Sot në mëngjes Luli shpërndau një spot mbi bukuritë e Shqipërisë. Në spot përfshihen pamje nga projekte te mëdha të Edi Ramës si rrugët, pamje nga 100 fshatrat dhe vepra të tjera të Rilindjes urbane. Spikeri po ashtu ishte i njëjtë me atë të Edi Ramës. Muzika po ashtu.
Pas kësaj, Jari mendoi se duhet sqaruar mesazhi që Luli ka dashur të japë me këtë spot.
Të dashur demokratë!
Jari ju sqaron.
Luli po bën përpjekje të mëdha për të ndihmuar Shqipërinë dhe demokracinë e rrezikuar shqiptare, por Edi Rama bën sikur nuk i kupton mesazhet e tij.
Ai ka disa kohë që kërkon të ulet në tryezë, por Rama nuk i lë karrigen bosh, pasi vendos dosjen e tij.
Për këtë Luli ka vendosur t’i dërgojë Ramës një mesazh bashkëpunimi përmes atij spoti që ju keni parë.
Kunati i Lulit që merret me spote, i ka rënë shkurt dhe ka marrë gjithë spotet e Edi Ramës për “Rilindjen Urbane” dhe ka kompozuar një spot për Lulin.
Cili është mesazhi i këtij spoti?
Është shumë e qartë. Nëse do kishte një produkt televiziv, një studio mund të shkruante në fund me titra: “Pamjet Edi Rama, zëri Lulzim Basha”.
Me këtë Luli kërkon t’i thotë Ramës se “jam gati të t’i njoh arritjet, mjafton të ulemi të flasim”.
Fakti që Luli përdor një spot që dukej se ishte produksion i Ramës do të thotë mbi të gjitha, që “ne të njëjtën shije kemi, hajde ta bëjmë me radhë këtë punën e qeverisë”.
Ky është një mesazh paqësor pas heqjes dorë nga protestat, pasi përpara kemi një dimër të vështirë dhe nuk ja dalim dot. Ky është mesazhi që ka dashur të përcjellë me spotin e tij.
undefined