“Shumë shpejt ligji special kundër “KÇK”, Rama: Një grup i gjerë me partnerë ndërkombëtarë do t'i futen një lufte të panjohur më parë ndaj krimit

10 Nëntor 2019, 14:21Politika TEMA

Kryeministri Rama në një bashkëbisedim me gazetarët pas konferencës së përbashkët me kryeministrin maqedonas dhe presidentin e Serbisë, deklaroi se shumë shpejt do të bëhet publik ligji special kundër grupeve krinimale.

Rama tha se një grup i gjerë me partënerë ndërkombëtarë do t’i futen një lufte të panjohur më parë ndaj krimit të organizuar dhe masa ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit “Kap ça të kapësh”,

Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. 

Kemi punuar me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë dhe kemi grupuar shumë eksperienca botërore dhe kam vendosmërinë të hyjmë në një luftë të pa njohur më parë kundër krimit të organizuar dhe të marrim masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit KÇK”, tha Rama. (TemA)

6 komente në ““Shumë shpejt ligji special kundër “KÇK”, Rama: Një grup i gjerë me partnerë ndërkombëtarë do t’i futen një lufte të panjohur më parë ndaj krimit”

  1. Njutoni says:

    Po ata qe Kapen Ca Kapen,a do kapen?
    Apo,kush kap vetveten..!?

    1. Cudia says:

      Bravo shoku me kete pyetje se te gjitbe kete pyetne bejme. Rama duket se po shkon mire drejt thenies se ” pasi lopa e mbushi koven me qumesht i futi nje shkelm ne fund”

  2. Piro says:

    Po bere kete do I japesh fund kultures primitive te te fortit, te vjedhjes e krimit, qe po shkaterron vendin. Hallall plako! Do futesh ne histori..

  3. Alfred says:

    OPGJ SHPETIM KARAKUSHI.
    PROKUROR JULUAN ZONJA..
    GJYQTAR ALBERT MECE.
    GJYQTAR ARTAN GJERMENI.

    TE LIDHUR ME KRIMIN.
    FLAMURTARE TE KCK.

    DO TUA BEJ PUBLIKE XHEVAHIRET TUAJA O TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE…NE MOMENTIN E DUHUR… KENI SHKELUR CDO LIGJ E CDO NORME VETEM E VETEM PER 5 PARE…JENI TE VEGJEL PER TA KUPTUAR SE JETA NUK ESHTE SOR PER SOT DHE JETA NUK ESHTE…KCK POR DI VIJE DITA TE PERGJIGJENI…1M1… SHIJONI EDHE PAK KOHE ATO CKA KINI BERE NGA POSHTERSIA QE JU KARAKTERIZON NE CDO QELIZE.
    BUKUR I KOPSITNI GJERAT…ME ATO MAKINACIONET TUAJA… DUKE MARE VENDIME NE MUNGESE…JU GARANTOJ SE DO PERBALLEMI NJE DITE SY ME SY DHE ATEHERE DO TA SHOFIM SA TRIMA E SA BURRA JENI…
    DHE JUVE JENI AQ TE VERBER SEPSE DUKE PERFAQESUAR LIGJIN MENDONI SE E KINI NE DORE, POR DUHET TA KUPTONI SE JU DUHET TA KINI LIGJIN ME FRIKE NGA KUSHDO TJETER.
    E DINI MIRE PER CFARE BEHET FJALE…
    GOOD LUCK

  4. On says:

    Po politikanet kur….?

  5. taras bulba says:

    Lere kck , pck dhe ckp se late nam duke genjyer dynjane , po meruni me 7%-shin, lobimet e Lul karabushit, 21 janarin , gerdecin , rrugen e kombit, cez dhe shum e shum te tjera krime qe kane gjurme ne jeten e shqiptarit te thjeshte
    Ne kete sistem qe jemi do kete kck gjithmone , ato jane pjelle e sistemit , ka kudo ne te gjitha shoqerite qofte dhe ato moderne , 21 janar , rruga e kombit , libime , gerdec nuk ka . E kuptove corapekuq genjeshtari ???? E kuptova thuaj , dhe mos mashtro me se te kane kuptuar dhe femijer e mitur , per keti ulurasin te huajt dhe jo per kck dhe pordhe me rigon……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje