Partizani shfryn ndaj Andi Lilës: Është i dyshmitë si kryetar shoqate, si opinionist flet për të shpëtuar rrogën

5 Nëntor 2019, 14:28Sport TEMA

Partizani ndihet i qehtë pas javës së 11-të, pasi kryeson dhe i shkëputur me 3 pikë nga rivalët kryesorë, Tirana dhe Kukësi.

Në këto kushte, të kuqtë kërkojnë të shijojnë qetësinë e vendit të parë duke mos dashur që të përfshihen në replika.

Të dielën në darkë, mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” kritikoi zgjedhjen e Partizanit duke larguar Skënder Gegën dhe afruar një trajner problematik si Lerda.

Lila gjithashtu parashikoi se të kuqtë do të lënë pikë rrugës dhe Tirana do të shkëputet.

“Panorama Sport” kërkoi të marrë dje një reagim nga Partizani për deklaratën e mbrojtësit të Tiranës. Fillimisht nuk donin të përfshiheshin në replika, por përmes një deklarate të përcjellë nga zyra e shtypit, për “Panorama Sport” Partizani i jep një përgjigje Lilës, pa ia përmendur emrin.

Reagimi i të kuqve është thumbues për mbrojtësin e Tiranës, që sipas kampionëve në fuqi ai mundohet të justifikojë rrogën që merr pa luajtur.

REAGIMI- Ja reagimi që bëri dje klubi i kuq për “Panorama Sport” në lidhje me ngacmimet e Andi Lilës:

“Jo, nuk kemi ndërmend të bëjmë ndonjë reagim specifik, për t’i bërë qefin ndonjërit, që me sa duket po kërkon me pahir polemikë për t’u bërë protagonist.

Gjithsesi, duhet thënë se kurrë, në asnjë rast, asnjë lojtar apo pjesëtar i stafit të Partizanit nuk është marrë me trajnerët dhe lojtarët apo problemet e brendshme të cilitdo klubi tjetër në përgjithësi dhe as të atyre të Tiranës në veçanti, edhe pse mundësia është krijuar shumë herë të paktën në këto 5 vitet e fundit.

Ndoshta dikush po përpiqet të justifikoje rrogën dhe në pamundësi për të bërë detyrën për të cilën paguhet, merr role të çuditshme në kërkim të vëmendjes së publikut, duke u shfaqur herë si kryetar shoqate, herë si anëtar i ndonjë grupimi tifozësh apo herë si opinionist sportiv me nivel të diskutueshëm.

Gjithsesi, të jeni të sigurt që ne si klub vijojmë punën për të arritur objektivat tanë sezonalë, natyrisht të shkëputur nga këto përpjekje banale për të na ngacmuar apo krijuar ndonjë destabilitet brenda klubit.

Dëshminë e qartë të kësaj pune dhe të gjendjes se brendshme të klubit dhe se kush ka probleme e kush jo, e gjeni në tabelën aktuale të klasifikimit”.

7 komente në “Partizani shfryn ndaj Andi Lilës: Është i dyshmitë si kryetar shoqate, si opinionist flet për të shpëtuar rrogën”

  1. Endri says:

    Partizani shfryn ndaj Andi Lilës: Është i dyshmitë si kryetar shoqate, si opinionist flet për të shpëtuar rrogën

    PO TY QENSHKRUAN KUSH TA JEP ATE MUT RROGE.

  2. FSHF MAFIA says:

    Njeri servil i armando dukes

    1. Tiranasi2020 says:

      Andi Lila nje idiot i deklaruar ,i kane mbushur mendjen qe eshte djal me llogjik por eshte trap komplet.

  3. Lila Lepiresi says:

    Bythlepiresi i armando krimit…… orinder njeri

  4. GJINI says:

    LILA NJE PRSON PA IDENTITET NE FUTBOLL I PA SUKSESHEM
    NE KARIEREN E TIJ KUDO KU KA QEN !
    I SHQUAR VETEM NE ROLIN E HOXHES FANATIK !
    ( SELAM ALEKEM ) OR LILA !

  5. Tonny says:

    Katunar Kavaje

  6. rexha 10 says:

    UNE NUKE E KUPTOJE SE CFARE DO TE THOTE KRYETARE I SINDIKATES SE SPORTIT. CFARE I AFRON KY LOLO SPORTISTEVE?TE GJITHE SPORTISTET KANE MANAXHERIN E VETE ,DHE NE BAZE TE LUGJIT RESPEKTOJNE KONTRATEN ME SKUADRAT PERKATESE.
    VETEM NE SHQIPRI EKZISTOJNE TE TILLA SHOQATA. SINDAKATA NE SPORTE NUKE I HYNE NE PUNE ASKUJTE.KUSHE E PAGUAN KETE PERSON ,DHE ME PARATE E KUJTE???????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje