Jari, një letër falenderimi për Presidentin Macron

17 Tetor 2019, 20:24Antena TEMA

I dashur President!

Edhe pse kishim shumë rezerva me ardhjen tënde në pushtet, sidomos pasi Edi Rama të fali një palë këpucë “Adidas”, sot ndjehemi fajtorë që nuk e kemi kuptuar qysh në fillim vizionin tënd për të ardhmen e Shqipërisë.

Prej vitit 2016 nën presionin e jashtëm dhe të brendshëm, Shqipëria po tenton të bëjë një reformë në drejtësi, që t’i shërbejë Edi Ramës dhe ushtarëve të vet.

Ne e kemi ngritur zërin herë pas here, por kemi dështuar. E ngritëm qysh kur po miratohej, por amerikanët na thirrën një nga një, e na kërcënuan se do na heqin vizat. E ngritëm më pas, por i hoqën vizën Doktorit. Vazhduam ta ngremë zërin, por e hëngri dhe Tit Vasili.

Edhe këta gjermanët e italianët u bën njësh me ta.

Na kanë kërcënuar se do na e bëjnë si Gruevski se do na arrestojnë e do na internojnë si ai, aq sa Presidenti ynë disa nga këto kërcënime i ka marrë serioziisht dhe ka lojtur nga mendtë.

Më në fund doli një lider i vërtet perëndimor që u doli zot aspiratave tona.

E thoshte Doktori gjithmonë, prisni se s’ka folur Franca, e njoh unë Francën, kam qenë në shkollë në Francë, por ne nuk e besonim se kishim humbur shpresën.

Sot ti tregova se na e njeh mirë hallin dhe i dhe përgjigjen e merituar Edi Ramës dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij nga Uashingtoni në Berlin e Bruksel, duke e nxjerrë jashtë gardhit të Europës.

Vendimi na rrit shpresat se ditët tona të mira do kthehen, dhe ne do të rifitojmë të drejtat tona.

Sot ti ke urimet më të mira të popullit demokrat shqiptar. Tu bëftë dita njëmijë ty dhe gruas tënde, që ta shijoni jetën në çift të lumtur sa të jeni gjallë.

Marrtë nga ditët tona zonja Brigidt e mos t’u ndaftë gjithë jetën.

I juaji Jari!

 

1 komente në “Jari, një letër falenderimi për Presidentin Macron”

  1. pokeristi says:

    Si per here fantastike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje