Pas gjetjes së dosjeve në makinën e prokurorit, u vërtetua se aty ishin dosjet që ishin vjedhur në Prokurorinë e Durrësit, si dhe dosja e gjyqtarit Konomi, i masakruar për tokat në Lalëz.
Pas kësaj, Jari vendosi të flasë:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Prokurori Ndoja është vënë në shënjestër të Edi Ramës, pasi ai ishte njeri i përkushtuar ndaj punës.
Edhe pse banditët kishin vjedhur në Prokurori dosjet e famshme të pronave në Lalëz dhe dosjen Konomi, ai i kishte gjetur privatisht dhe po vazhdonte hetime paralele, me shpresë që të mbërrinte tek e vërteta.
Së pari, ai nuk mund t’i kthente këto dosje në Prokurori, pasi po t’i kthente ata, do të dyshonin se i kishte vjedhur ai vetë dhe do t’i hapeshin telashe.
Ndaj ka vendosur të punojë privatisht, duke i mbajtur në makinë.
Së dyti, ai ka rrezikuar jetën duke thirrur persona problematikë në dreka e darka private, pasi nuk mund ta bënte këtë në zyrë.
Dashuria e tij për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, ka bërë që ai të rrezikojë jetën e vet dhe të bashkëpunëtorëve të tij.
Hetimi privat i atyre dosjeve është një punë e lodhshme, për të cilën duhet vlerësuar.
Së treti, që ka dhe shumë rëndësi, duke shkuar drejt sakrificës sublime, ai ka shpëtuar dosjet duke ja rikthyer Prokurorisë, e cila duhet ta vlerësojë këtë gjest si një sakrificë për profesionin.
Edi Rama e ka marrë vesh që ai po punon privatisht kundër krimit e vjedhjes së tokave, ndaj ka dashur ta eleminojë.
Por Zoti e shpëtoi dhe Edi Rama tani të gjejë vend të futet.
I juaji, Jari!”