Jari bën një përmbledhje të arsyeve përse nuk u hapën negociatat me Shqipërinë

19 Tetor 2019, 19:14Antena TEMA

Pas debateve të shumta për bllokimin e negociatave nga Franca, Jari e pa të arsyeshme të bëjë një përmbledhje të arsyeve, përse Franca na i bllokoi negociatat:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Franca nuk na i bllokoi negociatat se Macroni nuk do që të zgjerohet Europa.

Ai këtë e ka thënë për të maskuar të vërtetën.

E vërteta është se arsyet për të cilat ai i bllokoi, janë të shumta dhe lidhen me opozitën.

Së pari, negociatat u bllokuan, se Martin Henze, që është ish- këshilltari i Merkelit, i ka treguar Macronit në konfidencë, që Merkeli ka marr lekë nga Edi Rama, dhe se ai duhet t’i kërkoi pjesën e tij para se të thotë “po”.

Dhe Macroni u bë xheloz.

Natyrisht Martini e sajoi këtë për të dëmtuar Merkelin, pasi kjo e fundit, në një deklaratë konfidenciale, paska thënë se nuk e njoh fare këtë djalin që hiqet si ish- këshilltari i saj në Tiranë dhe se do të jetë ndonjë mashtrues që paguhet nga ca shtëpi publike në Hamburg.

Së dyti, negociatat nuk u happen, pasi Macronit i ka thënë kryeministri holandez, që Shqipëria shkel të drejtat e njeriut të shtetasve holandezë në Shqipëri, dhe e ka ilustruar këtë me rastin e gruas së Lul Bashës dhe fëmijëve të tij, të cilët detyrohen të përdorin një ashensor special më vete në pallat, pasi banorët e tjerë, nuk pranojnë të hipin me ta në një ashensor.

Së treti, Doktori i ka dërguar një letër gruas së Macronit, ku i ka treguar se janë moshatarë dhe ai e mban mend nga koha që ka qenë në Francë, dhe pas kësaj i ka kërkuar të ndikojë mbi Macronin që të mos ja bëjë këtë nder Edi Ramës.

Së katërti, negociatat nuk u hapën, pasi tre gra nga Unaza e Re, të moshës mbi 70, i kanë shkruar Macronit, duke i dërguar dhe një kopje librit të Klevesit, dhe i kanë kërkuar që pa u zgjidhur çështja e Uanazs së Re, negociatat të mos hapen.

Për çdo sqarim ato i kanë ofruar një takim të Klevesit me të, që të bindet në kauzën e drejtë.

Së pesti, Macron ka marrë një letër nga Tit Vasili, i cili i ka treguar Macronit se Edi Rama është shkollëpak dhe nuk mund të hapen negociatat pa shtuar ai vitet e shkollës.

Plus i ka shkruar që ai nuk ka respekt as për mësuesit e vet, dhe në këtë pikë nuk ngjani fare.

Së gjashti, Ilir Meta i ka shkruar Macronit se negociatat nuk mund të hapen, pasi në datën 13, Edi Rama nuk ka zhvilluar zgjedhjet dhe bën sikur i ka bërë.

Macroni e ka marrë shumë seriozisht këtë gjë dhe ka arritur ta verifikojë që vërtet më 13 tetor, nuk u bënë zgjedhje.

Së shtati, Macroni nuk i hapi negociatat, pasi Samir Mane nuk e ka furnizuar Jambo-n me kanoe dhe kur ka përmbytje në Durrës, Tiranë dhe Vorë, njerëzit rrezikojnë të mbyten.

Së teti, Macron ka dëgjuar që Edi Rama ka dhënë urdhër që bluzat e Kombëtares që janë të firmës Macron, të zëvendësohen me një qëndisëm ku shkruhet Merkel.

Së nënti, Macron është kundër hapjes së negociatave, pasi e konsideron karshillëk faktin që Edi Rama ka zgjedhur gjysmën e qeverisë me femra të reja dhe simpatike, ndërkohë që ka paditur veprimtaren Sevim, vetëm se i duket plakë.

Së dhjeti, Macron nuk i hap negociatat, pasi Gramoz Ruçi ka penguar Korab Litën të bëhet bashkëkryetar i reformës në drejtësi.

Këto dhe arsye të tjera më pak të rëndësishme, janë në tavolinën e Macronit dhe negociatat nuk kanë për t’u hapur kurrë.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje