Njihuni me “Suden bullgare” që mashtroi milionerët dhe u zhduk me 3.5 miliardë dollarë

10 Nëntor 2019, 15:46Lifestyle TEMA

Me zjarrin që dilte nga skena, muzikën e lartë dhe turmën që ulërinte, sallat e mbushura plot të jepnin idenë e një koncerti rroku më tepër se sa të një konference ekonomike.

Pastaj, kur mijëra sy ishin fiksuar tek ajo, gjermano-bullgarja, Dr Ruja Ignatova niste të shpaloste vizionin e saj të jashtëzakonshëm për ekonominë; të quajtur OneCoin, si analogji me të famshmen bitcoin, përmes të cilës investitorë të vegjël kishin bërë miliona duke u vetëpërjashtuar nga rregullat dhe tarifa të kushtueshme të bankave tradicionale.

Sharmantja 36-vjeçare i drejtohej turmës nëpër konferencat-koncerte të mbajtura në vende të ndryshme duke i ftuar të mos humbin kohë për t’u bërë pjesë e këtij sistemi, sipas saj revolucionar, që do të bëhej edhe më i madhe se bitcon në pak vite. Ajo i nxiste ata të investonin.

Dhe deri në mars 2017, më shumë se 3.5 miliardë dollarë ishin investuar në sistemin OneCoin nga 175 vende. Mendohet se rreth 100 milionë kishin ardhur nga Britania e Madhe. Pas kësaj doktoresha gjermano-bullare e ekonomisë u zhduk në drejtim të paditur, bashkë me miliardat që fitoi përmes mashtrimit spektakolar. /Daily Mail

5 komente në “Njihuni me “Suden bullgare” që mashtroi milionerët dhe u zhduk me 3.5 miliardë dollarë”

  1. spartak says:

    Hallall plako , hallall . Kësaj ja bëj hallall , si shoferi i taksisë tek Kapedani , se pasko fol dhe për Bit Coin dhe One Coin , por jo për Suden , që porosiste bëjini gati Lekët nga 50 mijë të reja dhe i numronte me TOPA . Kaq topa ke dorëzu dhe letrën e bakallit me topa ta dorëzonte .

  2. tani thjeshte per budalleku tim
    si shqiptare bej pyetjen ?
    Cili idiot i ksaj Bote leshon Shuma qe kalojne 100-ra Miljonat
    ke nji Banke e panjjohur (qe do te thote e pasigurt e dyshimte )
    dhe a zhduket pa len gjurme 3,5 Miljarde ??????????

    kaq idiote te pasur s’ka kjo Bote .
    aaaaaaaaaaaaaa nqs ka qen HAJANT E SHTETIT SHQIPTARE
    salih berisha ,lyl basha ,ilir muta pooooooo !
    ata mundet te beheshin viktima te cdo mashtrimi
    sepse ata konsistojne vet si qenie ,ne Mashtrim Njerezore !
    Nji llogjike e tille sudeje funxiono vetem per aty ne shqiperi .
    ose kushedi se per cfar Bote flitet ktu .

  3. Lani says:

    hallall 100 here ec aty gangsta paradise

  4. Njutoni says:

    Nji operacjon total plastik.dhe hec bab per qaf krrab.
    I rruajn leshrat.

  5. Cifuti x says:

    Kte do e kapin,po leket jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje