“Joker” pritet të arrijë rekordin historik botëror me 1 miliard dollarë fitime

16 Nëntor 2019, 11:11Lifestyle TEMA

Filmi I frymëzuar nga libri-komik “Joker” është gati të tejkalojë 1 miliard dollarë në shitje biletash në rang botëror, të premten, duke u bërë filmi i parë i Hollivudit me vlerë R që e rrin këtë.

“Joker”, një histori me origjinë të errët nga “Warner Bros”, ka shitur shitur thuajse 1 miliard dollarë që nga e enjtja, pavarësisht se nuk është shfaqur ende në Kinë, e cila parashikohet të bëhet tregu më i madh në botë i filmit vitin e ardhshëm.

Me protagonist Joaquin Phoenix si një vetmuar me sëmundje mendore që gjen famë përmes një akti të rastit dhune, filmi u vlerësua nga kritika dhe publiku, që kur u shfaq në fillim të tetorit, por ngjalli polemikë në Shtetet e Bashkuara për frikën se do të inkurajonte dhunën.

Analisti Gitesh Pandya tha se “Joker” do të arrijë nivelin e 1 miliardë dollarëve të Premten.

Rivalët më të afërt me vlerësim R janë filmi i vitit 2018 “Deadpool 2” (785 milionë dollarë) dhe “Deadpool” i vitit 2016 (783 milionë dollarë), të dy interpretuar nga Ryan Reynolds si një superhero.

Falë një buxheti modest të prodhimit të vlerësuar në rreth 60 milionë dollarë, “Joker” është gjithashtu filmi më fitimprurës nga libër komik, sipas Forbes.com, për shkak të përqendrimit të filmit në karakterin e personazhit sesa në efekte speciale dhe skena veprimi.

“Joker” tani është filmi i 7-të më i madh në Hollivud për fitimet e vitit 2019, pas “Avengers: Endgame” me 2.8 miliardë dollarë dhe filmi familjar “The Lion King” në 1.6 miliardë dollarë, të dy nga “Walt Disney”.

Filmi pritet të marrë shumë ketë shumë kandidime në sezonin e ardhshëm të çmimeve në Hollivud dhe ka frymëzuar fansat që të vizitojnë vendin në rrethin e Bronx-it të Nju Jorkut, ku personazhi i Phoenix shndërrohet në Joker, fytyrën e tij të pikturuar si një klloun dhe me flokë të gjelbër.

1 komente në ““Joker” pritet të arrijë rekordin historik botëror me 1 miliard dollarë fitime”

  1. Creasy says:

    Nese eshte kaq historik po End Game sa e kishte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje