FOTO LAJM: Niveli parlamentar? Mbi 200 gabime drejtshkrimore në 200 fjalë tekst

16 Nëntor 2019, 20:42Politika TEMA
FOTO LAJM: Niveli parlamentar? Mbi 200 gabime drejtshkrimore në 200

Përfaqësimi parlamentar nuk është vetëm formal, – votim në seancë, fjalime, debat e replika. Ai duhet të jetë edhe aktivitet përmbajtjesor, akt solemniteti, përgjegjësie, aftësie dhe vizioni për të treguar se të jesh në politikë do të thotë, ke diçka për të dhënë për vendin, ke merita dhe ke potencial për vendimmarrje.

Shumicën e këtyre cilësive nuk i kemi pasur prej kohësh dhe as nuk i kemi në parlamentin aktual dhe kur mungojnë ato, atëherë kërkohet minimumi i standardeve, – së paku të jenë formalisht korrekt me “vendin e punës”. Po cili është niveli parlamentar dhe cilat janë standardet aktuale parlamentare?

Ka shumë tregues dhe sot po sjellim një prej tyre, – nismën ligjore të depozituar këto ditë nga 20 deputetë në parlament. Është një propozim me më pak se 200 fjalë dhe në to, më me shumë se 200 gabime ortografike. Mirë që nuk përdoret rregullisht germa “ë” apo që ka gabime drejtshkrimore në tekst, por aty ka emërime përmbajtjesore të gabuara.

Për shembull, mungon emërtimi i draftit ligjor, mungon referimi i saktë në bazën ligjore, vetë emërtimi “projektligj” ka një germë të munguar, janë përmendur funksione që nuk ekzistojnë apo disa funksione janë emëruar gabim, si p.sh, në vend të përcaktimit “Forcat e Armatosura” përmendet “ushtri”, përmendet “shkollat e larta politike të PPSH” kur në Shqipëri nuk ka pasur kurrë shkollë dhe as emërtim të tillë, trajton ish anëtarë e bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të shteteve ish anëtare të Traktatit të Varshavës, – informacion që nuk e ka dhe nuk mund ta ketë shteti shqiptar; etj, etj.

Pyetja më e rëndësishme nuk lidhet me emrat e deputetëve nënshkrues, sepse shumica absolute e deputetëve nuk i lexojnë aktet ku firmosin dhe për më tepër, nuk i hartojnë ato. Pyetjet janë më komplekse: a mund të jetë ky niveli i politikës vendimmarrëse dhe shtetit shqiptar më 2019? A mund të jetë ky një draft ligjor në parlament? A është ky niveli i politikës shqiptare dhe institucionit të saj më të rëndësishëm kushtetues e përfaqësues? A kanë njohuri deputetët nga ligjet, nga rregulloret, nga institucionet dhe mbi të gjitha, nga rregullat formale e zyrtare të përdorimit të gjuhës shqipe? A ka parlamenti ekspertë e staf profesional që i shpreh nismat politike në akte të shkruara ligjore? Në emër të pushtetit që kanë, a duhet që publiku të pranojë si akt zyrtar e shtetëror çdo gafë/çdo produkt që vjen nga politika?

Shënim: Marrë nga Instituti i Studimeve Politike

7 komente në “FOTO LAJM: Niveli parlamentar? Mbi 200 gabime drejtshkrimore në 200 fjalë tekst”

  1. Drita says:

    Me tregoni ju lutem sa FSHATARE e sa QYTETARE ,bejne pjese ne parlamentin Shqipetar?kU E GJETI DIJEN FSHATARI KU NE FSHAT MESUESET ISHIN TE GJITHE ME SHKOLLA TE MESME E SHUME TE DOBET NE MESIME .Duartrokitini per fat te keq nga ata udhehiqemi

  2. BE '25 says:

    anal-baneze, kemi harru shqtpen..jena bo engleze, lol

  3. Ben says:

    Ndoshta jam gabim,por edhe ky artikull mua më duket plot me gabime në ndërtimin e fjalive.Pra,nuk mjafton që të mos ketë gabime gramatikore,por edhe fjali që kuptohen lehtë.

  4. miliona euro me katra ne shkolle says:

    Domethënë, duan të na komandojnë ata që nuk dinë të shkruajë shqip, pidhat e motrës.

  5. miliona euro me katra ne shkolle says:

    Domethënë, duan të na komandojnë ata që nuk dinë të shkruajnë shqip, pidhat e motrës.

  6. rexha 10 says:

    NE PARLAMENTE JANE FUTUR NJERZIT ME BINDJE POLITIKE.KURE FILLON FUSHATA TE GJITHE KETA TE DITURIT ,EDHE PSE NUKE KANE MBARUAR ASNJE SHKOLLE JANE VENDOSUR ATY PER NDERET E NJERI TJETRIT. KETA VETEM TE VISHEN DINE ,SEPSE AJO NUKE KERKONE GJE .PORE PERSA I PERKETE DITURISE ,SHIKOJENI MIRE SE SI E KATANDISEN ATE VENDE.PUNA E PARE E KETYRE POLITIKANEVE ISHTE SHKATRRIMI NE MASE I GJITHE VENDIT ,SEPSE DUHEJ NDERTUAR NGA E PARA .THENIET E SALI BERISHES,QE E SHKATRROI DHE E VRAU ATE VENDE,PYJET I DOGJEN DHE I PRENE.FABRIKAT ,UZINAT ,KOMBINATET I CUAN PER SKRAP.NDERSA NGA MENDE NGELEN TE GJITHE MANGUT SE I ZURI TRURIN PLANET E ZHVATJES DHE VRASJEVE TE NJERI TJETRIT.PO TE BEJNE NJE VIZITE ,GATI ME SHUME SE GJYSMA DALIN ME SEMUNDJEN E DERRIT
    NJE NJERI QE VRETE NUKE MUNDE TE JETE KURRE NORMAL NGA ANA PSIKOLOGJIKE .kjo e vertetuar nga doktoret E keqja me e madhe eshte se njerzit presin akoma preje ketyre harbuteve politikan..

  7. Po te kishim njeres te shkolluar dhe te dnetgjegjshem ne K/ministri, Ministri, presidence, ne bashki dhe ne drejtorite ndryshme shqiperia nuk do ishte kjo qe jemi sot do ishte krah zvicres, austrise, ose ne nivelin e shteteve skandinave. Na kane mbyt karagjozet dhe kaqolet, kokekateroret, hajdutet dhe kurvaret,, duhen edhe 500 vjet te tjera qe te behemi shtet normal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje