Mediat ndërkombëtare jehonë stadiumit "Arena Kombëtare": Të dielën inagurohet "Wembley i Ballkanit"

14 Nëntor 2019, 12:15Sport TEMA
Mediat ndërkombëtare jehonë stadiumit "Arena

Stadiumi i ri kombëtar “Arenës Kombëtare” do të inagurohet ditën e dielë në ndeshjen që Shqipëria do të luajë ndaj kampionëve të botës, Francës.

Stadiumi i ri që është ndërtuar në kryeqytet, i cili është një impiant që plotëson të gjithë standartet e kërkuara nga UEFA, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Shtypi italian “Corriere Dello Sport” si dhe “Tuttosport” e kanë cilësuar “Arenën Kombëtare” si “Wembley-n e Ballkanit”.

“Hapet stadiumi i ri me Ceferinin dhe Francën”, shkruan “Corriere Dello Sport”, ndërsa “Tuttosport” nëvizon: “Pagëzohet Wembley i Ballkanit. Të dielën për Shqipëri – Francë, inaugurohet stadiumi i projektuar nga një arkitekt italian”.

Kujtojmë që “Arena Kombëtare” do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh.

I pranishëm në inagurimin e stadiumit tonë të ri do të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandë Ceferin. (TemA)

2 komente në “Mediat ndërkombëtare jehonë stadiumit “Arena Kombëtare”: Të dielën inagurohet “Wembley i Ballkanit””

  1. taro says:

    Hahahaha Wembley i Ballkanit shkruajne italianet se arkitekti eshte italian.

  2. Timi says:

    Stadioni është një yll me shume në Tiranë. Natyrisht edhe krenari sepse kur vjen francezi apo Gjermani të kemi një fushë të denjë për futbollin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje