Ilir Meta publikoi në rrjetet sociale një foto me nobelisten Aung San Suu Kyi.
Politikania e njohur e Burmës që mori çmimin Nobel të paqes si pacifiste dhe më vonë vrau qindar mijëra muslimanë e civilë të pafajshëm në Rohinga, duket se ka ngjallur shumë debate dhe mes demokratëve.
Ndaj Jari vendosi t’i sqarojë:
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Fotografia e Ilir Metës me Aung San Suu Kyi, nuk është rastësi.
Siç e ka thënë dhe vetë Meta, modeli i saj është një model frymëzues për politikanët tanë.
Të gjithë e dimë historinë e saj.
Ajo kundërshtoi Juntën e gjeneralëve me metoda paqësore, duke qenë e burgosur në shtëpi, për dhjetë vite.
Dhe ju e dini që Meta e ka problem këtë punën e Juntës, se si ta përballojë.
Deri tani ka dhënë disa versione.
Njëherë si Allende, njëherë si Vojo Kushi, njëherë si Mic Sokoli, tani si Aung San Suu Kyi.
Kjo vjen nga fakti se ne nuk kemi përvoja të përballimit të Juntës.
Kjo është pika e parë simbolike që Meta ka bërë foto me të.
Arsyeja e dytë, është se do t’i japë zemër opozitës.
Kjo zonja në vitin 2010 i bojkotoi zgjedhjet përballë gjeneralëve, se nuk e linin të bëheshin zgjedhje të lira.
Dhe kështu qeveria u mbush me deputetë të gjeneralëve.
Por më 2012 ajo mori pjesë dhe fitoi 80 për qind të votave.
Ky është një sinjal se kështu do ndodhë dhe tek ne.
Pas bojkotit të Lulit, kur ai të marrë pjesë në zgjedhje, fitorja do jetë 85 për qind, saç e parashikon dhe Tit Vasili.
E treat, që ka dhe më shumë rëndësi, është se në fund ajo akuzohet për genocid dhe vrasje masive.
Ky është një sinjal që Ilir Meta i çon Edi Ramës.
Ai vërtet po e përballon Juntën, vërtet po e përballon bojkotin, por ama kur të marrë 85 për qind të votave, ka për t’i shkuar të gjithë në hell.
Ndaj mos u nxitoni kur bëni komente negative për këtë foto.
Janë më të thella punët.
I juaji, Jari!”