"Kushtetuesja", Basha i del në mbrojtje Metës: Veç ne e duam drejtësinë që të jetë e pavarur, politikanët e lidhur me krimin po zaptojnë prona

14 Nëntor 2019, 13:51Politika TEMA

Lulzim Basha ka reaguar lidhur me plotësimin e vakancave për gjykatën Kushtetuese duke i dalë në mbrojtje presidentit Ilir Meta.

Kryedemokrati thotë se ai preferon që drejtësia të jetë e pavarur.

Basha thotë se politikanët e lidhur me krimin po zaptojnë prona.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht kushtetues me qëllim që në vend të Gjykatës Kushtetuese të pavarur nga politika, të kemi një kukull të qeverisë.
Kjo qeveri e ka jetike ta kapë ose ta bllokojë reformën në drejtësi. Ata nuk duan reformë në drejtësi, nuk duan SPAK. Sepse SPAK-u i pavarur nga politika me prokurorë të kualifikuar, është kërcënim për aferat korruptive.

Edi Rama nuk e do Gjykatën Kushtetuese sipas Kushtetutës! Kapja ose bllokimi i Gjykatës Kushtetuese është plani i tij,
Sepse një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një Gjykatë Kushtetuese që nuk bëhet me tender me paracaktim nga Ardian Dvorani, do të vendosë në mënyrë të pavarur, dhe do të tregojë atë që treguat ju, se 30 qershori ishte një proces fals.

Kapja e të gjitha institucioneve dhe pushteteve është plani i vetëm i kësaj qeverie.

Askush nuk është më i interesuar se ne për një drejtësi të pakapur, për një reformë në drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, dhe jo siç e parashikon Surreli dhe mercenarët e tij. Nuk ka faktorë më të interesuar se qytetarët, se biznesi që e ndjen në lëkurë barrën e padrejtësisë.

95% të rasteve që përfundojnë në Gjykatat Administrative i fiton qeveria. Ndërsa më parë 70% i fitonte privati, por tani 95% i fiton qeveria. Sepse drejtësia është e kapur.

Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Ky është një moment vendimtar për të ardhmen tonë si shoqëri.

Ne besojmë tek vlerat dhe parimet europiane, tek drejtësia e pavarur, tek një Gjykatë Kushtetuese e pavarur, e formuar sipas Kushtetutës.

Sepse një Gjykatë Kushtetuese e formuar sipas tekave të qeverisë do i shërbejë qeverisë dhe jo drejtësisë, jo Kushtetutës, jo qytetarëve.

Ne duam një Prokurori të pavarur, duam një SPAK me prokurorë kurajozë, me integritet, që nuk mbrojnë por ndëshkojnë hajdutët e zgjedhjeve, kriminelët dhe oligarkët që zaptojnë pronat e qytetarëve dhe politikanët që i mbrojnë dhe përfitojnë nga lidhjet e tyre me krimin”, nënvizon Basha.

5 komente në ““Kushtetuesja”, Basha i del në mbrojtje Metës: Veç ne e duam drejtësinë që të jetë e pavarur, politikanët e lidhur me krimin po zaptojnë prona”

  1. Qytetari i Thjeshte says:

    Nese zotrote do vertet Drejtesi te pakapur shko ne gjyq dhe gjykohu per te gjitha akuzat penale qe te jane ngritur qe nga Rruga e Kombit e deri tek akuza per financime nga Rusia.
    Pastaj eja na fol per Drejtesi te pakapur.
    Por me sa shof e kuptoj te ka kapur tartakuti ty dhe babain tend shpirteror, Saleshin, e me radh te tjeret, Like floriri, Rame kallamin e komania bella.

  2. rexha 10 says:

    PO ESHTE SHUME E VERTETE KJO QE PO THUA.PO TE SHIKOSHE NE GJIRIN E LALZIT JANE NDERTUAR SHUME OBJEKTE NE PRONEN PUBLIKE ,BEJE NJE XHIRO DHE TE BEJME NJE PROTESTE ME MOLOTOVE ANDEJE NGA KRYEMINISTRIJA. MENDO TE KRIJOSHE EDHE NJE SHOQATE BARMIRSIJE ANDEJE NGA HOLLANDA ,SE ME RUSET EKE DHI FARE LULUSHI I VOCERR.

  3. Johani says:

    Kur e kujtojme vajtimin tend o Bash se lazarati mori fund dhe thirrjet tua e te berishes drejtuar brukselit e Strasbourgut per ta ndaluar Ramen qe te furet ne lazarat,ateher eshte e qarte pse ti mbrone meten dhe gjyjates qe te shpallte tu te pafaj edhe per vrasjet e 21 janarit,andaj kuvendi duhet ta rrezoje medoemos pisllakun e metes te cilin vetem kriminel si ti e perkrahe,do tju vie fundi por le turp o pjelle e shkaut.

  4. Drejtesi e pavarur do te thote:Qe ti Lulezim sot duhet te ishe ne burg per vjedhjen tek rruga e kombit,per vrasjen e 4 protestuesve te 21 Janari,dhe se fundi per lobimin me parate ruse besoj mjaftojne se ke dhe shume te tjera

  5. american16al says:

    Aman mos e jepni fotografine e ketij pederasti se po na veshtirosni gazeten….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje