Projekti i rindërtimit të Unazës së madhe, nga rrethi rrotullimi i sheshit Shqiponja deri tek pallati me shigjeta do të kushtojë 36 milionë euro. Gjithsej janë 2.2 km rrugë që do të ndërtohen, të cilat janë ndarë në tre lote.
Do të ndërtohen gjithashtu 2 mbikalime edhe një nënkalim. Pikërisht loti i tretë do të jetë nënkalimi që do të ndërtohet tek rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja.
Kosto e tij është rreth 14 milionë euro. Unaza do të jetë rrugë e kategorisë A, pra autostrada me lëvizje të pandërprerë, ndërkohë që do të ndërtohen dhe rrugët dytësore, që do të lidhin lagjet e zonës me Unazën.
Puna do të zgjasë rreth 2 vite sipas ARRSH dhe pritet të nisë javës tjetër. Me përfundimin e punimeve lëvizja e automjeteve në këtë segment do të jetë e njëjtë me lëvizjen aktuale të automjeteve në segmentin tjetër të Unazës, pallati me shigjeta, Komuna Parisit-TEG.(TCH)
wou wou wou
2 vjet punime per 2 km ??!! A jeni ne vete ????? Kjo ministrja me duket se qenka Gjiknuri nr 2
Te marrin nje kompani te huaj, te punojne dite e nate dhe ta mbarojne sa me shpejt . E njejta te behet edhe te ” zogu i zi” , nen ose mbikalim
36 MILIONË EURO për 3 km Rrugë ???????
Me flori në vend të asfaltit të shtroheshe rruga, më pak lekë do kushtonte.
KORRUPSIONI ËSHTË ULUR KËMBËKRYQ TEK NE.
BOTA ME 36 MILION EURO SHTRON 20 KM RRUGË MALORE ME URA DHE TUNELE , O RILINDJA LATË NAM ME VKEDHJET FLAGRANTE .