Lulzim Basha: Edi Rama fshihet pas grave, SPAK-un do e ngrej unë kur të bëhem kryeministër

15 Nëntor 2019, 19:57Politika TEMA

“Kjo qeveri është kapur për të disatën herë në flagrancë. Shumica e eksponentët e saj duke filluar nga kreu i saj është kokë e këmbë i korruptuar”.

Kështu tha kreu i PD Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë mbrëmje.

Ndërsa ka vazhduar akuzat e tij për qeverinë dhe kryeministrin Rama, Basha tha se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza që është futur vendi, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Zgjidhja është fundi paligjshmërisë, padrejtësia dhe paligjshmëria e thellon krizën.

Gjithcka që lind në shkelje të ligjit dhe kushtetutës prodhon krizë, varfëri dhe korrupsion.

Nuk kemi më kohë, vendi kërkon zgjidhje dhe zgjidhja është zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vetëm kjo do i japë zgjidhje kësaj krize. Ky Parlament është faqja e zezë dhe një shfaqje e zezë.

Zgjidhja është e thjeshtë. Le të na shërbejë ky 3 ditësh i sjelljes më të shëmtuar të mazhorancës.

Kjo ishte një përpjekje e dështuar e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Marrja në dorë e fatit të vendit, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të garantuara në tërësinë e tyre. Ky është parashtrimi që doja të bëja sot”, deklaroi Basha.

I pyetur për projekt rezolutën e votuar në parlament Basha tha:

“Parlamenti është kthyer në strehë të krimit. Çdo akt i këtij pseudoinstitucioni për ne është nul.

Prokuroria është institucioni i parë që kapi Edi Rama. Tani është futur për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Ne do të mundësojmë ngritjen sa më shpejt të SPAK. Edi Rama po e përdor Ardian Dvoranit për të kapur institucionet e drejtësisë, përfshirë edhe ILDKP“, shtoi më tej kreu i PD.

Për deklaratën e kryeministrit Rama në Parlament, i cili tha se për të gjitha veprimet për sa i përket  Gjykatës Kushtetuese, ka patur mbështetjen e atyre që kanë iniciuar reformën në drejtësi dhe lidhur me vlerësimin që Basha ka për qëndrimin e ambasadorëve në raport me institucionet, kreu i PD tha:

“Ambasadorët të flasin për vete. Ndërsa Edi Rama e ka zakon të fshihet pas të tjerëve dhe preferon të fshihet pas grave, ose pas Ambasadave. Kjo është historia e tij politike.

Kam mirënjohje për të gjithë ata që kanë ndihmuar për reformën në drejtësi, por e kam të vështirë që të besoj se ndërkombëtarët i thonë Edi Ramës, që të kapë drejtësinë apo të ndërtojë një shtet të korruptuar.

Këtë nuk ja këshillojnë ndërkombëtarët. Megjithatë secili duhet të përgjigjet për përgjegjësitë që ka.

Edi Rama gjithmonë i ikën përgjegjësive të tij duke u fshehur pas të tjerëve. Këto 6 vite vetëm ka vjedhur, ka bërë krime dhe ka kapur shtetin“, tha Basha.

8 komente në “Lulzim Basha: Edi Rama fshihet pas grave, SPAK-un do e ngrej unë kur të bëhem kryeministër”

  1. Edi says:

    Lule po ti nuk ke shance te vishe ne pushtet i bie se te mos te ngrihet drejtesia

  2. Drejtesia e popullit says:

    Me kete mendje drite shkurter nuk do behesh kurre kryeminister …….plus qe ne kurrizin tend rendojne shume akuza te forta !

  3. Veshgues says:

    Lul luani i Pd!
    Sot I .Meta shenoi sulmin e pare zyrtar dhe te protokolluar ndaj sistemit te Drejtesise! Duke abuzuar me postin!
    Sa per ty mendoj qe bene mire qe kerkon zgjedhje te parakoheshme! Meqe do humbesh te beshe nje doreheqje dhe mbathja jashte! Eshte zgjidhje e mire! Pa rene ne sy or qyq. Sa per korrupsion e abuzim pushteti thone qe je tek treshja e pare! E di vete ti! Se do gjeshe belan! E pe ate lirin qe punon ne presidence! Ja futi Dvoranit! Me sa shoh keta dy te medhenjte do nundohen ta fusin ty! Prandaj …shikoje kete pune me qetesi!

  4. Ram mjelloshi says:

    Domethen qe po hyri basha do ket spak eeeee domethen batht e priftit me spakun burr shteti ky basha kur flet te gjith e kthejn koken nga ana tjeter keshtu esht o bash kur nuk te mer njeri serjozisht zoti basha aman spakun kryetar spaku berrishshen aaa tetete keqen te ka teta xan o i mjer mjer per shqiptart ca opozite kan

  5. Johani says:

    Oooooo sa kam qeshur e besoj se edhe lylzimi la qeshur pas konferencen per javnost me dyer te mbyllura,kam qeshur se basha ka dashur ti thot lylzimit kur te behet edhe nje here kryeminister por ka harruar ose i quditur nga sjellja e metes nuk ka arritur tu thot shiptareve se enderron te behet kryeminister i lazaratit pasi veq kryeminister nen hije i grupit kriminel veq eshte,por ama ka mbetur pa polici e ushtri edhe kriminelet si stresi, alibeaj,salianji e sorti meta nuk Kane armé se o çfar do kishin ber keta gjakpirs veq millosheviqi e di jau ka thene fazlliqi kete dhe e ka dekretuar meta me dore te dulle grekut dhe e ka bekuar janullatosi me dekret te berishes.

  6. lexusi says:

    Kush ja ka mbushur mendjen ketij qe do behet kryeminister ?!!!!
    Ky dhe ne SHQUP , eshte nje manekin .

  7. Loku says:

    Ti nuk ngre dot kembet e gruas tende e jo te ngresh Spakun o bole !

  8. EJ says:

    Edhe sikur Ramë mafiozi të dali në pension nesër o Lulzim i çmendur , ti e jep vetë dorëheqjen e zhdukesh andej nga Hollanda me bishtin nëpër shalë , deri sa të thërrasi drejtësia shqiptarë për pislliqet që ke bërë.
    Sepse ti mbahesh në këmbë me moton ‘Rama Ik’ e po iku Rama ti do dalësh bllof or trap.
    Kush të lë ty o loqe të marësh prapë pushtetin. Do të lëri PS-ja ?
    Nga balozi Ruçi, Balla e deri te Spiropali do lënë surratin tënd të bëhet kryeministër??
    Ju e patët pushtetin dhe bëtë 2 të mira e 100 të këqija.
    Kur bëhej shitëblerja e votave si nga ju dhe nga e majta bënit sikur nuk ndodhte diçka dhe u kujtuat shumë vonë për të denoncuar vjedhjen e votave. U kujtuat kur PS-ja harxhoi me dhjetra milionë euro të sponsorizuara nga mafiozët për blerjen e votave.
    Tani që PS-ja u ka krijuar një klimë super të favorshme mafiozëve për kaq vite dhe ata bëjnë çtu dojë palla në Shqipëri nga droga e pastrimi i parave te PPP-të , jo vetëm që janë fuqizuar aq shumë e janë gati të hedhin me qindra miliona euro për të blerë çdo votë të mundëshme për PS kurdoherë që mund të thërriten ,por edhe të shkojnë në burg për PS-në apo të japin jetën për bizneset e tyre ilegale.
    Prandaj o Lul sa më shpejtë të ikësh aq më mirë do bësh se Rama ka çdo pushtet e çdo dollar në dorë e do të degjenerojë deri në pikën e fundit, sa të përfundosh në psikiatri ose në ndonjë kazan plehërash.
    Edhe Meta ka hallin e tij e nuk i hedh florinjtë për të shpëtuar ty o Lul, por vetëm mund të gënjejë e ti e ha sapunin për djathë si rrotë kari që je.
    IK O LUL IK..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje