Votohet më 16 Nëntor, Balla: PS mbetet partia më madhe dhe më e besuar për shqiptarët. Gati për mandatin e tretë

6 Nëntor 2019, 18:57Politika TEMA

Partia Socialiste e Shqipërisë prezantoi sot në Elbasan nën moton “TI ZGJEDH” kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Partia Socialiste mbetet partia më e madhe dhe më e besuar për shqiptarët.

“Partia Socialiste do të bëjë të mundur që të zgjedhurit e saj në qeverisje ose në nivel lokal të jenë 50 për qind burra e 50 për qind gra. PS sot ka bërë shumë për barazi gjinore, teksa ne kemi shumë ministrenë qeveri. 

Partia Socialiste sot është partia më e madhe në vend, duke pasur mbështetje edhe nga gratë. 

Ne në çdo organizatë kemi zgjedhur një burrë e një grua, për ta çua barazinë gjinore në PS 50 për qind burra e 50 për qind gra”, deklaroi Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij, numri dy i PS Balla shtoi se Partia Socialiste do të bëjë gjithçka që nën qeverisjen e saj, vendi të integrohet sa më afër BE-së.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim edhe mandatin e tretë. Ne kemi sot të gjitha bashkitë në qarkun e Elbasanit. 

PS qeveris sot në 60 bashki të vendit, ne jemi pjesë e të majtës europiane, kemi ruajtur natyrën reformiste të Partisë Socialiste. Partia Socialiste është partia e vetme moderne në vend.

Nuk duhet të harrojmë se partia në territor është më e fuqishme me njerëzit e thjeshtë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria sot është kandidate për të hapur negociatat me BE. 

Mos të harrojmë se Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat që i takojnë, por BE-ja duhet të mbajë fjalën për të hapur negociatat. 

Misioni historik është që Partia Socialiste të qeverisë më 2021 me Edi Ramen Kryeministër”, tha Balla.

1 komente në “Votohet më 16 Nëntor, Balla: PS mbetet partia më madhe dhe më e besuar për shqiptarët. Gati për mandatin e tretë”

  1. lagja_brrakes says:

    Partia mo e pjerdhme dhe e kriminalizume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje