Sot Grigja i bëri një sfidë Lulit, duke mbledhur në hotel “Rogner” gjithë shoqërinë e saj, për të promovuar librin e saj të dytë.
Për këtë, Jari bëri një sqarim për demokratët:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Kur PD doli në opozitë, Grigja porositi një libër tek disa miq të saj, që shkruajnë libra me pagesë.
Dhe ata i propozuan një libër me titull “13 ide…për vitin 2013.”
Pasi piu kafe me Doktorin, ai i propozoi ta hiqte këtë 13, se nuk donte të fiksohej si vit i humbjes së tij.
Dhe Grigja e ndryshoi librin dhe e hoqi një ide, duke i bërë 12 ide.
Tani ka porositur librin e dytë.
Dhe këtu jep ide të tjera, por i ka pa numër rendor.
E gjithë kjo bëhet që ajo të kompleksojë Lulin, i cili jo që nuk bën libra, por as lexon libra.
Maksimumi lexon statuse në Facebook, ose Tuiter.
Duke tentuar të kompleksojë Lulin, si politikane që bën libra, ajo po ashtu e shantazhon atë, duke ju paraqitur si një njeri që dokumenton lidershpin e tij gjashtëvjeçar.
Ndaj nuk mendoj se libri i Gridës ka ndonjë vlerë politike apo publicistike.
Ai ka vetëm vlerë gastronomike, pasi shërben për të ngrënë një darkë në “Rogner”, dhe nga ana tjetër është një mënyrë për të prodhuar evente, në mungesë të protestave.
Ju kujtoj se kur ne bënim protesta me molotov në bulevard, Grida organizonte dasmën e motrës po në “Rogner”.
Ajo është e fiksuar pas eventeve dhe jo pas aksionit.
Ndaj nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe kësaj që po bën.
Në këtë pike, vlen të përgëzohet qëndrimi i Salianusit, që e ka bojkotuar cermoninë.
Kur një miku im e pyeti a e ke lexuar librin e Grigjës, ai u përgjigj:
“Unë e Çili e kemi lexuar, por dhe Grigja na dha fjalën që do ta lexojë”.
I juaji, Jari!”
Grida një laraska po aq e shpifur sa Mesila Doda dhe Erisa Spiropali ndaj me thoni o njerëz a u lexohen librat këtyre, kur nuk ke kënaqësi t’i dëgjosh zërin, le me për t’i qira nuk bëhet fjalë?!
Ketu Jari ka te drejte. se nuk ha mut kot ai,
Ai di c’ben , se Grida kuprohet qe esht ahkerdhat muti ?
Hahaha
Jari i papari ?