Shaun Reynold nga Bathgate e Skocisë, është qëlluar me shigjetë në gjoks, nga fqinji i tij Ralph Muir.
Të dy fqinjët kishin pasur mosmarrëveshje, që rezultoi me përdorimin e armës së ftohtë të njërit prej tyre, gjë që i shkaktoi lëndime të konsiderueshme viktimës, por jo me pasoja për jetën.
Në pamjet e shpërndara, Reynold shihet që vazhdon të qëndrojë i qetë derisa argumentonte me fqinjin, tjetër megjithëse në gjoks e kishte shigjetën.
Kur doli para gjykatës, Miur pranoi se kishte qëllim ta vriste fqinjin, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte me të. (TemA)