PD pas rënies së “Astirit”: Do i dëmshpërblejmë kur të vijmë në pushtet, tani s’kemi ça bëjmë

12 Nëntor 2019, 09:18Sociale TEMA

Bastioni i PD në “Astir” ka rënë. Ndonëse për gati një vit e përdorën kauzën e “Astirit” si kalë beteje politike, ish-deputetët demokratë duket se kanë qenë në gjumë në momentin kur kanë filluar prishjet e ndërtimeve pa leje, të cilat do t’i hapin rrugë edhe projektit të madh të ndërtimit të Unazës  së Madhe.

Edhe drejtuesit e PD janë dorëzuar pasi nëse më përpara garantonin se Unaza nuk do të bëhej, tashmë ata kanë ndryshuar qëndrim duke premtuar mëngjesin e sotëm se do të dëmshpërblejnë banorët në momentin kur ata do të vijnë në pushtet.

Ka qenë nënkryetari i PD, Edi Paloka i cili në një prononcim për mediat ka pohuar këtë qëndrim.

Ai tha se tani s’kanë çfarë të bëjnë.

“Partia Demokratike ka një marrëveshje me banorët e Unazës së Re. Në momentin kur ne të drejtojmë vendin, këta banorë do të kompensohen me vlerën reale të tregut për çdo dëm të bërë nga kjo qeveri.

Dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj tyre nuk ka kompensim që mund ta dëmshpërblejë, veçse dita kur prangat të vihen në duart e Ramës dhe Veliajt.

Ata po e bëjnë këtë shkatërrim, këtë dhunë dhe terror vetëm për të futur disa miliona euro më shumë në xhepat e tyre të qelbur. Projekti i Unazës është kapur në dhjetëra shkelje, falsifikime dhe akte korruptive.

Ata që i kane kryer këto akte janë në krye të shtetit, kurse banorët e shkretë dhunohen, burgosen, helmohen me gaz, bashkë me fëmijët. Gjysma e tyre, ose janë në spital, ose janë në burg”, tha Paloka.

Do të vazhdoni të qëndroni atje?

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë, por këtu nuk jemi më në Shqipërinë e vitit 2019-të, jemi në Kosovën e pushtuar nga serbët. Ne jemi me duar, këta me të gjitha mjetet e represionit.

Çfarë ndodhi në Kosovën e sulmuar nga Millosheviçi, që shqiptarët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, ajo po ndodh këtu.

Këtu jemi ne dhe përballë kemi serbë. Kemi dashnorin e Vuçiçit që e patë që u puth me të, ju thashë erdhi këtu të sulmojë shqiptarët dhe serbët që janë në shërbim të tij. Kjo është situata.”

Për 12 muaj PD organizoi protesta të vazhdueshme në zonën e Astirit duke bllokuar çdo ditë rrugëkalimin e mijëra automjeteve që hynin në Tiranë e duke sjellë një shqetësim të vazhdueshëm tek banorët e kryeqytetit.

12 komente në “PD pas rënies së “Astirit”: Do i dëmshpërblejmë kur të vijmë në pushtet, tani s’kemi ça bëjmë”

  1. Kozmos says:

    Maloket e Astirit , si ZAPTUES TE NDYRE , protestojne pa te drejte , Duke u shprehur se policia po i masakron .
    ATA HAJDUTE PRONASH, KANE MASAKRUAR GJITHE SHQIPERINE , DUKE PERFITUAR NGA TOLERANCA , E QEVERISE SE RRUMPALLES , SE DIKURSHME TE SALI SHQERES .
    NE CILIN VEND TE BOTES , MUNDET DIKUSH TE NDERTOJ VILA , DYQANE, ETC ETC NE TOKE TE SHTETIT DHE TE KETE PRETENDIME TE DEMSHPERBLEHET ?????????!!!!!!!!!!

  2. likefloriri says:

    Cfare llogjike, me parata tona kerkojne te demshperblejne ndertuesit e paligjshme. Pd ti japi parate e saja, nga ato para qe con ne usa per lobime, se mjaftojne per ti demshpreblyer banoret e astir. Ky paloqja nuk eshte me ne politike, sic ka deklaruar vete. Atehe ne emer te kujt flet, te tij dhe familjes se tij.

  3. lisi says:

    Uh paloqja do ti shperblej kure te vij ne pushtet, ketij bixhoziut nuk i kane ngel leka per buke, eh paloqe paloqe si u shkermoqet ne kete menyre mor te zinje

  4. Lani says:

    o pshtersi kurr nuk vini ne pushtet ju …se faj juaj eshte qe keni lene te ndertoni ne cdo cep te poshter te korruptuar edhe te degjeneruar

  5. Orli says:

    Po ky padhoka sikur do ikte nga postet drejtuese nqs do kishte zgjedhje me 30 Qershor! Eshte budhe e mban fjalen (fole e mba ose dhit e ha,padhoka e ka kete te fundit:dhit e ha) ndersa pasojat sociale te krijuara me mjeshteri nga sali serbi do te duhet nje kohe e gjate te sherohen.

  6. gjergji says:

    Sa qesharak e mashtrues jane ish opozita.Shkurtimisht e ne thelb deklarata e PD nepermjet gojes se Palokes percakton:kur halla te kete koqe do ta therrasim daje

    1. naimi says:

      NE RASTIN ME E MIRE E THERRASIM XHAJE.. BOLE

  7. Johani says:

    Me vjen te vjell nga jashtqitja e pallokes,kur krahason banoret rrugaq te astirit me kosoven dhe policine e shtetit me millosheviqin,ne fakt nese do krahasojme krimet ne shqiperi me millosheviqin Jane pikerisht ato qe palloka dhe kopeja e tij Kane bere kunder shqiptareve ne 21 janarin psh, pastaj kush eshte ai qe nuk e di se i biri i millosheviqit serbi fazlliq eshte ortak i palok kriminelit, dhe pikerisht keqperdorimi i astirit nga palokat e PD duhet te jete objekt hetimi pasi dihet se projekti i astirit eshte bere nga baba i tij kriminel basha,andaj shqiptaret e urrejene kete klike sepse folene e kishin ne lazarat e bythen ne serbi te millosheviqi prandaj Kane lindur kriminel si paloka, salianji, alibeaj,i biri i fariut e disa kafshe qe Jane turpi i njerezimit jo vetem i shqiperise.

  8. h says:

    Mbeshtetja ndaj anarkise,zaptuesve ,grabitesve dhe thyersve te ligjit,
    nuk do ju sjelle kurre ne pushtet.Si reasksion ndaj padrejtesise.

  9. Fieri says:

    Me ça lekesh do ti demshperblesh ooo thuthuq me leket e shtetit?? Ata mire beni ti demshperbleni por vetem me leket qe keni vjedh nga rruga e kombit nga matrapazlleqet e armeve nga gjithe pislleqet qe bete ne vite por vetem nga leket e shtetit jooo. Me keto qe thua kurre s’keni per te ardh ne pushtet

  10. R. Shkodra says:

    Padhokë moth u mërdhit, Pje një Shvepth edhe ftheskohu. Pd kur të marë pushtetin do shpërblej stërnipët e këtyre. Këthtu pathathikojn Astrologet.

  11. fariu says:

    Ik ore qurraves, Bolja Sali kriminelit. Do demshperblejsh p… e sat eme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje