
Pas kërkesës së Ministrisë së Jashtme në Tiranë, e cila i kërkonte ambasadorit të saj në Paris, Behar Shtylla, që të bisedohej me avokatët e Zhuvenelit, nëse qeveria shqiptare mund të kërkonte pranë qeverisë franceze ekstardimin e Kupit, ambasadori Shtylla i përgjigjet menjëherë shefave të tij në Tiranë, duke u dhënë shpjegime të hollësishme për ato që i kërkoheshin. Në telegramin e tij, që mban datën 19 janar 1952, në mes të tjerash shkruhet: “Dje kisha për çaj avokat “Zhuvelin” dhe Manjenin. Biseduam për procesin. Dje, “Normanin” e kish njoftuar avokati i Abaz Kupit se Abaz Kupi nuk do paraqitet në gjyq, gjoja se nuk e ditkan ku ndodhet tani. Tërheqja e Abaz Kupit ose është manovër ose pse e dinë që është elementi më i kompromentuar e më i dobët i akuzës. Më parë është hequr një rumun. Ne menduam kështu: Të vazhdojmë përgatitjet sikur ai do të paraqitej, po të mos paraqitet materiali dhe dokumentat që kemi kundër tij të përdoren për të goditur të tjerët, e treta avokatët të gjejnë bazën juridike që Zhuveneli ta hedhë në gjyq Abaz Kupin për akuzë shpifarake duke tentuar kështu që ditën e parë ta kthejmë gjyqin në kundër akuzë. Mendojmë të vijë sidoqoftë një shahit (dëshmitar). Për vizën edhe sot ndërhymë por s’kanë dhënë përgjigje të saktë. Që sot filloi fushata në “Humanite”. Më 21 gjer më 24 Janar mblidhen në Londër krerët e kriminelëve të luftës të Europës Lindore. Aty do të marrin pjesë dhe disa socialistë të së djathtës, Spaak R. Ramadjer etj, Paul Rainot etj. Duket atje do të caktohet ndër të tjera dhe qëndrimi dhe shahitët e akuzojnë procesin e Juvenelit. Ka pak ditë që gazeta “Le’ Mond” shkroi tre artikuj të gjatë mbi emigracionin e Europës Lindore në Perëndim, për shqiptarët shkroi vetëm tri rradhë. Këta artikuj filluan fushatën e reaksionit për procesin. Njoftoni Romën të na dërgojë relacionin mbi Abaz Kupin. Për gjithë çka të re do ju njoftojmë”.
Behari
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Popullore të Shqipërisë me urdhër të Qeverisë së saj ka nderin t’i njoftojë Legatës së Francës në Tiranë me lutje që t’ja transmetojë Qeverisë së saj sa më poshtë vijon: Nga informatat që ka Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë rezulton se krimineli i luftës dhe armiku i popullit shqiptar Abaz Kupi, ndodhet në Francë dhe banon në Paris në adresën 11, Rue Massaset XVI. Krimineli i luftës dhe armiku i popullit shqiptar Abaz Kupi ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i okupatorit gjerman dhe i Qeverive kuislinge që ekzistonin në Shqipëri në okupacionin fashist dhe nazist.
Ai ka qenë inisiatori dhe organizatori kryesor i organizatës tradhëtare Legaliteti. Në bashkëpunim me ushtrinë e okupatorit gjerman dhe të qeverive kuislinge, si dhe në bashkëpunim me forcat mercenare të organizatës tradhëtare “Balli Kombëtar”, Abaz Kupi ka luftuar aktivisht kundër Ushtrisë Nacional- Çlirimtare dhe popullit shqiptar. Ai veçanërisht është përgjegjës për të gjitha shkatërrimet dhe grabitjet, për vrasjet e patriotëve dhe të popullsisë në krahinat e Shqipërisë së mesme si në Krujë, Mat, Peshkopi, në rrethet e Tiranës, në Prezë, Tujan, Shëngjergj, Selbë, Shën-Pal e gjetiu. Abaz Kupi ka qenë inspiruesi i masakrave të trishtueshme dhe të pashembullta të 4 Shkurtit 1944 në Tiranë.
Veprimtaria kriminale dhe anti-popullore e këtij krimineli lufte dhe armiku të popullit shqiptar, bashkëpunimi i tij me okupatorët fashist dhe qeveritë kuislinge si dhe gjithë akuzat që rëndojnë mbi të janë të njohura publikisht dhe të faktuara në mënyrë të plotë dhe të padiskutueshme. Për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtë të popullit shqiptar për krimet e rënda që ka kryer gjatë okupacionit kundër tij, në pragun e çlirimit të Shqipërisë, Abaz Kupi me ndihmën e anglo-amerikanëve kaloi në Itali e së andejmi në Francë ku sot ka vendbanimin e tij dhe nga ku vazhdon aktivitetin e tij armiqësor kundër Republikës Popullore të Shqipërisë dhe popullit Shqiptar.
Komisioni Qendror i Shqipërisë për krimet e luftës si dhe Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, duke u mbështetur në deklaratën e Moskës të të tre fuqive të mëdha të botuar në tetor të vitit 1943 si dhe mbi vendimet e mëpastajme të marra nga fuqitë aleate mbi dorëzimin e kriminelëve të luftës kanë kërkuar pranë Komisionit Qendror për krimet e luftës në Londër, si dhe nga Qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Britanisë së Madhe dhe të Italisë, dorëzimin e kriminelëve me kombësi shqiptare ose të huaj që gjatë luftës kanë kryer krime dhe kanë bashkëpunuar me agresorët fashistë dhe nazistë në kurriz të popullit shqiptar. Në të gjitha këto kërkesa, emri i kriminelit të luftës dhe armikut të popullit shqiptar Abaz Kupi figuron në krye të listës së kriminelëve të kërkuar për t’u dorëzuar.
Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë duke i bërë të ditur sa më sipër Qeverisë Franceze për aktivitetin armiqësor dhe kriminal të Abaz Kupit, duke u mbështetur në deklaratën e Moskës të vitit 1943 të të tre fuqive të mëdha mbi dorëzimin e kriminelëve të luftës si dhe në vendimet e mëvonshme të fuqive aleate mbi këtë çështje, e bindur se vepron me frymën e kartës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me interesin e përbashkët të popujve dhe të paqes dhe duke marrë parasysh se aktualisht Abaz Kupi ndodhet me banim në Francë nga ku vazhdon aktivitetin e tij armiqësor kundër Republikës Popullore të Shqiëprisë dhe popullit shqiptar, kërkon nga Qeveria Franceze të procedojë sa më parë në dorëzimin e këtij krimineli lufte dhe armikut të popullit shqiptar Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë.
Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë dëshiron nga Qeveria Franceze që të ketë sa më shpjejt që të jetë e mundur një përgjigje mbi sa kërkohet në këtë notë. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Popullore të Shqipërisë me këta rast i shpreh Legatës së Francës në Tiranë sigurimet e konsideratës së saj më të lartë.(Memorie.al)
Abaz Kupi ishte bashkepunetor i nazisteve gjermane. Me origjine nga rrethi i Krujes, kishte krijuar nje cete te tij te armatosur por qe kurre nuk e shkrepi nje pushke kunder pushtuesve gjermane apo qeverive kuislinge (te emeruara nga nazistet). Edhe pse forcat aleate, ne kete rast britanike, ishin te deshperuara qe tja mbushnin mendjen qe te hynte ne lufte kunder gjermaneve, Abaz Kupi kishte bere marreveshje me gjermanet qe nuk do ti luftonte; madje bashkepunonte me ta. Ndersa aleateve ju thoshte qe nese nuk na jepni para dhe arme e municione ne nuk hyjme ne lufte. Abaz Kupi mori pjese ne Konferencen e Pezes dhe ate te Mukjes dhe u be anetar i Frontit Nacional Clirimtar, por u perjashtua me vone sepse kurre nuk mori pjese ne luften nacional clirimtare; madje fillojn aktivitete kunder frontin nacional clirimtar. Abaz Kupi krijoj partine e Legalitetit dhe ishte pro-zogist. Sigurisht qe qeveria shqiptare donte ta ekstradonte dhe ta fuste ne burg per te gjitha te zezat qe i kish bere Shqiperise dhe bashkepunimin e tij me nazistet gjermane. Ky artikull nuk ka asnje vlere vecse te na tregoje nje vendimte drejte qe kishte marre qeveria shqiptare kunder kolaboracionisteve te nazi-fashisteve. Te gjithe vendet demokratike perfshire vendet europiane dhe ameriken i rrasen ne burg figurat nazi-fashiste ne bote dhe vendet e tyre. Shqiperia beri te njejten gje.
Shume qeke lodhur. Ke dokumenta historike ku i mbeshtet keto qe thua? Apo tek « Belxhiku qe kendonte vençe »?
Kush e organizoi rezistencen ndaj Italianeve ne Durres ne 7 Prill 1939?
Me thuaj nje arsye llogjike pse ishte antar i Shtabit te Pergjithshem te UNC, kur paska qene kolaboracionist?
E sigurte eshte qe Balli Kombetar ishte per mos sulm ndaj gjermaneve, por pati komandante cetash balliste qe luftuan dhe rane ne lufte kunder Italianeve.
Ndersa Abaz Kupi ishte legalist dhe jo ballist. Luftoi kunder pushtuesve qe diten e pare.
Kur luftes po i vinte fundi dhe Gjermania po terhiqej, komunistet (qe urdheroheshin nga jugosllavet) filluan te bejne planet per mbajtjen e pushtetit pas lufte. Abaz Kupi dilte i tepert ne ne keto plane.
Pleniumi i Beratit ku lufta per pushtet u shfaq ne egersine me te madhe brenda gjirit te PKSH ende pa u cliruar plotesisht vendi e verteton plotesisht kete qe them.
@Miti – A mendon se une po shkruaj si puna e jote pa fakte? Ka dokumente te shumta te deklasifikuara nga inteligfjenca britanike dhe amerikane qe provojne se Abaz Kupi ka qene nje kolaboracionist i nazisteve gjermane dhe shume figurave zogisto-balliste te asaj kohe. Psh gjenerali britanik McLean ne Nentor 1944 raportonte: Politika e Abaz Kupit ne kohen e mberritjes sone (Prill 1944) ishte ajo e mos-pjesemarrjes ne lufte. Por ne fund te 1943-shit ky inaktivitet kunder gjermaneve u kthye ne nje BASHKEPUNIM me gjermanet, ashtu sic nje raport i Departamnentit te Shtetit (SHBA) i Nentorit 1945 deklaronte: “Ka nje evidence te mire nga inteligjencat amerikane dhe britanike qe Abaz Kupi dhe ndjekesit e tij u perfshine ne bashkepunim me gjermanet dhe me regjimin (qeverine) shqiptar kukull ne Tirane mbas Tetorit 1943. … Janar 1944 – Kupi urdheroj te gjithe partizanet e Frontin Nacional-Clirimtar (FNC) te largoheshin nga zona e tij… Mars 1944 – Kupi nuk ka ofruar asnje rezistence ndaj gjermaneve qe kur u prish me FNC ne Nentor 1943… Prill 1944 – Njoftohet te kete bere nje pakt te mos-sulmimit me gjermanet. Brigadier-Gjeneral Davies raportonte qe: “Zogistet (Legaliteti I Abaz Kupit) jane duke bashkepunuar me gjermanet qe I kane paisur me armatime te shumta dhe ju kane besuar patrullimin dhe mbrojtjen e rrugeve kryesore, policimin ne qytetet, dhe patrulla.
Shenim: Abaz Kupi bashke me Gani Bej Kryeziun dhe vellezerit e tij Seit dhe Hasan si edhe me Xhemal Herrin, Muharrem Bajraktarin dhe Mustafa Gjinishin si pjese e deges SO2 (Special Operations Executive dega SO2) qe te benin sabotazhe dhe veprimtari subversive ne Shqiperine e pushtuar nga Italia. Po ashtu Abaz Kupi pershkruhet si me poshte, nga inteligjenca britanike: “Abaz Kupi pas nje kariere lukrative si nje bandit, u emerua Komandant ne Xhendarmerine e Zogut per zonen e Krujes ku, sipas Julian Amery …” sundoj zi diktator…” Keto jane vetem siperfaqja e bemave te Abaz Kupit banditit qe bashkepinojn me nazistet gjermane.
Mesoje historine, o njeri. Abaz Kupi nuk ka bashkepunuar me nazistet. Ai ka qene patriot i rralle dhe organizoi rezistencen e vetme me 7 prill 1939. Mujo Ulqinaku ishte nen komanden e tij. Ai ishte pjesemarres ne Konferencen e Pezes dhe vetem pas Mukjes, kur Enveri i nxitur nga jugosllavet perçau LNÇ, Kupi u nda nga Enveri, pornuk u be kurre vegel e nazisteve. Ne asnje fletushke komuniste, kurre nuk jane dhene prova kunder Kupit.
Per Mutin(me falni Mitin) dhe Shkodranin:
A mund te na tregosh se cfare repartesh zogiste e balliste kishin krijuar Balli me Legalitetin,emrat e komandanteve dhe te pushkatareve te tyre,me cilin koalicion u mbeshteten,kush i furnizonte me armatime,cfare luftimesh bene dhe kunder kujt,ne cilet vende,sa te vrare e te plagosur ka patur ne cdo luftim nga te dy palet,sa rober etj!
Ku jane lapidaret ne vendet e luftimit,kenget,vjershat,romanet,perkujtimoret e luftimeve,filmat,dokumentaret,operat etj,etj!
Ne se paskeni luftuar kunder pushtuesve atehere pse Fuqite e Medha te Koalicionit fitues nuk ju njohin,por ju konsiderojne bashkepuntore me pushtuesit?
Ne se ju akuzoni komunistet se nuk kishin hallin e luftes kunder pushtuesve,por te marrjes se pushtetit,po ju cfare halli kishit,qe nuk luftuat kunder pushtuesve pervec se marrjes se pushtetit ne rast se fitonin nazistet?
Si e spjegoni ju,qe kaq budallenj ishin qeverite e SHBA dhe Britanise se Madhe,qe jo vetem derguan perfaqesuesit e tyre ne rang gjeneralesh prane Shtabit te Pergjithshem te UNCL,por edhe ndihmuan ata me armatime,veshmbathje,flori,ilace,mjekime,aparatura nderlidhje etj deri ne clirimin e plote te Shqiperise,nderkohe qe juve ia mbathet nga vendi bashke me nazistet?
Jeni tradhetare dhe kurre nuk do mund te groposni te verteten!
Bisht qeni do mbeteni per mijra vjet!
U mbyt gjemia
Me federale.
“ – Vraponi burra,
Kush mund te dale!
Pacet fashizmit
E Vinceremos
Se iku koha
E Babaqemos.
Pa me fashizmin
Glorian romane
Vate dhe corba
Musoliniane…
C’e ndreq me popullin
qe s’di c’kerkon!
Do kthyer fleta
Sa s’eshte vone!
Pa dy – tri pushke
Dhe ne armiqve
Addio bello
Prone e cifliqe!
Do na mbulojne
Plehrat e tokes,
Do ngrihen kembet
T’i bien kokes.
Do dale djalli
Nga fundi i dheut
Do ngrihet bujku
T’i thote beut:
– C’beje zotrote
Bej efendi,
Kur une luftoja
Per Shqiperi? –
Pa do na nxjerre
Kushedi c’deftere
Zjarri i xhehnemit
Mbi ne do bjere..!
Prandaj o burra!
Dhe ne ne cete.
Atdhene e lire
Ta bejme vete.
T’i kthejme krahet
mikut qe patme,
t’i marrem xhane,
se ndryshe vame…!”
Pa kur t’i shohesh
Dervene – dervene
Ne vend te pushkeve
Gota dhe ene.
Jaka te ngrira,
Bastun, ombrella,
Pantofla, guante,
Pizham, kapella.
Te gjithe te pushkes,
Te gjithe te malit…
Tani qe i rane
Patkonjte kalit.
Na ngordhi kali
I rane thonjte
C’po vrapon balli
T’i heqe patkonjte.
“Na zien ne deje
Gjak shqipetari,
S’durojme kurre
Zgjedhe barbari!
Do bejme lufte
De more de.
Si lum ti popull
Mezi na ke!”
Pa nis dollia
Theren kurbanet
Varda rakia
“Poshte italianet!”
“Do bejme lufte
Do tundim malet”
Dhe fshati qeshet
Dhe bota tallet
Dhe vendi pyet
“C’vapor i solli?
Ku ish gjer dje
Kjo fare sokoli?
C’thua ti Daj Ceno?”
“ – S’di gja o vlla
Me bahen jane bullica
Ne tevdil hava…”
“Do bejme lufte
Me armiq barbare,
S’keni ku futeni,
Dridhuni tradhetare!”
“Kush jane tradhetaret?”
“Shohim e bejme,
Te marrim frenat
Pastaj e gjejme…”
“E bene luften
Me pula strena,
Tash dun dhe frena…”
– Gjemon Daj Cena
“-Dynjane sulltane
E nderrun keta horra
Dhe nje here dajakun
S’e leshuan nga dora.
Tash tek ne vrapin
Si qente per petlla,
Me na heq syte,
me na vu vetlla…
Po kush s’i njef se..!
Nji ku ua thot daja
Me kesi horrlliqesh
Eshte ngope dynjaja!”
Pellembe e gjak
Andej matane.
Luftojne e s’tuten
Bijte partizane.
As buke,as uje,
As lecke veshur.
Kepucet shqyer.
Po armet ngjeshur
Nga lufta kthehen
Shkembinjsh deboje
me gaz ne buze,
me kenge ne goje.
” Ka shume deshmi te marra nga Sherbimi Sekret Britanik dhe ai Amerikan qe Kupi dhe pasuesit e tij, pas tetorit 1943 u ngaterruan ne bashkepunimin me gjermanet dhe regjimin kukull te Tiranes ” ( Dokument i Departamentit Amerikan te Shtetit i Nentorit 1945 – A59/6866/875.01?LL-1445 “.
Mire se Hoxha dhe qeveria komuniste ” genjekan ” po si t’ua bejme anglezeve dhe amerikaneve ?
Si nuk u zhduk kjo fara juaj. ! Qelbesira mbetet dhe historine s’na e mesuat njehere sic duhet por vetem duke mashtruar sipas qefit ! Abaz Kupin, vone e mora vesh qe ishte nje luftetar i madhe dhe Patriot . Vetem mesoja ato historite tuaja te qelbura mbi luften qe e paskeni bere Ju rraca e ndyre ginjeshtare. Rrace e ndyre komuniste !
Te befte mire!
Na drejtohesh ne veten e dyte a thua une jam Mit’hat Frasheri. Sa per informacion, jam nip deshmori (partizan), familje komunistesh (nga ata te ‘42). Deri ne 1991 bir antari partie, dhe jo nga ata qe nderruan kamp dhe bene si te persekutuar ne 1992. Por kjo nuk me ben te verber. Faktet jane kokforta.
Abas Ermenji:
U internua ne Itali per organizimin e protestave kunder italianeve. Pas kthimit nga Italia luftoi me arme ne dore kunder tyre ne zonen Skrapar-Berat.
Hysni Lepenica:
Udhehoqi ceten Shqiponja dhe kane bere disa beteja kunder italianeve, te dokumentuara keto nga arkivat italiane. U vra pabesisht nga keta te fundit pas kapitullimit.
Ali Kelcyra:
Pakti i armepushimit Dalmazzo-Kelcyra i denoncuar me te drejte nga komunistet, verteton qe para ketij Ali Kelcyra dhe Balli kishte luftuar me arme ne dore
kunder italianeve.
Safet Butka:
Luftoi me arme ne dore kunder italianeve. Aksionet e cetes se tij guerile jane te dokumentuara ne arkivat italiane.
Per Abaz Kupin ti kam dhene argumentat me lart, madje dhe babai yt shpirteror ne kujtimet e tij packa se i minimizonte nuk ja mohonte plotesisht meritat.
Sic e kam thene dhe me lart, Balli Kombetar ndoqi nje politike mos sulmimi kunder gjermaneve. Kjo nuk i nderon dhe i rreshtoi ne anen e humbesve. Por te shumezosh me zero meritat dhe te shtremberosh faktet, vetem te verber si ty mund ta bejne. Dhe kujdes me ndihmat qe i dhane UNCL se baba yt ne kujtimet e tij i mohon, flet per kepucet qe ishin 2 njelloj e te paperdorshme dhe gomarlleqe te tjera.
MITI, të përshëndes.
Nuk na fisnikëron gjë shtrembërimi i fakteve, vecse na bën zemërngushtë e intrigantë.
Përshëndes dhe përqafoj të gjithë ata Partizanë (P e madhe nga respekti…) që luftuan për të dashurën Shqipëri!
Personalisht, vlerësoj me nderime më të larta ideologët dhe luftëtarët e Ballit.
Figura atdhetarësh madhështorë dhe idealistë kombëtarë mbushnin radhët e Ballit
dhe si mos t´ iu jemi mirënjohës.
O ti idiot!
Përpos gërgatjeve enveriste, nuk ka në këtë letër asnjë PROVË (flasim me fjalorin juridik) se A. Kupi na paskësh bërë ndonjë veprim penaliteti…
Sipas logjikës suaj, lehtë do ta akuzonit edhe Marksin për veprimtari kontrarevolucionare…GOMARË gomarllëqesh…
Kalin e ngordhur Po kerkon? Gjyko keta hajdutet e sotem Po pate buthe,edhe M.Frasheri prehet me Mbretereshen Geraldine ne vorrezat shqiptaret.
Akoma me kalin e ngordhur merresh ore?Shkruan ndonje gje per keta hajdutet e sotem.Kupi dhe Gjeraldina ,M.Frasheri etj prehen mbas 50 vjetsh ne shqiperi.Ka vend plot per tradhetaret e ndersa I.Boletini eshte pa varr.Germo Tare,Germo
O komunist muti kurva e sllavo rusëve mos hani më mut kot se na keni hapur bythën me propagandën tuaj banale 100 vjet rrjesht o plehrat e kombit.
Po të ishte bashkëpunëtor i nazistëve do ta kishin ekstraduar që pas kërkesës së parë o loqe, pse nuk e bënë?
Po edhe sikur të qe bravo i qoftë 100 herë më mirë të jesh bashkëpuntor i gjermanëve e italianëve se ju të shiturit te sllavët armiqtë e betuar të kombit shqiptar.
Mero te jep ndonje je euro dhenderin Dashi Kaloqia apo i mban vetem per vete se shume hapesire i ke dhene ne kete pacavuren tende. Si dje me mikun tend Berishen dhe tani me alabakun neoballistin Edi Mit’that Rama.
Dhe Abas Kupit i hengren mune.
Burre me bytheqire se Enver Hoxha ky vend nuk ka patur. Akuzon per kriminel, Abaz Kupin, nje patriot te deklaruar. Bytheqiri gjirokastres ishte vet kriminel, ai vrau gjithe shoket e luftes dhe e arratisi Shqiperine drejte Rusise e kines vetem per te mbajtur karriken. Por ka ende te verber qe se kane kuptuar.
Abaz kupi ka qene nacionalist nuk ka bashkupunu me fashistat o njerez ka qene mik me Myslym Pezen dhe Haxhi Lleshin.
Si mundet qe akoma nuk i kemi kuptuar ca te verteta historike . Abaz Kupi eshte komandanti i rezistences me 7 prill 1939. Pastaj u largua ne Jugosllavi ku perseri me ndihmen e Anglezve u rikthye ne Shqiperi sebashku me Mustafa Gjinishin e Mustafa Kacacin pikerisht per organizim te rezistences ne male. Eshte pjesemarres e sebashku me Ndoc Coben perfaqesuan zogistet ne Konference te Pezes. Eshte anetar i Kryesise Frontit NAC- CL. Eshte anetar i Shtabit te Pergjithshem me 10 korrik 1943. Eshte pjesetar i delegacionit te Frontit ne takim me Ballin Kombetar ne Mukje ne 1 gusht 43.Nga kjo te kuptohet qe zogistet jane ne Front dhe jane edhe ushtarakisht te organizuar brendave strukturave ushtarake te frontit. Ndersa Ballistet nuk kane qene pjesetar te Frontit Nac-Cl. Termi Ballisto – Zogist eshte i gabuar sepse ballistet ishin antizogiste.Abaz Kupi ne shtator 1943 krijoi organizaten e Legalitetit qe kjo te ishte e organizuar si Parti Politike sic ishte Partia Komuniste. KJo nuk i pelqeu komunisteve qe te ishin ne FRont dy parti dhe pas konflikteve me 18 dhjetor 1943 pas kaq viteve lufte te perbashket zogistet u larguan ose i larguan nga FRonti. Edhe me pas prane forcave te Abaz Kupit gjer ne 29 nentor ka qene misioni ushtarak anglez. Edhe Mbreti Zog gjate luftes u strehua ne nje vend Aleat ne Angli. Ku eshte bashkepunimi me fashistet ketu ? Anglezet kishin informacion si do vazhdonte Shqiperia prandej kur misioni ushtarak anglez u largua me nendetese po aty u largua edhe Abaz Kupi……
Abaz Kupi ishte trim dhe kishte nje reputacion absolut te shkelqyer . Kur u vra komunisti Qemal Stafa , ne kengen per te thuhej : Nena e tij plake , shkon e qan te varri , ngrehu Qemal nga balta , te pret Bazi i Canit ( Abaz Kupi ) .
Lexues e komentues,
1., Duhet te dini se legalistet e kuislinget jane denuar ne te gjitha vendet kua ata kane vepruar.
2. politikanet e sotem hajdute e qe nuk u interesojne fatet e ketij vendi, duhet te zhduken me vote, me protesta kur te jete nevoja dhe duhet te shkojne para drejtesise, nese do te kete nje here nje te tille.
Vetem duke folur, nuk behet asgje
OR, “INTELEKTUAL”, gjykimi politik nuk është baraz me torturat enveriste,
IDIOTIZMAT e JUAJA nuk kanë të sosur…