Zgjerimi i BE ka vdekur me kohë, Macron vetëm e ka varrosur, thotë njëra palë. Politikë shkatërrimtare, thonë të tjerët. Tani po ravijëzohet ideja e një “modeli norvegjez” për BP. Çfarë është kjo e a mund të ketë sukses?
Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’po ndodh. Ai është drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, një “think tank” me shumë ndikim në Bruksel. Knaus ka qenë ideatori kryesor i marrëveshjes mes BE dhe Turqisë për refugjatët, e cila uli ndjeshëm valën e refugjatëve në Ballkan.
Në tekstin e publikuar javën që shkoi Knaus e quan dhënie fund të torturës (coup degrâce) veton, me të cilën Emmanuel Macron bllokoi fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, e në fakt ngriu gjithë procesin e zgjerimit të BE.
Sikur afrimi i Ballkanit Perëndimor të kishte qenë një dem, shkruan Knaus, atëherë pikadorët e shumtë ndër vite e kanë vrarë kafshën pak nga pak. Macron u shfaq si matador për t‘i dhënë fund mundimit. BE do të duhej t‘u ofronte të gjitha shteteve të BE mundësinë e aderimit në një treg të vetëm (të përbashkët) si Norvegjia apo Islanda”, shton analisti me ndikim.
Macron e ndërpreu lojën
Knaus nuk është i vetmi. Po shtohen zërat, që thonë se ka rënë ora zero e politikës evropiane në Ballkan, momenti që të varroset koncepti i vdekur prej kohësh i zgjerimit dhe të gjendet diçka e re. Diçka më pak se zgjerimi, por aq sa duhet joshëse për t‘i mbajtur shtetet e vogla të Ballkanit në oborrin e BE.
Gazeta Večernje Novosti duke iu referuar burimeve anonime informoi se Parisi dhe Berlini janë duke përgatitur ofertën për në pranverë. Në maj liderët e shteteve të rajonit do të mblidhen në samitin e BE në Zagreb. A do të jetë modeli norvegjez mbi tryezë?
“Vetoja e Macronit e ka torpeduar të gjithë procesin e zgjerimit. Mendoj se ky ishte qëllimi i tij”, thotë Andreas Ernst, gazetar me përvojë i Neue Zürcher Zeitung, i cili për vite me radhë ka qenë korrespondent i kësaj gazete në Beograd.
“Por e mira e kësaj është, se është bërë evidente natyra e gënjeshtërt e marrëdhënieve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.”
Macron qe i gatshëm të ndërmarrë rolin e matadorit. Disa thonë, sepse i druhet forcimit të Marine Le Pen në vendin e tij, 58 përqind e francezëve e kundërshtojnë zgjerimin e BE. Të tjerë mendojnë, se Macron po merr peng Ballkanin Perëndimor, derisa të realizojë vizionin e tij për Evropën.
Mes rreshtave lexohet se presidenti francez dëshiron një BE të disa shpejtësive apo qarqeve koncentrike. Bërthama do të rëndonte rreth boshtit Paris-Berlin, jashtë do të ishin vendet e integruara ne treg, dhe krejt jashtë vendet e asociuara, mes tyre Ballkani Perëndimor. Macron nuk është i vetëm,. Ai mori mbështetje diskrete nga Holanda dhe Danimarka. Kritikat nga Berlini për Macronin vijnë me një të shkelur syri – është dashur të lejojmë Shkupin e Tiranën të hapin bisedimet, gjithsesi ata nuk do të hyjnë në BE për të paktën dhjetë vjet. Kjo loja gjermane, thotë Ernst, është edhe më perfide.
Rregullat, thotë gazetari zviceran, janë prej vitesh të tilla: BE bën sikur dëshiron të marrë vendet ballkanike si anëtare, dhe udhëheqjet e këtyre vendeve sikur zbatojnë reformat. „Kjo do të kishte mundur të zgjaste edhe dhjetë vite të tjera ose përgjithmonë. I gjithë ky teatër dhe gjuha politike për ‘perspektivën evropiane’ dhe ‘vlerat evropiane’ kanë marrë tani goditje të rëndë dhe është mirë kështu”, shton ai për DW. „Tani duhet të vijë oferta e re dhe ajo duhet të jetë e mirë.
“Justifikim për sundimtarët e Ballkanit?
Kur dy dekada të rrugëtimit evropian duket se përfundojnë në qorrsokak, nuk është e lehtë ta kuptosh atë brenda natës. Të gjitha karrierat politike, skenat e organizatave joqeveritare dhe analistëve kanë qëndruar mbi idenë se rruga drejt Bashkimit Evropian është e vetmja e mundshme, dhe nëse të gjithë bëjmë përpjekje, ajo përfundon me anëtarësimin e plotë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përdori një analogji futbolli: gjyqtari ndryshon rregullat gjatë lojës, terreni është i rrëshqitshëm e duhet ndryshuar taktika, por qëllimi strategjik mbetet i njëjti – hyrja në BE. Homologu i tij maqedonas Stevo Pendarovski kërkoi madje një samit rajonal, në të cilin „të gjitha alternativat ndaj integrimit evropian do të refuzoheshin”.
Ky është momenti për të festuar nacionalistët dhe euroskeptikët në të gjithë rajonin në stilin: A ju kemi thënë se BE nuk na do? „Nuk ndjehem i tradhtuar”, thotë për DW Vladimir Paviçeviq, njeriu i cili në dy shtete ka mbrojtur politikën e hyrjes në BE. Fillimisht ka qenë nënkryetar dhe deputet i partisë së Re në Serbi, dhe tani në Podgoricë është lider i partisë së vogël, Crnogorska. “Askush nga BE nuk ka thënë se nuk do të pranohemi, nëse i pranojmë të gjitha kriteret. Iluzionin se BE sillet në mënyrë të pandershme, mundohen ta krijojnë strukturat qeverisëse, që të fshehin simulimet e reformave dhe të justifikojnë mungesën e suksesit në procesin e bisedimeve” pohon Paviçeviq.
Në fokusin e analistëve
Me këtë pajtohet edhe Andreja Stojkovski, analist politik nga Shkupi. Ai nervozohet sidomos, kur politika e zgjerimit shpallet e “dështuar”. “Në Ballkanin Perëndimor ka shtete, që janë të vendosura për të bërë reforma, disa që kryejnë herë pas here reforma dhe ato që herë pas here thonë, se po bëjnë diçka”, shton Stojkovski për DW.
Paviçeviq dhe Stojkovski arrijnë në përfundimin se do të ishte fatale, të hiqej dorë nga premtimi, që BE u ka dhënë vendeve ballkanike në Selanik në vitin 2003 – që BE nuk është i plotë pa Ballkanin. „Vetëm procesi i hyrjes në këtë hapësirë sjell stabilitet dhe perspektivën e vendosjes së rregullit, dhe i sjell Evropës forcim të mëtejshëm. Gjithçka tjetër do të ishte një eksperiment i pamatur”, shton Paviçeviq.
Megjithatë duhet theksuar se Macron nuk e justifikoi veton me mungesën e reformave, por me problemet e brendshme të BE. Sipas kritereve tashmë të rrepta të Komisionit Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar të hapin bisedimet, ashtu siç e ka merituar prej kohësh Kosova liberalizimin e vizave. Në vend që të ecet në shtigjet e rrahura nga Bullgaria, Rumania apo Kroacia – që patën kritere shumë më të zbutura – tani Ballkanit Perëndimor i ofrohet diçka, për të cilën mediat janë ende në kërkim të emrit më të mirë. Flitet për partneritet të privilegjuar, por më shpesh për modelin norvegjez.
“Nuk është një model humbës”
Çfarë është modeli norvegjez? Vendi nordik është krahas Islandës dhe Lichtenshteinit anëtar i Zonës Ekonomike Evropiane (EEP), një mekanizëm i krijuar në vitin 1992, në të cilin bëjnë pjesë të gjithë anëtarët e BE-së. Një opcion është, që kur Britania e Madhe të largohet përfundimisht nga BE, të mbetet prapë pjesë e EEP.
Tregu është i hapur, ekziston liria e lëvizjes, nuk ka dogana – përveç se për ushqimet dhe pijet, prodhime që subvencionohem shumë në BE, kështu që Norvegjia nuk do t‘ua hapë krejtësisht derën. „Pasaporta e Kosovës do të kishte në EEP të njejtën vlerë si ajo norvegjeze dhe shljivovica serbe do të kishte të njëjtin akses në tregun evropian si brandy zvicerian”, shkruan publicisti kosovar Veton Surroi për Koha Ditore. „Një investitor belg do të kishte të njëjtë siguri juridike në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut si në Islandë.”
“Ky nuk është aspak një model humbës për Ballkanin”, thotë edhe gazetari Andreas Ernst. „Është më mirë që në një afat të shkurtër të bëhen hapa të vegjël integrimi, se sa të shpresosh për anëtarësim në BE dhjetë apo njëzet vjet”.
Gerald Knaus në tekstin për Iniciativën Evropiane për Stabilitet propozoi që shtetet ballkanike të integrohen gradualisht në fondet evropiane. P.sh. nëse Serbia do ta rregullonte në mënyrë shembullore sektorin e peshkimit, atëherë në këtë fushë mund të trajtohej thuajse si pjesë e BE. Dhe anasjelltas – nëse gjendja përkeqësohet, mund të përjashtohet përsëri nga ky sektor. Këto janë joshje, që mund ta bënin Macronin dhe qeveritarët në Balkanin Perëndimor të dalin me një propozim të tillë. Vuçiqi dhe fqinjët, momentalisht të zënë me planet e Shengenit të Vogël, do të fitonin perspektivë për të futur shpejt vendet e tyre në tregun e një gjysëm miliard njerëzve. Nga ana tjetër presidenti francez do të kishte rast ta ngrinte nën zero historinë e zgjerimit klasik të BE, së paku deri në një rast më të përshtatshëm.
Lajtmotiv i kritikave të shumta në drejtim të Macronit është se po ia lë në dorë rajonin Rusisë, Kinë, Turqisë. „Nga ana gjeopolitike është e pamundur ta kalosh pa e parë betejën në Ballkanin Perëndimor”, tha Anna Wieslander nga Këshilli Atlantik për New York Times. “Franca ose nuk e sheh, ose ajo është e pranueshme për të.”
Gazetari zviceran Andreas Ernst është i bindur se modeli zviceran është mjaftueshëm që BE të mos ia lërë Ballkanin lojtarëve të tjerë. „Aksesi në EEP është esenciali – këtu është aksesi në fondet e infrastrukturës, është një instrument që i bën më pak tërheqëse për shembull projektet kineze të infrastrukturës apo marrëveshjen me Unionin Euroaziatik. Pra kjo ka pushtet dhe ndikim për BE”, thotë ai për DW.
Llogaritja ka shumë të panjohura. A është e gatshme Gjermania të pranojë? Si do t‘ua shesin këtë histori qytetarëve stabilokratët ballkanas? A është më mirë për Ballkanin Perëndimor të ketë trumcakun në dorë apo pëllumbin në degë? Sidoqoftë statusi quoja është prishur dhe nuk ka vakuum në politikë. Diçka e re po vjen. Një njohës i rajonit kujtoi këto ditë fjalët, që i atribuohen Churchillit: „Është gjynah ta çosh dëm një krizë të mirë.”
Dhe kështu duhet të jetë,Europes Juglindore do ti bashkohet dhe Turqia.
Ballkani nuk eshte akoma gati me këtë glasë politike te ballkanit dhe me këtë hap apo veprime ballkanit i duhen 120 vjet për tu bërë gati për në BE.
Dhe Macron ka të drejte.
Dhe ti Lalai po mbron interesat e Europes se ne sqenkemi gati?
Kjo eshte komike.
Norvegjija nuk ja ka nevojen BE se eshte e pasur me nafte dhe minerale. Zvicra nuk ja ka nevojen BE se ka bankat me te fuqishme ne bote ku ruhen vlerat monetare nga me te rendesishmet. Prandaj BE ka çpikur zonen ekonomike Europiane, per aresye se keto vende i duhen BE kurse keto nuk e duan BE. Ne rastin e Vendeve te Ballkanit perendimor ne qofte se i pranojne keto do ti duhen si vende ku mund te hidhen mbeturinat e BE, makinat e vjeteruara, pajisje jashte funksionit dhe shume mbeturina qe kerkojne vende depozitimi ne BE por qe ketu do trajtoheshin si ndihma per te mbajtur lidhur ket vende ne menyre qe te mos jene ne gjendje te bejne politika ekonomike ne dobi te vendeve te tyre. Veç kesa mbas 10 vjeteve nuk do mbetet gjurme nga BE.
Duan,ta kthejne Ballkanin ne Kamp per Refugjatet por Ballkani ben mire te lidhet me Kinen dhe Rusine. Evropa ka ngordhur po Shkaterrohet dita dites nga ekonomia, morali,Shoqeria,Krimi dhe sidomos Arabet dhe Afrikanet
Po te ken pak llogjik e karakter politikanet e TIRANES dhe SHKUPIT , nuk duhet te paraqiten fare ne zagreb , ose te paraqiten ne nivel zvendesministrash te jashtem , ta mari vesh BEja qe na ka çar trapin duke kerkuar hesap veresie. Dhe se ne menyr tjeter nuk kemi nevoj per BEn.
Po te ken pak llogjik e karakter politikanet e TIRANES dhe SHKUPIT , nuk duhet te paraqiten fare ne zagreb , ose te paraqiten ne nivel zvendesministrash te jashtem , ta mari vesh BEja qe na ka çar trapin duke kerkuar hesap veresie. Dhe se ne menyr tjeter nuk kemi nevoj per BEn , ateher do shikoni reagimin ne favorin ton .
Europa dhe Amerika na kan qare hallin shume se kena vuajtur shume ne kohen e Enverit dhe perloteshin se na donin fort , gjithashtu premtonin se do na ndihmonin qe edhe ne te shohim “dite te bardha ne europe te bashkuar . Per kete ne fillim na premtuan teorine e “zeros” e me te vertete ne zero na çuan biles ne minus , pastaj ” çekun e bardhe ” qe kurr se morem vesh nga do na vinte ai çek perrallore ndoshta nga ufot . Me vone na doli “ari i Xhon Megout ” qe do beheshim shume te pasur sa do ja kalonim edhe gjermanise (ku ne te vertete politikanet tone ja kaluan ). Ka afro 30 vjete qe Europa po na thote do ju fusim sot do ju fusim neser , sa qe sot po na perloten dhe ne u shime lotet de mallengjehemi shume dhe presim hajt se do na pranojne edhe pak edhe nja 20 a 30 vjete te tjera . Disa koka te Europes po kritikojne gjoja veprimin e tyre qe çfate gabimi beri Franca qe nuk ishte dakort se do shtohet ndikimi Rus ne Europe po gati 80% e shteteve te Europes duan te futet Rusia ne Ballkan dhe Europe pa çka se ne pamje te jashtme hiqen sikur jane kundra Rusise tuj fillu me Francen Gjermanine Hollanden e te gjitha me radhe . Kush i pengoj Gjermanine Francen te ye gjitha te tjerat me radhe per te na fut ne europe . Po keto drejtues te Europes qe ishin tash 4 apo 5 vjete qe drejtojne Europen qe tash qe e dorezuan po perloten . Pra a bie poshte thenja e Gjergj Fishyes dhe Enver Hoxhes per Europen , – Jo kurre por jane aktuale .
Ta dhjesim e ta shurrojme Evropen,si dhe Berishen tone me Bash mutin,Meten e Falxhoren,dhe te futemi ne unionin Rus.Edhe ajo eshte superfuqi bashk me Kinen.
FRANCA E FUSTE SHQIPRINE NE EUROPE VETEM ATHERE KURE SHQIPRIJA TE KTHEHEJ KOLONIJA E SAJE. FUTJA NE EUROPE NUKE ESHTE NDONJE KOMPLIMENTE, PORE ESHTE PLOTSIMI I DISA KRITEREVE QE KANE LIDHJE ME INTERESA EKONOMIKE.TANI EUROPA ESHTE E TERA E LIDHUR ME RUSINE.KJO PER INTERESIT TE GAZIT.SA I PERKET POZICIONIT GJEOGRAFIKE,TE SHQIPRISE,KA NJE POZICION KU AMERIKA E DONE PER VETE,PO KESHTU EDHE NJE PJESE E EUROPES,PORE MOSE HARROJME EDHE RUSIJA.SHQIPRIJA JO SHUME LARGE DO TE JETE NE DUARTE E INVESTIMEVE TE MEDHA TE SHTETEVE TE AMERIKES ,DHE TE EUROPES.PORE PROBLEMI ME I MADHE DO TE JETE SE SI DO TA NDAJNE PER INTERESA EKONOMIKE.
KAME FRIKE SE DO TA ZVOGLOJNE AKOMA DHE ME SHUME HARTEN GJEOGRAFIKE.ASHTU SICE NDODHI DHE ME KOSOVEN. PASTAJ DO TE COHET ARTAN FUGA DHE DO TE KRIJOJE NJESITE GUERRILE PER TE MPOSHTUR AMERIKANIN . KOSOVA DHE SHQIPRIJA DO TE JETE NJE VULLKAN PER TE KRIJUAR DESTABILIZIM NE BALLKAN. PRANDAJ MJAFTE ME DUKE SHARE E VRARE NJERI _TJETRIN. NE NUKE KEMI NJE QEVERI PORE DISA HAJDUTER ME KOLLARE QE E KANE SHITUR JO VETEM ATE VENDE PARA 30 VJETESH ,PORE EDHE GRATE DHE FAMILJET E TYRE PER INTERESA EKONOMIKE.E DINI SHUME MIRE QE E KEQJA ME E MADHE E SHQIPRISE KA ARDHUR NGA VETE SHQIPTARET.NGA SHQIPTARET ME PUSHTET.KJO ESHTE HISTORIJA PO NUKE E BESUAT PYESNI BERISHEN ME FAZLLICIN NE MBLEDHJEN E KOMITETIT QENDRORE.
ZGJERIMI I BE-SE KA VDEKUR !
Common!
Eshte duke vdekur vete BE- ja e ju vajtoni vdekjen e zgjerimit !?
Fakte e jo pallavra
BREXIT APO ALLEXIT !?
– Fuqia e 2/3 amerikane dhe kollapsi i 100 per qindshit stalino- enverist
– Cka nuk di akoma Evropa !
– Uroj qe Brexit te mos kthehet ne Allexiti !
– Parashikimi ogurzi i Leninit … Larg qofte !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Evropa e di po aq edhe mire se Vucici ka qene Ministri i I Informacionit te Sllobodan Milloshevicit e Vojislav Sheshelit!
Ka qene Gebelsi i regjimit me terrorist qe ka pase Evropa pas Luftes se Dyte Boterore me mbi 150 000 te vrare ne Bosnje !
Me mbi 13 000 shqiptare te vrare ne Kosove!
Prej tyre rreth 3 000 nuk u jane gjetur kufomat as sot!
Mbi 25 000 gra e vajza edhe minorene te rrembyera, perdhunuara ne orgjira shtazarake nga paramilitare e UDB- shet e Milloshit e nga Cetniket e Sheshelit !
Evropa e di po ashtu se Dobrica Dacic ka qene Sekretari i Partise se Milloshevicit e sot edhe shef i diplomacise serbe !
E di shume mire se Milloshevici dhe Shesheli jane kriminele lufte ne baze te akuzave te vertetetuara nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage !
E megjithese e di shume mire ua hapi dyert e BE Vucicit e Sheshilit, Dacicit e co. para Kosoves e Shqiperise, viktimave te genocidit e terrorit shteteror serb tash e 150 vjet !
Evropa po ashtu e di shume mire , bile edhe me mire se ne se me miliarda Eurot qe investon qe ua dhuron Vucicit, Dacicit, Sheshelit…. Serbise ata blejne aeroplane e raketa, tanke e bomba tek nene Rusia e Babe Putini, te cileve gjoja Evropa u ka vendosur embargo !?
Per cka i duhen keta avione e raketa, tanke e bomba, armatim i fundit rus Serbise !?
Per tu mbrojtur nga Shqiperia e Kosova gati pa e pa ushtri e armatim pa asnje aeroplan civil e jo me luftarak !?
Nga Mali i Zi e Maqedonia, nga Sllovenia e Hungaria apo nga Bullgaria e Rumania… nga NATO-ja dhe SHBA-ja !?
Armatimi eshte mjet lufte e jo paqeje!?
Atehere cfare emri ti vendosim qendrimit albanofob te Evropes ndaj Kosoves e Shqiperise si shtete e shqiptareve si komb !?
E ndaj kujt !?
Ndaj shqiptareve si popull e si kombi me properendimor jo vetem ne Evrope, por ne mbare Boten!
Ma gjeni nje rast te vetem ne historine shqiptare e Boterore qe ne shqiptaret te kemi sulmuar, pushtuar, zaptuar apo terrorizuar , vrare e shfarosur nje popull apo shtet tjeter sic ka vepruar Serbia e Greqia me Kosoven e trevat shqiptare ne Maqedoni, Mail i Zi dhe Cameri!?
Ma gjeni vetem nje rast te vetem !?
Pse !?
Sepse shqiptaret jane kombi dhe populli me i qyteteruar ne Evrope. Nje popull me kater fe e me shume sekté fetare qe ka per kryefe shqiptarizmin!
Cila eshte maja e qyteterimit, qellim i madhor i qyteterimit!? Sigurisht e pa medyshje jeta!
Me gjeni edhe nje popull tjeter ne Boten qe uron :
– Tungjatjeta vella … si e vecse si shqiptaret !
Me gjeni edhe nje popull e komb tjeter qe be te fundit, betim superior ka : Per Toke e Per Qiell , si shqiptaret!
Pse !?
Sepse Zoti dhe Nena Natyre ua ka dhuruar shqiptareve me bollek nje truall te begate, me nje klime te shkelqyer me kater stine tipike Mesdhetare dhe nuk kane pasur nevoje te sulmojne e tua rrembejne te tjereve!
Pse!?
Sepse shqiptaret jane nje popull i bukur me vajza e djem si Shtojzovalle me burra te hijshem e trima si Muji e Halili, si Gjergj Kastrooti Skenderbeu e Adem Jashari, si Ajkuna e Nora e Hotit, si Fevzia e Artiola Demiraj… shqiptaret nuk kane pase nevoje te rrembejne Helena Troje e as Vojisllavica e Katerina sllavo- ruse apo greke!?
Brexit apo Allexit… Larg qofte !
Pse !?
Sepse shqiptaret jane nje popull me kulture te lashte sa vete njerezimi… Pavaresisht sulmeve, pushtimeve, luftrave, zaptimeve, terrorit e tokes se djegur pa fund kunder tyre ata e kane ruajtur, gjuhen, traditat, kenget, vallet unike, autoktone te tyre….
Natyrisht edhe kane marre e kane dhene me fqinjet e me Boten ne teresi por kane mbetur shqiptare.
Eshte dhjetra mijera here me e madhe ne hapesire Amerika e Veriut dhe e Jugut , apo Australia, por sot ato flasin gjuhen e konkistadoreve, zaptuesve e pushtuesve te tyre anglishten, spanjishten, portugalishten, frengjishten….
Ndersa nje popull i vogel ne nje hapesire te kufizuar lind e vdes shqip, flet shqip…..
Brexit … apo Allexit…?… Larg qofte !
E vetmja gje qe Evropa e Bashkuar nuk ka marre vesh akoma eshte se :
– Bashkimi Evropian eshte familja e perbashket e popujve dhe e shteteve te Evropes… jo streha e politikaneve maskarenj qe hane te Brukseli e lehin te
Kremlini!
Duket sikur fuqite e medha vendimarese evropiane jane vene ne gare te vertetojne parashikimin ogurzi te babait boteror te komunizmit Vladimir Ilic Lenin:
– Evropa e Bashkuar eshte e pamundur… Edhe nese jetesohet do ta kete jeten e shkurter !
Larg qofte !
Uroj qe Evropa e Bashkuar ta marre vesh dhe ta kuptojne sa me pare kete mallkim leninist dhe nga unanimiteti e 100 per qindeshi i Josif Stalinit dhe Enver Hoxhes ne votimin dhe vendimarrjen e saj, qe jane krejtesisht komuniste e absolutisht antidemokratike edhe ne nje familje biologjike e jo me ne nje familje shtetesh apo kombesh krejt te ndryshme nga tri tiparet themelore te tyre: kombesia, gjuha, kompaktesia territoriale.
Bile, bile edhe diktatori arkeokomunist Enver Hoxha shkonte deri tek 99 per qindeshi asnjehere tek qind per qind si Bashkimi Evropian.
Evropa duhet te mesoje nga Nena Boterore e demokracise SHBA qe edhe per ceshtjet me strategjike kombetare e nderkombetare vendos me maksimumi 2/3 e votave te Kongresit Amerikan e jo me 100 per qind te tyre…
Na ishte se c’na ishte …!?
Me shume se kushdo kete duhet ta zbatoje djepi i demokracise bashkekohore Franca me revolucionin e saj “ Liri- Barazi- Vellazeri”!
Po te keni ndonje dyshim, shihni realitetin e sukseshem qindravjecar te Shteteve te Bashkuara the Amerikes dhe fundin pa lavdi te Bashkimit te Republikave Socialiste Sovjetike BRSS-se apo te shtetit te arnuar keq nga Versaja Jugosllavise!
Eshte koha e fundit qe BE te ndryshoje e ti jape fund se pari e sa me pare… urgjentisht 100 per qindeshit ne votim dhe vendimarrje ose 100 per qindeshi stalinist do ti jape fund Bashkimit Evropian ala BRSS dhe Evropes se Bashkuar !
Perndryshe Brexiti shume shpejt do te kthehet ne Allexit
Kambanat e Londres rane ne vesh te shurdher… Fitoi Brex-it.
Ato po bien edhe ne shtete te tjera te vjetra e te reja anetare te saj.
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne, por edhe guxim te ndryshojne, reformojne dhe ndryshojne.
Eshte me kollaj te parandalosh se te perdorish ilace, thote nje shprehje e vjeter latine. Ilacet kushtojne, kane efekte anesore dhe kur semundja perhapet nuk kane asnje efekt.
Sot !
Neser eshte teper vone!
Pasneser vjen kolspsi… Brexit kthehet ne Allexit! Evropa e Bashkuar kthehet ne Ish- Evropa e Bashkuar si BRSS ne “ na ishte njehere e nje kohe BRSS-ja…”…
Larg qofte! .. E hengri Gogoli!
E shembi mungesa e lirise, mungesa e barazise, mungesa e vellazerise … Shkurt mungesa e demokracise…
Po e shpartallon, rrenon dhe zhben 100 per qindeshi, unanimiteti stalinist nese ajo ka akzistuar realisht ndonjehere !
Anerika eshte Shtet Korporatist Fashist ku Lobi Cifut Ben ligjin dhe luftrat Imperialiste Amerikane behen per llogari te Izraelit.Lerini perrallat per demokraci.Komunizmi ta bente te qarte cfare mund te beje dhe cfare jo por kapitalizmi re genjen me ikuzione dhe endrra te genjeshterta demokracie
Or Dod ato do te paraqiten ne nivele te larta sepse duan integrimin per te vjedhur fondet qe vijne nga BE. Si e pretendoni ju integrimin kir nje bisnesmen rrihet per vdekje sepse do te investoi ne Gjirin e Lalzit dhe personat qarkullojne te lire me foristrada.
Ça i keni këto shkrime qesharake? Ore po çjanë këto krahasime me Norvegjinë, Zvicrën, Islandën? Ato janë vende që refuzojnë të antarësohen në BE sepse nuk duan të lëshojnë sovranitetin e tyre ekonomik dhe politik në duart e të tjerëve, ndërsa ne jemi vend që ngelëm duke u qurravitur në portën e BE-së.
Po bëni një her një sondazh dhe pyetni një her shqiptarët se pse duan antarsimin e Shqipëris në BE. Unë them se e duan vetëm për tja mbathur nga Shqipëria për të gjetur ndonjë pun me pagesë të hajrit dhe për të përfituar shërbime dinjitoze shtetërore. Shqiptarve nuk i plas fare për mardhëniet tregtare me Evropën se s’kanë se çtë shkëmbejn me ta. Ndërsa çështjet gjeostrategjike janë shumplanëshe dhe mjaft të ndërlikuara. Dhe Evropa e di mirë që Shqipëria (dhe shqiptaria në përgjithsi) nuk mund të kthehet pa leje nga lindja, pasi jemi të lidhur ngushtë me NATO-n. Pyetni një her veten se çmund të bëhet nëse Serbia kërkon krijimin e Jugosllavisë të re (nën emrin Ballkani perëndimor) që të pranojë të futet nën ombrellën e perëndimit? Mua më duket se këto vitet e fundit po na shtyjnë drejt këtij projekti. Njëri nga këta ekspertët e artikullit të mësipërm mer shëmbull përmbushjen rregullave të peshkimit sipas kritereve të BE-së nga Serbia. A mund ta pyetni një her atë zotnin se ku do i përmbushi kriteret e peshkimit Serbia? Në lumenjtë e saj, apo në detet dhe liqenet tona?
Ka vdekur apo jo projekti i zgjerimit te Europes,ne duhet te fillojme me demokratizimin e partive nga te cilat dalin qeverite demokratike, dhe njekohesisht shengenin me Kosoven ( ne asnje menyre me Serbine , me Maqedonine e Malin e Zi vetem pasi te veproje lidhja me Kosoven).
Persa i perket Kines ,te gjitha vendet, perfshire Gjermanine e Francen bejne cmos per te forcuar maredheniet me te.
Cte keqe do te kishte per ne futja e investimeve kineze, por jo me keto qeveri te korruptuara qe bejne kontrata ne dem te popullit dhe te favorshme per te huajt ( si rasti i kompanise kanadeze te naftes, raspikan, etj.) dhe per xhepat e tyre.
Prandaj cdo gje nis me demokratizimin e partive politike, te cilat mund te detyrohen te ndryshojne me shume nga suksesi i V,V ne qeverisjen e Kosoves se sa nga ” vetingu”.
Vetem nje Shqiperi demokratike e bashkuar fillimisht ne nje treg me Kosoven do te ishte garanci per prosperitet e stabilitet , ku Shqiperia e Kosova do te ishin faktor stabiliteti jo duke bere leshime per fqinjet ( duke detyruar perendimi politikanet tane te korruptuar ), por duke zbatuar parimin e fqinjesise se mire nepermjet reciprocitetit si vend tashme i konsoliduar e serioz ( kuptohet bashke me Kosoven ).