Vajza e presidentit Trump prej disa ditës ndodhet në Marokut.
Në vizitën e saj Ivanka Trump u mirëprit nga Princesha Lalla Meryem dhe ministri i Jashtëm i Marokut në aeroportin e kryeqytetit në Rabat.
Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Ivanka Trump, ndodhet në Marok për të promovuar fuqizimin ekonomik të grave në vendin e Afrikës Veriore.
Gjatë vizitës tre ditore, Ivanka Trump promovoi nismën e qeverisë amerikane për zhvillimin dhe prosperitetin global të grave.
Me një buzëqeshje rrëzëlluese, nëna e tre fëmijëve i la të gjithë pa fjalë me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj.
Eleganca dhe Bukuria e Ivanka Trump i la që të gjithë pa “fjalë”. (TemA)