Paralajmërimi i Ilir Metës për të paditur në Prokurori kryetarin e KED, Ardian Dvorani, bazohet në një interes konkret procedurial të Ilir Metës, në shpresën për t’i pamundësuar atij rikandidimin për në krye të KED vitin që vjen.
Paralajmërimi është bërë sot, ndërsa në zyrat e Ilir Metës ka shkuar lista e re e KED për vitin 2020, ku Dvorani është sërisht i vetmi gjyqtar.
Duke shpresuar t’i hapë padi penale, Ilir Meta shpreson të përdoret kaluzola që personat nën hetim nuk mund të zgjidhen në KED.
Kaq e thjeshtë është zhurma e tij për padi penale kundër Dvoranit, edhe pse nuk ka asnjë argument, pse Prokuroria të mbështesë hapjen e procesit.
Por mbi të gjitha, me Dvoranin, Metën e lidh vendimi në pakicë i tij, në gjyqin ndaj Metës.
Në shënimin e tij, Dvorani ka theksuar se Meta është mbrojtur me heshtje në gjykatë.
Ai nuk ka patur guximin të ballafaqohet me faktet, por ka heshtur si çdo mafioz në gjyq, që trembet nga klauzola se çfarëdo që të thotë, mund t’i përdoret kundër.
Ilir Meta është i vetmi zyrtar i lartë i shtetit shqiptar që nuk është mbrojtur dot në gjyq, përveçse ka shqiptuar gjeneralitetet para trupit gjykyes.
Kjo është mënyra se si çdo mafioz mbrohet para gjykatës.
Dhe fakti që Dvorani në vendimin e pakicës ka argumentuar se si u bë kurthi procedurial, që ai të dilte i pafajshëm, përbën të vetmen provë krimi të tij kundër Ilir Metës.
Nga ana tjetër, nxitimi i Ilir Metës për të përdour sekretarët dhe nëpunësit e Gjykatës Kushtetuese që bëjnë sikur shpallin Gjykatë Kushtetuese, është thjesht ilustrimi i panikut të tij nga ngritja reale e Gjykatës Kushtetuese.
Deklaratat e shpërndara nga njerëzit e tij në Gjykatë Kushtetuese, që gjoja kanë bërë konstituim dhe kanë pranuar kush është e ligjshme dhe e paligjshme, janë vazhdim i shkeljeve të tij të rënda kushtetuese, që duhet t’i mbahen shënim në ditën e shkarkimit.
Gjykata Kushtetuese ka sot pesë anëtarë, por njëra nga të pestat nuk është Marsida Xhaferllari, por Arta Vorpsi.
Dhe ata që kanë bërë dje humor me noterin, që është një instrument ligjor, tani të mos na kthejnë në kryetar Gjykate Kushtetuese rojet e derës së Gjykatës, për të shpërndarë lajme të rreme në shtyp.
Është e qartë që Ilir Meta po vepron nën panik. Nën panik kërkon të eleminojë Dvoranin nga gara, nën panik kërkon të shpallë Xhaferllarin anëtare Gjykate, nën panik kërkon të ngrejë një gjykatë paralele nga Gjykata Kushtetuese që po ngrihet, nën panik bën thirrje për rrëmbim armësh, e kështu me radhë.
Larg qoftë se nën panik njeriu çfarë nuk bën, ndaj është mirë ta marrë më me qetësi dhe dashuri këtë punë.
Qe do haje koken e vet Likja ne kete mesele, kete po e kane te qarte te gjithe shqiptaret.
Me qetsi e dashuri zoti president jo te marim armet dhe te vrasim njeri tjetrin si like floriri ne koh te vjedhjeve te votave ti krye hajdut nuk je presidenti im dhe i gjith shqiptarve burr
Qetesia dhe dasshuria , kane humbur qetesine dhe dashurine .
Meta m..ti nuk eshte gje tjeter veçse metastazat e kancerit Berisha qe kerkojne te ngerthejne Shqiperine nen tentakulat e tyre. Kot e kane, po u vjen fundi me gjithe bashkepunetore. Edhe e ashtuquajtura demostrata e shpallur nga studentet ne dhjetor eshte nxitja e pedagigeve te LSI qe kane mbushur auditoret dhe zbrazur trute e disa te rinjve. LSI kjo krijese e ndyre e mbushur me sharlatane e hajdute.
Mesoni nje kuriozitet qe ma tregoi djali i nje miku, i cili ben nje sherbim ne Presidence. Cili eshte kurioziteti?
Ne gjith sherbimet e brendshme te Presidences, me fatkeqi qenka ai zedhenesi i presidentit. Nuk i a di emrin. Gjithnje presidencen u mbuluaka zija. Qe nga Likja e gjith administrata nxikan. Zi sterre. Sikur cdo dite percjellin te vdekur prej andej. Me shum nga te gjith nxin Likja dhe zedhenesi. Por kur dilka per te dhene ndonje deklrate, ai fatkeqi sa del para kamerave fillon e zgerdhihet, qesh si budalla per te krijuar pershtypjen se cdo gje eshte ne rregull.
Te njejten buzeqeshje ben dhe hstai i tij i cili nxin si katran dhe te gjithe punonjesit e qesendisin per kete lloj aktrimi.
A e kuptove???????
A e imagjinoni se cfar behet ne ate godine??????
Ky dvorani s duhet te jet me ne asnje struktur drejtesie se duke lexu shkrimin e bushatit te lapsi esht e turpshme qe ai s esht jasht sistemit..prokurori rregjimit qe denoi shkodranet ne 90. Mos e mbro Mero se esht turp dhe per ty. Ka te tjer qe mund ta bejn punen e tij.
Duhet që sa më shpejt të përfundojn procedurat për shkarkimin e Metës nga funksioni i presidentit,nuk guxohet të tolerohet më që një profil i tillë i pa denjë të e përdhos nderin e institucionit më përfaqësues të shtetit.Eshtë koha e fundit që të ndalet ky njeri,nuk e meritojn shqiptarët të fyhen nga një profil i tillë i degraduar deri në nivelet më të pashembullta.
Kjo eshte e vertet Dino, kam nje shok ne Garde dhe me tha : Likja dhe baxhella Monik kohet e fundit e kan rritur dozen e droges dhe jane bere shume qesharak me sjelljen e tyre ne abjente private. , cfar shohim ne media eshte lule tha ai. .
Faktin qe DVORANI sulmohet nga kryehajduti i SHqiperise e ben ate personin me te ndershem dhe ne vendin e duhur ne momentin e duhur.
Me duket see Meta po lufton me mullinjte e eres.Te shohim kush do te jete Sanco Panco sepse per ket post ka shume kandidatura.Presim.