FOTOT: Shoqet e tallnin nga xhelozia se humbi peshë, ja çfarë u bën 31-vjeçarja

12 Nëntor 2019, 16:43Lifestyle TEMA
FOTOT: Shoqet e tallnin nga xhelozia se humbi peshë, ja çfarë u

Një grua që humbi 57 kilogramë brenda dy vitesh ka zbuluar se si miqtë e ngushtë “e tallnin” pasi u dobësua.

Nicole Caperilla, 31 vjeçe, ia doli të binte në peshë dhe të bëhej trajnere personale, por miqtë i thonin se nuk ishte ende “perfekte”, pasi siç thotë ajo ato ishin xheloze për arritjen e saj.

Ajo ishte 120 kilogramë, ndërsa sot është 63 kg. Nicole e arriti me vullnet dhe dietë të kujdesshme ushqimore atë që dëshironte për trupin e saj.

Nicole kishte probleme fizike dhe psikologjike prej peshës së saj, prandaj iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr disa kilogramë.

Pas kësaj, 31-vjeçarja ndoqi një dietë të pasur ushqimore dhe shkonte vazhdimisht në palestër.

Por mikeshat e saj nuk e pritën mirë faktin që u dobësua në një kohë të shkurtër dhe u bë trajnere personale.

Ato i thonin vazhdimisht se do më shumë punë për tu bërë e përsosur dhe përpiqeshin ta demotivonin, prandaj Nicole i largoi nga jeta e saj dhe nuk i ka më mikesha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje