Dy viktima: Drejtësia dhe Amerika

15 Nëntor 2019, 19:46Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ilir Meta, president i Republikës, u kthye te vendi i krimit:

Nga ora 3 deri në 4. 30 shpalli padinë e tij ndaj kryetarit të Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Gjithë kësaj kohe ‘waste’ nuk po ngopej e nuk po ngopej me emrin ‘Dvorani’. Këtu duket sikur rri krimi.

Kur Ilir Meta, zëvendëskryeministër, u pa nga gjithë bota në një video duke marrë 700 mijë euro, i vetmi gjykatës i trupës së Gjykatës së Lartë që nuk votoi në favor të aktit të tmerrshëm, ishte Adrian Dvorani… ‘Ah, more Dvoran, veç mos më ardhsh në shteg!’, u dëgjua që mërmëriti njeriu i fuqishëm, Meta.

Në leksionet e Juridikut, qe një rast kur profesori i Kriminalistikës na tha: ‘Shoferi ‘Iks’ kishte vrarë pasagjerin dhe e kishte hedhur në Erzen. Kaluan vite, krimi mbeti në dosje. Një mbrëmje, pasi ishin fshirë të gjitha gjurmët, shoferi udhëtonte nga Kërraba drejt Tiranës. Ndalet te cepi i urës, del e vështron poshtë në lum, si të ishte ngjallur viktima. ‘Hë mor ti, këtu ta këputa kokën’, mërmëriti dhe iku. Por aty dikush dëgjoi…”, tha profesori i kriminalistikës duke ilustruar idenë e kthimit te vendi i krimit…

Ilir Meta, tërë jetën do të kthehet te ‘ura’ e Dvoranit, siç bëri sot.

Por në fakt viktimë e presidentit Meta nuk është thjesht një gjykatës. Dy viktima po ravijëzohen në synimet e presidentit të republikës: Drejtësia dhe Amerika.

Drejtësia:

Kur një zyrtar i lartë i akuzuar për korrupsion gjigand, në sy të të gjithë dynjasë, me prova para Gjykatës, dhe si person i njohur botërisht si kampion i korrupsionit- siç është Ilir Meta- fiton mbi gjykatësin kundërshtar, këtu Drejtësia zë vendin e pasagjerit të vrarë te Ura e Peshkatarit në Mullet. Reforma në Drejtësi, e iniciuar dhe financuar e drejtuar nga Amerika dhe Evropa, hasi që në fillim kundërshtime të tmerrshme të fajtorëve të mëdhenj.

Këta janë ujqër të krimit dhe e dinë erën e donatorit që i ndjek. Në këtë rast donatori është Amerika. Ilir Meta- si kryetar i Kuvendit- bëri të pamundurën për të penguar Reformën Amerikane. Gjeti një maxhorancë syleshe ose naive që e vuri në postin e presidentit dhe tani ai di vetë se çfarë i bën Drejtësisë. Njerëzit e zakonshëm kanë një shprehje të përditshme: ‘Mjerë ky popull!’ që nuk e lënë të shikojë as dritë as Drejtësi.

Tani presidenti i Republikës është vënë në sulm kundër Drejtësisë: Do ta vonojë, do ta çnderojë, do ta zhveshë nga besimi, do ta bëjë leckë dhe më në fund nuk do të lejojë që të shkojë te Njeriu. Të paktën sa ka në dorë si president, por edhe si president që nuk pyet për ligje e Kushtetutë, ai këtë do ta bëjë. Lamtumirë Drejtësi!- shihemi te Ura e Peshkatarit.

Amerika:

Kur them Amerika, kam thënë edhe Evropë dhe aleatët perëndimorë të kombit tonë. Por Amerika udhëheq Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Amerika dhe Evropa kanë dhënë fondet, kanë ndërtuar strategjitë, kanë ushtruar gjithë këtë praktikë…, me qëllim që të kryhet Reforma në Drejtësi. Atëherë do të arrihet çlirimi i vërtetë i vendit dhe i Kombit, në momentin kur këtyre njerëzve të rraskapitur t’u zbriten nga kurrizi krokodilët 30 vjeçarë.

Amerika ka bërë edhe premtime ndaj popullit shqiptar, se brenda vitit do të jenë në funksion Gjykata Kushtetuese, SPAK dhe Gjykata e Lartë… Por kush tha?… Presidenti i Republikës është betuar për të mos i hapur rrugë as Drejtësisë, as Amerikës. Pak kohë më parë nxori në rrugë militantët e armatosur me bomba dhe të inatosur me Amerikën, ndërsa vetë deklaroi se ‘nuk pyes për ndërkombëtarët’ duke nënkuptuar Amerikën. Ndërsa sot presidenti bëri thirrje ekstreme: ‘njerëzit të marrin armët’. Kundër kujt? Në radhë të parë kundër Amerikës, që është iniciatore e Drejtësisë në Shqipëri…

Edhe nëse nuk do ta vërë përfund Amerikën, presidenti Meta shpreson të fitojë kohë deri në një moment kur Amerika ‘do të lodhet’, ose ‘do të humbë presidentin ose fuqinë e saj’. Kështu mendojnë të gjithë kundërshtarët e nxehtë të Amerikës, që nga terroristët e deri te zyrtarët ‘engjëllorë’ të korruptuar. Në sytë e tyre, Amerika është viktimë./ VERITAS/

24 komente në “Dy viktima: Drejtësia dhe Amerika”

  1. Vemja says:

    Po ce botoni ketr vemje!! Pu pu puuu

    1. E verteta tjeter says:

      Vemje je ti,komentuesi “Vemja”, sepse Frrok Cupi eshte si eshte , ketu ka thene te verteten !

      1. I.Hoti says:

        Z.Frrok Cupi ‘Nuk eshte si eshte’ . ‘Vemja’ perfaqson vemjen qe ha shoqerine tone, eshte saleh a grekosllav nuk e di ,..e njenjta gje. Z.Cupi ka opinionin e vet politik. Nuk mund tja mohoj kush vec ‘vemjes’ dhe komandanteve te tij . Lufte kunder vemjes dhe krimineleve ,perfaqsues ne krye te shtetit deri ne krimineli ordiner!!!!!!!!!!!!!

      2. Vemja says:

        Ju komenties ramist mjafton qe te mbtohwt rilindja ska rendeei kush!!? Edhe berisha ta mbroj prape do e lavderoni se jeni gomer nga trute dhe te babezitur per lek e pushtet! Derra online

    2. Mondi says:

      Quhet fjala e lire.Si kjo jashteqitja qe ke postuar ti dhe ne duam nuk duam duhet ta pranojme.Pastaj,ne te lexojme perseri,Varet nga kapaciteti dhe integriteti yne.

      1. Araniti says:

        Mire Mondi mire e thua fjala e lire…..poo shih sa budallenj i japin te drejte “fosiles” Çupi…se…
        Pra kjo fjala e lire kur eshte “kellire” ndot dynjane see tru shpelare jane shqipot….rrace budallenjsh qe mendojne se dine,kuptojne,gjjykojne gjithshka…. e çdo gje….ndaj edhe jemi sot ketu..me haxhi qamilin me benevreke qe ka uzurpuar gjithshka.. …edhe me ndihmen e “kellirave tip çupi”….

        1. pirdhuni ne qipro ! says:

          Ku je o Aranit Cela… Nga dole oreeeeee !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!-polic,hetues, prokuror, gjyqtare e gardian! hyp xhixhi!

  2. lisi says:

    Vetem duhet lexuar pena e fuqishme e Frrok Cupit ka thene cdo gje per Ilir Meten, Gazetaria duhet ti drejtohet popullit shqipetate me piskame, ne bulevardin deshmoret e kombit duhet te derdhet i madh e i vogel kundra Ilir Metes sot,neser eshte vone. Atdheu ne rrezik

  3. Kulufi says:

    Shume dhishem te jesh vemje, akoma me dhishem te jesh i ndergjegjshem qe je vemje.

  4. viktima says:

    Ky po na kujton perallen e gomarit, qe veshi lekuren e luanit dhe si i trembi te gjithe haroi qe ishte gomar , veshgjati , dhe nga gezimi pelliti .

  5. Mond says:

    Edhe pse si bythelepires i Berishes, ne jete artikull eshte kujdesur gjithe kohes t’ja faturoje gjithcka Metes e te anashkaloje MENTORIN e tij, per aq sa thote per Ilir Meten, ka te drejte!
    P.D. Eshte akoma e paqarte ky kthjellim i pjesshem i ketij njeriu ne pleqeri!

  6. ana says:

    Mut njonji e me mut tjetri. Per kete te dytin e kisha fjalen per Frokun.

  7. ETHEM LALAJ says:

    TE LUMT F.ÇUPI.JE I MADH.TURP QE KEMI LIKEN-PRESIDENT.ISHTE FAJ I MAXHORANCES QE E ZGJODHI.POR KY FATALITET NUK PO KORIGJOHET NGA ATA QE E ZGJIDHEN.
    -DHE SHBA+BE DUHET TE NDERHYJNE SA ME PARE PER LARGIMIN E I.METES SI SADAM HYSENI.
    -META +SALIU JANE FATKEQSI KOMBETARE QE DUAN TERROR,GJAK,PER PUSHTET E PARA.
    -VENDI ESHTE NE RREZIK.

  8. Qytetari says:

    Po si nuk ju vjen turp juve sejmenve te Rames qe te ngrini tashti , (mbas pilafit, kur thote populli),çeshtjen e videos qe faktonte vjedhjen e Metes?!
    Po çdo qytetar i ndershem ju ben pyetje:
    Ku ishit ju kur Rama beri pazare me Meten per koalicion ne 2013?
    Ku ishit kur Rama qeverisi ( e dhjeu) kater vjet me Meten?
    Ku ishit ju kur Rama e beri President?
    Aty ishit po nuk guxonit te flisnit se nuk kishit viston e shefit.
    Sot moret direktiven per tu hedhur ne sulm, dhe si bytheshitur e faqebythe qe jeni dilni sot para popullit per te mashtruar edhe nje here ne formen me te trashe e me te ulet ate.
    JRama juaj i narkotrafikut, Ilir floriri i lesh.i se ,Berisha shkaktari kryesor i shkerdhatokracise jane copa te te njejtit mut qe jane te destinuara te bien ne hale se atje e kane vendin.
    More vesh o faqebythe e bytheshitur?

  9. BRSS says:

    ILIRI PO KRUAN BYTHEN ME QELQE PO TE FUTI SHBA NE RRETH NUK SHPETON KUSHDO QOFSH SHBA KA PERMBYSUR SHTETE DHE JO INDIVIDA SI PUNA E LIKES QE NUK I KA NE REFENE KA RREZIK QE KETE TA FUSIN NE THES DHE TA GJUKOJN NE SHBA DHE PER KETE PUNE ATA NUK I MARIN DOREN KETI MUTE SHTETI QE KEMI NE KUSH DO TI NDALOJ

  10. tropoja 124hg says:

    ik o frrok se gjith jeten ke lepir sa te gjinushi sa te berisha tash se di as vet ku e vendin,por edhe 1 merit ja ke shtuar vetes sepse ke fillu me perça shqiptaret je bo kristian ekstremist ,bon thirrje me dal prej konferences islamike kur 70% e popullsise jane musliman dhe jetojn gjith ne paqe me fete e tjera,shqiperia le te anetaresohet sa me shume ne organizata te ndryshme fetare nuk eshte aty problemi, qe jemi musliman dhe hajde behemi kristian se na pranon europa jooo,europa te pranon kur te behet shtet i se drejtes shqiperia pavaresisht besimeve fetare,po ti s ke mese merresh ish kominst i flliqun spihun tash na del ma katolik se papa,demek nuk zhvillohet shqiperia sepse jemi ne konferencen islamike,ik frrok rregulloj ato bishta flokeve mbi vesh sidomos bej si hebrenjt ku i dihet te hece me mire çifut se si kristian nuk po te pjerdh kush

  11. besa says:

    Analize fantastike, ja ku jane intelektualet o Edi Rama qe hajdutin e bere president, me sa duket ata qe vjedhin flori Edi nuk i quanka hajdute.
    Drejtesia duhet te filloi nga njishi jone i famshem qe eshte ILIR ALIBABA ME 40 HAJDUTE.

  12. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Per Frrok Aristokratin dhe Stadiumin ose ndryshe Mollen e ndalueme per hallexhinjte

    Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n’ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

    Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin – janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen i pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e maje, flamujt e një shprese të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

  13. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Per Frrok Aristokratin dhe Stadiumin ose ndryshe Mollen e ndalueme per hallexhinjte

    Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n’ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

    Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin – janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen i pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e maje, flamujt e një shprese të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese..

  14. Bona korcari says:

    Po mire more njeri i peshtire qe do te na mbushesh mendjen me ndershmerine dhe drejtesine e gjyqtar Dvoranit qe edhe pse ka 5-6 qe i ka mbaruar mandati rri se do ti sherbeje politikes se mbrapshte. Po a ka ndonje jurist ti mesoje letij legeni qe shkruan kete shkrim se mendimi paralel dhe jo kunder i Dvoranit ne vendimin e vonuar te Metes ishte veprim jo prej gjyqtari te larte por i nje vemjeje si Dvorani. Dvorani me ate mendim skandaloz paralel tregoi se nuk ka shtylle kurrizore dhe donte ta kishte mire me te dyja palet.Po kush te ka paguar ta shkruash kete shkrim o Frrok, Dvorani, te cilit do ti shlyesh nderin e ndonje gjyqi ku ke nderhyre. Rrace e ndyre fshataresh.

  15. Noli says:

    Kam besim te Arta Marku qe do rizgjidhet. Pagoi nje staf mjaft te rrespektuar per te bere sondazhin, flisnin mire ne telefon! Nese nuk ju kane marre me telefon, bejeni vete telefonaten ne mbeshtetje te Arta Markut

  16. Drejtesi says:

    Shoresoh qe USA te reagoje si di vet kunder kesaj klase qelbesirash ne opozite-presidence-qeverri qe jane bere bashk kunder reformes. Kush e ka fajin qe nje monster eshte sot president? E ka monstra tjeter qe eshte ne pozite.

  17. tirana says:

    ILIR META ESHTE NE ATE OIST ,PIKERISHT PER TE MBROJTYR ME ZJARR DHE HEKUR , MAFIEN POLITIKE AI ESHTE PER TE MBROJTUR TE GJITHE POLITIKANET , PER TE DOBESUAR NERVAT ,DURIMIN E NDERKOMBETAREVE . DERISA ATA TE TERHIQEN DHE TE TRIUMFOJNE HIJENAT E SHQIPERISE , TE CILET DUAN TE MOS PREKEN NGA DREJTESIA . PER HIRE TE SE VERTETES AMERIKA NUK PO VEPRON SIC DUHET , ESHTE TREGUAR SHUME TOLERANTE , ME TE GJITHA MASKARRALLEQET E KETYRE POLITIKANEVE , TE CILET VONOJNE ME QELLIM ORGANET E REJA TE DREJTESISE .HARROJENI SHQIPERINE NE EUROPE , DESHIRA E NDERKOMBETAREVE ,ESHTE QE KETA TE HECIN ME HAPIN E BRESHKES DHE NESER TI THONE, QE JU NUK PO BENI ASGJE . KJO I INTERESON DHE EUROPES ,POR I INTERESON ME SHUME DHE BANDES TONE TE POLITIKANEVE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje