I dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se ka kryer dënimin sepse vdiq

9 Nëntor 2019, 18:03Lifestyle TEMA

Benjamin Schreiber po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në shtetin e Ajouas, SHBA, pasi ka vrarë një person duke e goditur me çomange në vitin 1996.

Gjykata i mohoi të drejtën për t’u liruar edhe pse gjatë kërkesës ai pretendoi se e kishte kryer dënimin kur vdiq për pak kohë. Gjykatësi tha se pavarësisht se kërkesa e tij ishte tepër origjinale, nuk ishte fare bindëse.

Në vitin 2015, Schreiber pati një helmatisje për shkak të problemeve me gurët në veshka, por edhe pse për pak sekonda zemra e tij pushoi mjekët e reanimuan dhe pasi rifitoi shëndet të plotë u kthye në qeli.

Në kërkesën që bëri vitin e kaluar, Schreiber pretendon se mjekët e kishin ringjallur kundër vullnetit të tij dhe “vdekja” që kishte pasur e bënte teknikisht të shlyer dënimin.

Gjykata e shkallës së Parë e hodhi poshtë pretendimin e tij, ndërsa këtë javë të njëjtën gjë bëri edhe ajo e Apelit.

2 komente në “I dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se ka kryer dënimin sepse vdiq”

  1. Entoni says:

    Me kete llogjike, ky tipi edhe po te ishte i martuar i bie qe tani eshte singel??.

  2. Sal demokrati says:

    Ha….
    Fantastike kjo.
    E pangjume.
    Tamam.!
    Ksaj i thon me t denu dy her per t njejtin krim.
    Njiher para vdekjes
    Heren e dyt pas vdekjes.
    Ky s osht me vrasesi.
    Vrasesi vdiq.
    Ky osht nji njeri tjeter qe ka le n pleqni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje