Jari u gëzua sot kur pa që Mediu kishte shkuar në një konferencë për prodhimin e dinamitit në Berlin.
Për shumë vetë që i çuditi ky takim, Jari ka shpjegimet e veta rreth kësaj historie.
Kohët e fundit Jari kishte dëgjuar që Mediu kishte ngritur një OJQ që quhej “Qendër e Sigurisë për Europën Juglindore”.
D.m.th kishte marrë guximin të jepte leksione për sigurinë, për gjithë Europën Juglindore.
Për këtë, ka pasur disa debate tek disa vende të Europës Juglindore, duke dyshuar tek aftësitë e tij.
Për këtë, Mediu i kërkoi Jarit një ndihmë që të jepte një referencë pozitive për të.
Dhe Jari i bëri një reference, që i detyroi partnerët e OJQ të tjera ta pranonin:
“Të nderuar miq dhe partnerë në fushën e sigurisë në Europën Juglindore.
Po ju shkruaj në cilësinë e ish- ministrit të Brendshëm dhe presidentit të vendit tim, për t’iu dëshmuar mbi aftësitë dhe kapacitetet e zotit Mediu në fushën e sigurisë dhe sidomos njohjes së dinamitit dhe barutit.
Sikundër e dini, zoti Mediu ka pas një aksident të fortë në vitin 2008, kur ishte ministër i Mbrojtjes.
Në përpjekje për t’i bërë nder djalit të kryeministrit, për të bërë ca para me fishekë dhe dinamit, ai i dha leje të ngrinte një fabrikë provizore ku demontoheshin fishekë, mblidhej baruti dhe shitej.
Një ditë fabrika shpërtheu dhe vrau 26 vetë, plagosi 240 të tjerë, ndërkohë që fshati u hodh në erë dhe u bë i pabanueshëm.
Zoti Mediu me aftësinë e tij të rrallë në fushën e sigurisë, pas tragjedisë ju përkushtua seriozisht sigurisë personale dhe arriti që jo vetëm të mos dënohej, por as të gjykohej për këtë çështje.
Dhe këtë e arriti me një plan preventiv të jashtëzakonshëm, duke ja deleguar gjithë kornizën e sigurisë kryeministrit, të cilit i premtoi se nuk do t’i denonconte djalin.
Pas kësaj, gjithçka funksionoi si sahat.
U varrosën viktimat, u ndanë ca lekë për të gjallët, u bllokua gjyqi ndaj Mediut, u arratis në SHBA shefi i Shtabit, u liruan biznesmenët që u ndodhi tragjedia dhe djali i kryeministrit nuk u thirr as në Prokurori.
Do të mjaftonte kjo përvojë unike për çdo personalitet që të konsiderohej kampion i ekspertëve në fushën e sigurisë, pasi një njeri që nuk di të sigurojë veten, nuk mund të sigurojë botën.
Në këtë aspect, krijimin e OJQ për “Sigurinë në Europën Juglindore” me kryetar Mediun e shikoj një sukses të madh.
Jam i bindur se dhe përvoja e tij në fushën e zhvillimit të dinamitit, barutit dhe gjithë lëndëve plasëse, është një përvojë e rrallë.
I juaji, Jari!”
O Mero je i madh
z.Mero.Kam qeshur por vetem nje hollsi ke harruar qe Mediun e kishte”ftuar Bundestagu” dhe informacionin qe ai percillte ne Shqiperi lidhur me kete.
Mehdihoxhgerdeci ka vajt edhe si ekspert per carmatimin dhe demolimin e armeve, konvertimin dhe fraksionimin e tyre nga arme vrastare ne metale qe sherbejne per prodhimin e mjeteve te tjera te prodhimit ne sherbim te njerzimit