Pas zhurmës që u bë në shtyp rreth dy vilave ku është zhvendosur Luli dhe Kunati në një zonë rezidenciale në Tiranë, shumë demokratë janë ndjerë zemërthyer dhe nuk dinë si të justifikohen për sakrificat e tyre, për revolucionin që u ngeli në mes të rrugës dhe përfundoi me dy vila për Lulin dhe Kunatin.
Ndaj Jari vendosi sot të bëjë një thirrje publike, ku të justifikojë këtë veprim me anën pozitive që prodhon një gjest i tillë nga Luli:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Disa ditë më parë Luli bëri një spot promocional, ku befasoi shumë njerëz.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve ta duan Shqipërinë, se është një vend i bukur dhe me pasuri të mëdha.
Shumë vetë e kritikuan atë, pse Luli kishte përdorur imazhe të Edi Ramës nga punët e tij publike.
Por e vërteta është ndryshe.
Luli ka filluar një fushatë positive, për t’i bindur shqiptarët ta duan Shqipërinë.
Dhe jo vetëm me fjalë, por dhe me vepra.
Fakti që Luli zhvendoset nga një pallat në qendër tek dy vila luksoze në perfieri, tregon se ai jep shembullin pozitiv, se ky vend ka shpresë.
Të marrësh një vendim të tillë, kur shumica e njerëzve duan të ikin nga vendi, është patriotizëm.
Luli edhe pse ka shtëpi në Holandë, nuk ikën nga vendi por sfidon, duke blerë dy vila të reja, për t’u thënë gjithë shqiptarëve se e ardhmja është këtu.
Të marrësh një vendim të të tillë në këto kohë është më shumë se patriotizëm.
Është sakrificë me shembullin personal dhe lekët e tua, për t’u treguar të gjithëve se duhet ta duam Shqipërinë.
Nga ana tjetër, tregon dhe një dimension të madh sinqeriteti.
Ka shumë njerëz që nuk përmbahen dot t’i marrin ato që duan.
Fjala vjen, dikush që luan bixhoz nuk e shmang dot tundimin të hyjë në kazino nëse i del para.
Dikush që ka qejf femrat nuk e ndal dot tundimin t’i bëjë lajka nje femre të bukur që ndesh në rrugë.
Dhe Luli, që adhuron të bukurën e Shqipërisë, nuk e ndal dot tundimin ta marrë një vilë të bukur po qe se i pëlqen.
Ai e ka demonstruar gjithmonë këtë gjë.
I ka pas pëlqyer një Benz i mirë luksoz dhe e ka zgjedhur vetë.
I ka thënë një biznesmeni që e ka dhe kumbar të vajzës, blije këtë Benz, se ta marr unë me qira. Dhe ai ja ka blerë.
Pastaj biznesmeni është bezdisur nga fakti që Luli shëtit me makinën e tij dhe i ka kërkuar një biznesmeni tjetër ta blejë makinën, me kusht që ta përdorë prapë Luli me qira.
Dhe ashtu kanë bërë.
Pra ai vërtet e mban makinën me qira, por ama ka atë që do.
Dhe puna e vilave kështu është.
Atij thjesht i kanë pëlqyer dhe megjithëse nuk ka lekë t’i blejë, ka vendosur të rrijë tek ato me qira.
Kjo bëhet për t’u treguar shqiptarëve se duhet të luftojnë për gjërat e tyre.
Shembulli i tij duhet të na bëjë krenarë.
Ndaj mos e ulni kokën.
Ai njeri i ka të gjitha me qira, shtëpinë me qira, makinën me qira, partinë me qira.
Vetëm Kuantin ka pasuri të patundshme.
I juaji, Jari!”
KK je mero