FOTOT/ “Do ta kishte zili dhe Enver Hoxha”: Brenda bunkerit të raketave bërthamore

15 Nëntor 2019, 11:46Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Do ta kishte zili dhe Enver Hoxha”: Brenda bunkerit të

Ka dalë në shitje për 395 mijë dollarë një bunker jo i zakontë i cili ndodhet në mes të shkretëtirës së Arizonës në SHBA.

Në këtë bunker nëntokësor ishte planifikuar si vend për të ruajtuar dhe nisur raketat bërthamore.

Edhe pse asnjë njeri nuk jetoi kurrë brenda këtij kompleksi, dikur ishte shtëpi e relikteve të Luftës së Ftohtë – raketave balistike interkontinentale Titan II.

Bëhet fjalë për raketa që kishin kapacitetet të godasin në një distancë prej 6 mijë milje, dhe që ishin 600 herë më të fuqishme sesa bomba atomike që ra mbi Hiroshima të Japonisë.

Ky kompleks ishte një nga 18 të ndërtuar përreth Tucsonit në fillim të viteve të 60-ta, kur fati i botës varej shumë nga veprimet e Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-ve.

Në fillim të viteve të 80-ta, Lufta e Ftohtë “vdiq”, duke bërë që shumë raketa të nxirren nga përdorimi apo të “varrosen” me beton. E duke parë që më nuk ishin të nevojshme, qeveria vendosi që këto komplekse t’i nxjerrë në shitje. (TemA)

 

1 komente në “FOTOT/ “Do ta kishte zili dhe Enver Hoxha”: Brenda bunkerit të raketave bërthamore”

  1. dyshuesi says:

    Per ata qe nuk e dine . Rraketa eshte tjeter gje dhe bomba eshte gje tejetr . Rraketa eshte mjeti qe e trasnporton armen , ne ket rast bomben atomike, Dua te them se mund te jete nxjerre jashte perdorimit rraketa dhe baza e leshimit te saje por jo arma pra bomba atomike . Zakoniksht ushtria nxjerr jasht perdorimit ato mjete qe i ka zevendesuar me te tjera me te fiqishme me teknollogji te re me te kohes Nuk kam degjuar a lexuar qe SHBA-te te kene filluar demontimin e armeve berthamore . Edhe Ruset gjithashtu. Eshte interesant fakti qe sot ne bote egzistojne nje numer i tille bombash berthamore qe jane ne gjendje qe ta shkaterrojne planetin tone 350 here . Po po treqind e pesedhjet here. E megjithate vazhdon akoma prodhimi nga shtete te ndryshme te bombave te tejera edhe me te fuqishme se ato te vjetrat qe jane gjendje neper magazina ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje