Nga Artur Ajazi
Në çdo parti politike në Europë, në rast se do të ishin zbuluar skandale të tilla siç ka ndodhur me Partinë Demokratike në Shqipëri, kryetari i saj më e pakta, do të ishte larguar me kohë nga posti. Kjo nuk ndodh tek ne, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka gjasa të ndodhë kurrë veçanarisht në Partinë Demokratike të Doktorit.
Kjo pasi tek ajo parti, kanë gjetur strehë në gjithë vitet e ekzistencës saj, skandali dhe abuzimi, duke ndërthurur ndjeshëm situata dramatike, që kanë bashkëshoqëruar pas Doktorit, edhe të emëruarin pasardhës, shefin e ri të asaj partie Lulzim Basha.
Qysh nga viti 2005, kur Partia Demokratike çuditërisht fitoi sërish zgjedhjet e përgjithshme dhe deri sot, numurohen histori dhe skandale të padëgjuara përgjatë qeverisjes saj dhe më pas, që nisin me aferat korruptive, abuzimin me paratë e taksapaguesve, dhe vazhdojnë të habisin edhe sot shqiptarët me lobimin e bërë në SHBA me “parave ruse” të një kryetari që nuk ka “ngrohur vendin” akoma për ti treguar anëtarësisë tij, se ka aftësi të fitojë zgjedhjet, se ka eksperiencë të mposhtë kundërshtarin politik, se ka një program të pastër zgjedhor dhe qeverisës, për të fituar besimin dhe ngjallur shpresën e shumicës së popullit.
Doktori është i vetmi (siç ka qenë për çdo gjë tjetër në atë PD) që e mban me pahir Lulzim Bashën kryetar partie. E mban jo për “humanizëm” dhe as për “idealizëm”, sepse në atë parti vetëm kjo gjë, nuk ka ndodhur kurrë, por e mban sepse i duhet edhe për pak kohë.
E mban sepse shikon tek Lulzim Basha, njeriun e duhur për bindje absolute dhe për kompromise, e mban sepse Lulzim Basha është i vetmi emër, tek i cili Doktori ka “investuar” shumë për ta mbajtur pas vehtes, duke e trajtuar herë si “kryetar PD” dhe herë si “kryetar opozite”, por në asnjë rast nuk shihet gjëkundi kontributi dhe vepra e tij.
Doktori ja ka “prerë” biletën vajtje-ardhje Lulzimit, duke mos i lënë hapësirë atij për vetvendosje brënda partisë.
Dikush mund të besonte deri para 2 vitesh, duke menduar se “Lulzim Basha do të bënte epokë në PD” apo dhe duke pritur se ai, do ta mënjanonte Doktorin me “lezet” nga drejtimi i partisë. Por sot, askush nuk është i pasqaruar për faktin se “në PD, në kampin opozitarist, ligjin e bën vetëm ai, Doktori i plotfuqishëm”.
Çadrën, mitingjet, protestat, aleancat, tryezat e partive, largimin ose qëndrimin e Lulzimit si kryetar partie, dhe gjithçka tjetër e vendos Doktori. Madje edhe listat e 2017, që u deklarua se “i bëri Basha me kokën e tij”, nuk u hartuan dhe nuk u dorëzuan në KQZ, pa izën e Doktorit. Por, pse e mban me pahir Doktori kryetar partie Lulzim Bashën, përse këmbëngul që ai duhet të jetë edhe për pak kohë atje, si pasardhës i tij ?
Ka shumë dilema, ka shumë hamendësime, por më kryesorja mbetet fakti se Doktori ende nuk ka gjatur pasuesin e “denjë” të Lulzimit, që sipas mënyrës së tij duhet patjetër të jetë me “cen” në biografi.
Dhe të tillë ka plot në SHQUP, por Doktori nuk është bindur akoma, edhe pse ka prej tyre që kanë treguar me vepra, se mund ta “sfidojnë” Lulzimin në tapetin blu. Ka zëra (mos qoftë e thënë) se Doktori ka shumë “plaisir” të afrojë Ilir Metën në PD, dhe pse jo, ta bëjë edhe kryetar partie.
Ëndrra e Doktorit mbetet Meta kryetar opozite, njeriu i vetëm që i një borxh të madh atij, veçanarisht “bllokun” dhe shumë pazare të tjera dypalëshe.
persen ,
e di tashme te gjithe .
basha (si pjestar i familjes mafioze di gjithcka mbi satanin e vicidolit )
DUHET te mbahet prane e nen kontroll gjithmon !
basha largohet vetem i vdekur nga shpella !
basha shpeton vetem kur te hyj ne burg ,ose
ka edhe llafe nga miq hollades ,se ka perpjekje me helmu satanin ,
e kjo kuptohet nga kish ?
shshshshshshsshh do ndodhi
Nuk besoj qe Ilir Meta te arrije te poshterohet deri ne kete fare feje i dashur gazetar.Ai sigurisht qe eshte koke e kembe i lidhur me Berishen si ne antishqiptarizem,ne vjedhje grabitje e vrasje,por e shoh thjeshte fantazi kooptimin e tij ne pd .
E ke qa!
Sikur nje fjale te thote loku komunist berishovic kunder lulzimes,do shikoni ju se si hienat si noka ,paloka ,thithlopa vokshi e ca zigura e ca mjekrosha te ashtuquajtur dhjerokrat,do ti sulen lulzimes ,edhe do i kujtojne pse ngjan kaq shume me enverin…
I duhet edhe pak kohe! Po pritet qe Meta te shkarkohet! Nderkohe po i vjen rradha Bashes per ne Rec! Sala hesht! I duhet Basha brenda qe te filloj rrumujrat. BASHA ne Rec eshte kauze per Pd! Eshte njelloj si vrasja e AH! Iliri nderkohe behet i pranueshem per militantet e eger te Sales! Dhe historia pereseritet, por besoj qesharake… Kjo sepse skandalet makro si Gerdec, vjedhja e Rruges Kombit, vrasja e 4 qytetareve, 7%, Lobimi me para ruse ku kane pergjegjesi te drejteperdrejta Sala, Basha, Ilir Meta poe edhe Mehdiu e Mona jane perceptuar vizualishte nga i gjithe publiku! Biles pikerisht keto sollen renie te thelle te PD, LSI! Dhe mbetjen e PD pa kauze! Ndoshta skandale mund te pretendohen ka edhe Rama! Por jo te ketij niveli dhe sot per sot nuk i behet dot nje akuze e qarte! I behen akuza politike ne parim!
Dhe te mos harrojme se Rama beri kauze integrimin ne Europe ne funksion te realizimit te Regormes ne Drejtesi! Dhe po arrin rezultate qe po vleresohen nga faktori nderkombetar! Besoj se se shpejti gjerat do ndryshojne! Nuk do te zgjas shume! Personat e siperpermendur nuk i kane bere mire llogarite!