VIDEO/ Rama: Shengeni Rajonal nuk është për politikanët që nuk presin dot në radhë

14 Nëntor 2019, 18:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaron se Marrëveshja për Shengenin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor iu vlen në radhë të parë njerëzve të thjeshtë, atyre që doganat dhe barrierat mes shteteve i detyrojnë të humbin orë të tëra në radhë, duke pritur për të kaluar anën tjetër të kufirit.

Përmes një video-mesazhi, Kryeministri Rama shprehet se “Shengeni Rajonal është për qytetarët dhe njerëzit e punës, jo për politikanët që nuk presin në radhë askund”.

Kjo është mbështetur edhe nga vetë zëri i qytetarëve, të cilët pohojnë se këto barriera doganore janë vërtet të tepërta.

“Kjo barrierë është e tepërt. Dogana është e tepërt,” shprehet një qytetare. “Çdo ditë presim një orë,” thotë një tjetër qytetar, i cili ndodhet në radhë, në pritje të kalimit të kufirit doganor. “Minimumi dy orë, dy orë e gjysmë, ndoshta më tepër,” shprehet një tjetër qytetar.

Sipas Kryeministrit Rama, Marrëveshja e Ballkanit Perëndimor do t’iu japë fund njëherë e mirë pritjeve të gjata në dogana dhe do krijojë liri lëvizjeje pa barriera për njerëzit, mallrat, shërbimet e kapitalet.

1 komente në “VIDEO/ Rama: Shengeni Rajonal nuk është për politikanët që nuk presin dot në radhë”

  1. qytetari says:

    Po sikur Ramush Kurti te mos e hapi kufirin si i behet z.Rama!Preçedenti eshte ,duke vepruar edhe ai si Like floriri me kandidaten per ne gjykaten kushtetuese!Tani me opozita ashte forcue me mendjen pjellore te Albin Haradinajt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje