Kryebashkiaku Veliaj mban një tjetër premtim. Fëmijët e njësisë nr.2 në Tiranë do të kenë mundësi të argëtohen në hapësirën dedikuar tyre, për të cilën punimet po vijojnë me intensitet.
Parku i fëmijëve në Sauk po merr formë dhe shumë shpejt do të vendosen edhe module të ndryshme lojërash , duke krijuar në këtë mënyrë për herë të parë një mjedis të dedikuar për fëmijët edhe për banorët e kësaj lagjeje të vjetër të kryeqytetit, por që për shumë vite është lënë në harresë.
Këndet e lojërave dhe hapësirat çlodhëse për të gjitha grupmoshat po shtrihen në çdo lagje të qytetit. Bashkia e Tiranës po i shtrin investimet në nivel kapilar.
Investime qe behen vetem me premtime sikur Veliaj i ben me leket e vet!
Ndersa Yzberishti me 5 mije femije nuk ka asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,lulishte etj te ndertuar nga bashkia se nuk kane premtuar!
Politike DISKRIMINUESE FEUDALE!
Beni parqe per pleq dhe plaka se femije nuk ka,,