FOTOT nga parada e çiftit mbretëror në Japoni

10 Nëntor 2019, 15:06Lifestyle TEMA
FOTOT nga parada e çiftit mbretëror në Japoni

Rreth 120 000 njerëz ishin të pranishëm në paradën e çiftit mbretëror japonez në Tokio, pothuajse tri javë nga ceremonia e kurorëzimit të perandorit Naruhito.

Subjektet e monarkisë më të lashtë trashëgimore në botë janë mbledhur rreth pallatit perandorak që të shtunën mbrëmapër të dëshmuar kalimin e sovranit së bashku me gruan e tij Masako, rrëfejnë mediat japoneze.

Të paktën 26 000 policë u vendosën në kryeqytet, në dhjetëra pika kontrolli të vendosura përgjatë perimetrit të paradës: një rrugë 4.6 km që çifti mbretëror e përshkoi në pak më shumë se gjysmë ore me një makinë.

Gjatë kësaj kohe banda muzikore mbretërore luajti pjesën e re “Reiwa”, të riemërtuar që nga 1 maji e që përkon me ngjitjen në fron të 59-vjeçarit Naruhito. Parada ishte e fundit nga pesë ceremonitë zyrtare ceremoniale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje