FOTOT/ Zgjedhjet në PS, Rama: Votimi elektronik i mundshëm, i padepërtueshëm nga ‘forca të errëta’

16 Nëntor 2019, 10:50Politika TEMA
FOTOT/ Zgjedhjet në PS, Rama: Votimi elektronik i mundshëm, i

Kryeministri Edi Rama votoi në mënyrë elektronike për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për median pasi Rama foli për votimin elektronik duke e cilësuar plotësisht të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa theksoi se nuk është online por offline, pra i padepërtueshëm nga ‘forca të errëta’.

“Kemi përgatitur një proces të tërë para zgjedhjeve që kaluan për të qenë të gatshëm që t’i përgjigjemi me pozitivitet një kërkese të shumë kërkuar por të harruar siç u harrua dhe himni kombëtar, votimi elektronik.

Mbetet për t’u parë në të ardhmen, është absolutisht një votim i mundshëm, nuk është online por offline dhe i padepërtueshëm nga forca të errëta”, tha Rama.  (TemA)

2 komente në “FOTOT/ Zgjedhjet në PS, Rama: Votimi elektronik i mundshëm, i padepërtueshëm nga ‘forca të errëta’”

  1. Kalec Dega says:

    njashty, ne bey yne…ene amerika se ka me komputer ket pune “dobicash elektronike” ne nje koh qe kemi ty, floririn, tualetin e ruin, lol….do banet xheloze Merkel

  2. Xhilali says:

    Eeeee te kapa, e dum on line

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje