Një polic ka qëlluar me armë një protestues gjatë demonstratave të dhunshme në Hong Kong.
Videoja e postuar në Facebook, shfaq policin duke i drejtuar pistoletën një protestuesi që po mundohej të bllokonte rrugët.
E kur një tjetër që mbante maskë u mundua t’i dalë në ndihmë protestuesit, polici pa u menduar dy herë e qëlloi me revole, duke e lënë të shtrirë në tokë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, polici shkrep edhe dy plumba edhe pse në raport thuhet se vetëm një person është lënduar në këto të shtëna. (TemA)