Jari qartëson strategjinë e opozitës, pas të dështimit negociatave

21 Tetor 2019, 20:45Antena TEMA

Partitë opozitare u mblodhën sot të vendosin për strategjinë e tyre, pas dështimit të hapjes së negociatave me BE-në.

Pas mbledhjes u pa se ka disa qëndrime të paqarta për të ardhmen, ndaj Jari vendosi t’i sqarojë demokratët se cili është mesazhi i vërtetë i opozitës:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Ka dy rreziqe të mëdha para opozitës, tani që dështuan negociatat.

E para, është rreziku që Rama të provokojë papritur zgjedhje të reja dhe të na kapë në befasi.

Këtë nuk duhet ta lejojmë.

Ne duhet t’i qëndrojmë akuzës sonë se zgjedhje me Edi Ramën nuk ka, jo më sot, por as më 2021.

Nëse ai nuk ikën nga kryeministër, ne nuk hyjmë kurrë në zgjedhje.

Këtë ta dijë mirë ai, Europa, SHBA e kushdo tjetër.

Ndaj në këtë pikë duhet të shmangen spekulimet sikur Luli kërkon zgjedhje të parakohëshme.

Luli po kërkon ikjen e Edi Ramës, jo zgjedhje.

Zgjedhjet duhet t’i dekretojë presidenti, dhe po nuk deshëm ne, ai nuk i dekreton, edhe sikur të dojë Rama.

Edhe po i dekretoi, i shtyn prapë, sa të iki Rama.

Po iku Edi Rama pastaj, e dimë vetë ne se ça bëjmë.

Marrim një herë qeverinë dhe i bëjmë zgjedhjet pasi të mbledhim veten.

E dyta, që ka shumë rëndësi, është të mos biem në kurthin e atyre që thonë duhet të fillojmë protestat.

Këta janë ata që duan të na shikojnë si telendisemi rrugëve.

Tani që Xhelali ia vetëm 10 vetë të gatshëm të vijnë në protesta, kur Lezhën se kemi, Vorën se kemi, nuk di kush duhet t’i marrë përsipër protestat.

Vetëm me Nard Ndokën, ato nuk bëhen.

Ndaj ne duhet ta shmangim këtë provokim.

Protestat do t’i bëjmë kur të dojë populli të protestojë.

Tani për tani nuk kemi ndërmend dhe nuk i kemi objektiv.

Objektivi ynë është të japë dorëheqje Edi Rama.

Pastaj e ka në dorë presidenti kë bën kryeministër.

Ai nuk dekreton më asnjë kryeministër nga PS.

Do vërë atë që t’i thotë Tit Vasili.

Kështu e fusim vendin në një krizë tamam afatgjate, që nuk ka burrë ta nxjerrë më po nuk u vra Edi Rama.

Ndaj mos bëni presion për zgjedhje, por për dorëheqjen e Edi Ramës.

Një dorëheqje na duhet, pastaj e ka në dorë Ilir Meta gjithë situatën.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje