Fatos Lubonja: Na duhet një Falcone e Borselino, që të luftojë me mafien si në Siçili

4 Nëntor 2019, 18:51Kronika TEMA

Fatos Lubonja ka komentuar atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoji.

Ai thotë se në Shqipëri ka ardhur koha për një Falcone apo Borselino, që të luftojë mafia.

Fatos Lubonja: 

“Këtu kemi një prokurori i cili gjendet në një makinë çuditërisht me një mafioz, tentohet të vritet nga mafiozë të tjerë ai apo prokurori nuk merret vesh. Pastaj flitet për prona në Gjirin e Lalzit që janë shkaku. Kemi një prokurori të Durrësit që është djegur dhe ajo prokurorja e Durrësit ka ardhur dhe në Tiranë, dmth është bërë dhe më e madhe.

Ndjesia që kur mbaron krimi e fillon shteti apo anasjelltas nuk dallohet kufiri. Është një shkrirje dramatike, që shkurt i thonë që krimi ka kapur shtetin sepse ka kapur ekonominë sepse janë të paaftë për të bërë ekonomi. Është çështje shumë e madhe politike përtej asaj kush e vrau, si e vrau.

Denoncon strukturën për të cilën është folur aq shumë. Bashkëpunimi i krimit me partitë politike për të kapur votën, votën e kap për të kapur shtetin, shtetin e kap për të vjedhur shqiptarët, shqiptarët i vjedh për t’u pasuruar dhe për të mbajtur pushtetin dhe në bashkëpunim me krimin. E gjithë kjo histori ka një tregues të qartë tek ky atentat i fundit.

Ka një pjesë që thonë që duke u sulmuar direkt nga kryeministri dhe nga zëvendës kryeministri prokurori u bë target i pambrojtshëm, në një farë mënyrë ata sikur i hapën dritën jeshile atentatorëve duke i hequr këtij imunitetin e figurës shtetërore për ta vrarë për interesa pronash, pasurish etj. Kjo është për të hetuar nga prokuroria për të kuptuar se çfarë lidhje kanë ata që qëlluan me pushtetin. Çfarë lidhje kanë ato pronat që flitet me lejet që ka dhënë qeveria.

Është një histori që duhet hetuar por që nuk hetohet. Duhet parë se çfarë lidhje kanë ata që e kanë qëlluar me PS në Durrës të Vangjushit për shembull. Të gjitha këto janë për t’u hetuar, ndryshe jetojmë në një kaos. Por që këtu nuk është çudi që vriten prokurorë, banditë e biznesmenë është një gjë që nuk bën çudi.

Nuk besoj. Sigurisht mund të kapin autorët, por jo që të zbërthehet e gjithë ajo strukturë që të zbërthehet lidhja e politikës me krimin. Këtu duhet një maksi proces. Maksi procesi që bëri Falcone e Borselino me mafien në Sicili dhe u arrestuan 400 e ca veta. Këtu është bërë situata për një maksi proces.

Kush do e bëjë? Se ca thonë do vijën ta bëjnë amerikanët. Nuk e besoj. Ndaj jap një përgjigje pesimiste për atë që thatë. Këta kanë shtetin. Prokurorët janë bërë bashkëpunëtorë të tyre. Nuk besoj absolutisht që këta që kanë mbetur nga vettingu janë të pastër.”

2 komente në “Fatos Lubonja: Na duhet një Falcone e Borselino, që të luftojë me mafien si në Siçili”

  1. Arber says:

    Per mendimin tim sakte!Nese sistemi i drejtesise ne itali ishte 99% me drejtesine,i pavarur nga politika dhe me mbeshtetje nga forcat e rendit e shoqeria italiane ne teresi, sistemi i drejtesise ne shqiperi eshte 90 % i lidhur me pushtetin/politiken dmth siç po e verteton vetingu me krimin,sepse politika kriminale nepermjet dhunes sidomos nga 95 e ketej e mundi drejtesine. Kjo e fundit ishte mashe per armiqte e jashtem dhe te brendshem te pushtetit sic thoshte enveri por normalisht edhe me benefite per veten e tyre. Ne kete sistem nuk ka shanse te punojne as Falkone e Borselino,apo edhe FBI e Huverit.

  2. anonimus says:

    Gomar gjithollog qe ushqehesh me parafabrikate!
    Pse perpara se te fillonte “lufta”kunder mafjes ne fillim te viteve 1990, nuk arrestuan kembe mafjozi per 30 vjet qe ishin hetues dhe gjyqtare Falkone dhe Borselino? Deri perpara se te vriteshin njiheshin gjeresisht si te korruptuar dhe maksiprocesi ishte jo veper e dy veglave, por dhune e imponuar nderkombetare kundrejt nje shteti te rrenuar. Kur Italia qe na e permend si shembull paska shtet dhe kaq shume heronj per tu marre shembull, pse mafjet sot diten qe flasim jane fuqizuar edhe me shume, duke e vene Italine ne krye te vendeve mafjoze, perpara Kolumbise, Venezueles, etj, etj? Roma me kazamoniken, Napoli me Kamorren, Kalabria me Ndrangeten, Pulja me sakra Koronen, Sicilia me Cosa Nostra dhe ne Veri qe nga Alitalia, Fiati, bankat e deri tek qindra mijera impreza , jane piramida mafjoze te falimentuara qe zhdukin miljarda dhe egzistojne edhe kur falimentojne.
    Shqiptaret dhe bota me heronjte italiane qe i fabrikojne si shenjtoret e tyre qe bejne magjira, fshijne bythen.
    Keshtu qe mos na hap me barkun injorant histerik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje